Tuesday, January 1, 2013

Ja pse marrim vendime të gabuara

Për të marrë një vendim të mirë, fillimisht duhet të ballafaqohemi me faktet – dhe këtu qëndron esenca. Megjithatë, shumëkush mund të marrë një vendim të caktuar në bazë të ndjenjave, vlerësimit sipërfaqësor dhe nevojës momentale – andaj, edhe të gabojë.
Në vijim po ju prezantojmë pesë arsyet më të shpeshta që na çojnë drejt vendimeve të gabuara.
1. Shpejtësia dhe vlerësimi sipërfaqësor
E keni sjellë vlerësimin pa i ditur të gjitha detajet e nevojshme. (Ai/ajo është një person i mrekullueshëm/i tmerrshëm; Kjo punë është më e mira/më e keqja që mund të gjendet…) Në bazë të çkaje, qysh në fillim, keni ardhur në një përfundim të tillë?
2. Përqendrimi të problemi i gabuar
Nganjëherë mund të injoroni një problem të vogël, i cili mund të jetë shkaktari kryesor i problemeve që mëtoni t’i zgjidhni. Duke i analizuar të gjitha detajet e problemeve mund të kuptoni më lehtë se ku duhet të përqendroheni. (Ky fëmijë është i padurueshëm – duhet të përqendrohem për t’i ndihmuar. Por, ndoshta arsye e problemit jeni ju, apo dikush tjetër i familjes, ndërsa sjellja e fëmijës është vetëm reflektim i situatës familjare).
3. Vetëbesimi i tepruar
Për shkak të bindjeve tuaja të forta ose dyshimeve të thella që mund të keni ndaj dikujt ose diçkaje, ju i hidhni poshtë faktet që nuk ju shkojnë për shtati. (Jeni të sigurt se një mjekim/edukim/vlerësim i caktuar është vendimi më i mirë i mundshëm që keni marrë dhe injoroni atë që shihet ashiqare – se bëhet fjalë për një vendim të gabuar.
4. Injorimi i mendimit të huaj
Kurrë nuk duhet të hidhni poshtë një këshillë të dikujt tjetër, duke menduar se ju dini më mirë.  (Nuk duhet t’i zbatoni këshillat që mendoni se mund mos të ju hyjnë në punë, mirëpo nëse vlerësoni se edhe të tjerët mund të thonë diçka të mençur, atëherë pse të mos dëgjoni se çfarë kanë për të thënë. Ndoshta ju ka ikur ndonjë detaj, të cilin ata e shohin.
5. Lodhja psikike dhe fizike
Një person i molisur nga lodhja vështirë se mund të sjellë ndonjë vendim të duhur. Kurrë nuk duhet t’i injoroni shenjat e lodhjes, të cilat ua përcjellë trupi juaj. /Dukagjini.com

No comments:

Post a Comment