Tuesday, January 1, 2013

Peshkaqeni tmerron turistët

Me qindra njerëz kanë dalë nga uji pas alarmit

Me qindra notarë në plazhin Bondi në Australi kanë dalë nga uji pasi kanë parë një peshkaqen. Mediat vendase bëjnë të ditur se ka qenë një roje bregdetare gjatë një kontrolli rutinë që ka parë peshkaqenin dhe i ka kërkuar njerëzve të dilnin nga uji. Turistët janë shprehur të tmerruar nga kjo eksperiencë. Mediat konfirmuan se plazhi ishte mbyllur për 30 minuta, dhe pas kontrollit notarët janë lejuar të kthehen sërish në plazh.arena.com

No comments:

Post a Comment