Friday, January 4, 2013

Risi në paketë legjislative, ligji për pagat e shërbyesve civilë

Paketa ligjore për 2013, që do të përfshijë reformën e administratës publike sipas ekzekutivit të vendit, përmbush detyrimet që dalin nga vërejtjet e theksuar nga Studimi i fizibilitetit për Kosovën. Besim Kajtazi, drejtor i Zyrës ligjore në Qeveri tha se risi e kësaj pakete janë ligjet për pagat e shërbyesve civilë dhe institucioneve të pavarura.Qeveria e Kosovës pretendon se ka përfshirë në programin ligjor të këtij viti të gjitha ligjet që kanë të bëjnë me reformën e administratës publike sipas kritereve të kërkuara nga Bashkimi Evropian.
Besim Kajtazi, drejtor i Zyrës ligjore në Qeveri të Kosovë thotë se risi në këtë paketë legjislative është ligji që definon pagat e shërbyesve civil dhe stafit politik. “Ligji për shërbimin civil dhe për pagat, ligje këto për të cilat është nevoja të ndryshohen. Ajo që është risi, është problemi që prapë është paraparë ligji për pagat e funksionarëve publik sepse ende nuk është e mbuluar kjo pjesë jashtë shërbimit civil, në sistemin e pagave. Dhe e dyta është problemi i institucioneve të pavarura , që i përgjigjen kuvendit, ligj i ri që parashihet”, tha Kajtazi, raporton Radio Kosova.
Ndërsa, Ministri i Administratës publike, Mahir Jagxhillar thotë se janë plotësuar të gjitha kriteret ligjore që dalin nga studimi i fizibiliteti të BE-së për Kosovën. “Prej neve është kërkuar që gjatë kësaj periudhe të përfundojmë të gjitha hapat afatshkurtër dhe ne me tri projektet rregulloret dhe me një vendim për akomodimin e Avokatit të Popullit, e kemi përmbushur edhe këtë kërkesë. Gjithashtu me sistemin e ri të punës, me klasifikimin e vendeve të punës dhe organizmin e vendeve dhe sistematizimin e vendeve të punës do të kemi një pasqyrë shumë më të qartë ku do të vlerësojmë”, theksoi ministri Jagxhillar.
Ndryshe në Studimin e fizibilitetit të 2012, ndër të tjerat thuhet se vonesat në zbatimin e legjislacionit të ri minojnë krijimin e një administrate publike profesionale dhe krijojnë kushtet për një vakum ligjor që është i dëmshëm për procesin e reformës. Në afat të shkurtër, Kosova duhet të miratojë të gjitha aktet nënligjore për ligjet mbi shërbimin civil si dhe pagat për shërbimin civil. /Telegrafi/

No comments:

Post a Comment