Friday, January 4, 2013

Ambasada Amerikane rekomandoj austriaket per prodhimin e pasaportave

Besnik Berishën, drejtor i pezulluar i Prodhimit të Dokumenteve ne Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), duke folur për skandalin e 1.4 milionë eurove të pasaportave, ka mohuar të jetë takuar në ndonjërin prej lokalëve të Prishtinës me të dyshuarën kryesore Ntali Velija.
“Unë jam taku me Natali Veliajn në Austri kur është bërë lëshimi i pasaportave, aty kemi qenë si ekipi ku ka qenë edhe ministri Bajram Rexhepi”, ka thënë Berisha në emisionin Interaktiv të KTV-së.
Ai ka thënë se nuk ka pasur raporte të mira me Natali Velijan. “Ka dashtë me na i ndërruar specifikat e pasaportave dhe na ka thënë se do të fletë me të mëdhenjtë”, ka thënë ai.
Berisha ka lënë të nënkuptohet se përzgjedhja e kompanisë austriake për prodhimin e pasaportave është përzgjedh me rekomandimin e Ambasadës Amerikane.
“Ministri thotë se tenderi ka qenë i pastër si loti. Mirëpo, vetë këshilltari i tij (Bajram Rexhepit) ka thënë me një letër se, e kemi prej Ambasadës së Amerikës se duhet me ua dhënë austriakëve tenderin se janë të përgjegjshëm. Ajo them nuk ka ndikuar se oferta e austriakëve ka qenë më e favorshme. Makinat e prodhimit janë të Amerikës. Aty edhe nëse ndokush ka dashtë me marrë pare (ryshfet) aty ua ka ndalë kjo”, ka pohuar Berisha
Ai ka thënë se më 12 shtator 20011 ka kërkuar që kjo kontratë të përcillet nga drejtoria e tij, por kjo nuk ka ndodh.
“Kontratën e kanë kontrolluar Departamenti i Prokurimit dhe Buxhetit. Unë kam kërkuar me 12 shtator 2011 që unë të marr menaxhimin e kontratës. Kur kanë ardhur pajisjet jam njoftuar prej një drejtori tjetër”, ka pohuar ai.
Berisha ka mohuar se suspendimi i tij nuk ndërlidhet me skandalin e pasaportave, por me mosmarrëveshje që ka pasur me kryeshefin e kësaj ministrie.
Berisha ka mohuar të ketë lidhje me kryeministrin Hashim Thaçi, përderisa ka pranuar se është pjesë e PDK-së.tung.ch

No comments:

Post a Comment