Thursday, January 3, 2013

Kur e shihni gropën në rrugë, ja çfarë duhet bërë

Në ditët e sotme nuk është vështirë të shndërrohesh në sensacion të internetit. Irlandezi Liam Keane është njëri nga personat të cilëve iu ka shkuar për dore të bëhen hit në internet.
Keane, bashkë me një mik të tij, kishin vërejtur një gropë të madhe në mes të një rruge magjistrale në Cork County, që ishte krijuar nga plasja e një gypi të ujësjellësit.
Pasi kishin matur thellësinë e kësaj grope, me anë të një shkopi, Keane kishte vendosur të lahej në atë gropë.
Kjo ngjarje është xhiruar menjëherë pas festës së Krishtlindjeve, kur temperaturat nuk ishin gjithaq të favorshme për larje në natyrë.
“Kur e pashë se për çfarë bëhej fjalë, mendova se një rast tjetër i tillë nuk do t’më jepet kurrë. Ishte ujë i pastër i gypit të ujësjellësit, kështu që e dija se nuk është i papastër. Nuk e pata të vështirë të bëja një gjë të tillë”, ka thënë Keane, raporton gazeta britanike Telegraph.
Gropa në të cilën Keane ishte zhytur, në ndërkohë është sanuar, mirëpo video-materiali i tij është bërë sensacion në internet, të cilin e kanë shikuar me mijëra e mijëra persona. /Dukagjini.com



No comments:

Post a Comment