Thursday, January 3, 2013

Shtatzënia i sjell Kimit 15 milionë dollarë

Los Angeles, 3 janar – Starleta amerikane dhe yll i realit show, Kim Kardashian, e cila para disa ditësh njoftoi se është shtatzënë, do të mund të fitonte mbi 15 milionë dollarë vetëm në saje të shtatzënisë së saj. Një burim i afërt me familjen e saj iu tha gazetarëve se Kim tashmë është duke negociuar lidhur me shitjen e së drejtës televizive për përcjelljen e shtatzënisë së saj.

“në rast të tillë, kamerat do të ndiqnin vizitat e saj në spital dhe përgatitjet për ardhjen e foshnjës në jetë deri në lindjen e foshnjës. Kim që tashti ka oderta të shumta për reklamimin e produkteve të ndryshme për foshnja dhe prindër”, tha ai burim për gazetën Sun.

Pra, Kim Kardashian di shkëlqyeshëm të përfitojë nga e tëra që ngjet rreth jetës së sdaj, kurse popullaritetin e ka fituar me një porno film shtëpiak, ndërsa para të majme ka përfituar edhe me shitjen e së drejtës televizive për martesën e vitit të kaluar me basketbollistin Chris Humphries, nga i cili u divorcua pas vetëm disa muajsh.    koha.net



No comments:

Post a Comment