Thursday, January 3, 2013

Blerimi fton miqtë në Dubai

Blerim Destani, që cilësohet si një ndër shqiptarët më të pasur, qëka një linjë të vetën veshjesh, është pronar i një shtëpie luksoze në një nga vendet më të bukura dhe më të pasura në botë, Dubai.
Me të, në Dubai kanë festuar fotografi Fadil Berisha, fotomodelja Anxhela Martini, modelja e moderatorja Liberta Spahiu, sopranoja Inva Mula me bashkëshortin Hetem Ramadani.
 Blerimi është fqinj me çiftin Mula - Ramadani, dhe vilat e tyre janë ndërtuar në një nga zonat më të pasura të Dubait, shumë pranë njëra-tjetrës. Në rrjetet sociale ata kanë publikuar fotografi, ku shihet se në vilën në Dubai, valon edhe flamuri kombëtar shqiptar. /Indeksonline/

No comments:

Post a Comment