Saturday, January 5, 2013

Biçikleta e zhdukur 50 vjet më parë, e kish “ngrënë” druri

Washington, 5 janar – 50 vjet më parë në Washington një fëmijë la biçikletën e tij pranë një druri dhe shkoi për të luajtur me bashkëmoshatarët. Kur u kthye nuk e gjeti më atë.
Sot, 50 vite më vonë biçikleta u rishfaq “e gëlltitur” nga një dru, duke u shndërruar në një vepër arti që vetëm nëna natyrë di të krijojë. Imazhet e biçikletës në mes të trungut të drurit u shfaqën thuajse një vit më parë në gazetën lokale “Discover Washington State”, që atëherë shkruante se Helen Puz, 99 vjeç mbeti e habitur kur i pa dhe rrëfeu se bëhej fjalë për biçikletën e humbur në vitin e largët 1954 të djalit të saj Don, transmeton TCH.
Në atë vit, rrëfen e moshuara, më vdiq bashkëshorti, fqinjët dhe komuniteti na ndihmuan me dhurata, mes tyre edhe biçikleta për djalin tim.

 Aktualisht imazhet po bëjnë xhiron në internet dhe janë shndërruar në burim frymëzimi për një dokumentar në një televizion japonez, ndërsa vendi po vizitohet nga qindra persona për ta parë nga afër atë./arena.com/

No comments:

Post a Comment