Saturday, January 5, 2013

U vjedh prindërve 4 milionë lekë dhe 88 mijë franga për t'i blerë makinë të dashurit

Një 17-vjeçare ka mundur t’ju vjedh prindërve të saj 4 milionë lekë të reja dhe 88 mijë franga zvicerane për të siguruar një jetesë më të mirë me partnerin që bashkëjetonte.  Policia e Durrësit ka arritur të zbardhë skemën e vjedhjes së lekëve nga banesa e familjes Buziu nga vajza e tyre Fatma. 
Dy ditë më parë kryefamiljari ka bërë denoncimin për zhdukjen e plot 4 milionë lekëve të reja dhe 88 mijë franga zvicerane, të cilat e motra, rezidente në Zvicër ia kishte dërguar për t’i ruajtur. Pas hetimeve policia zbulon  se vjedhja ishte kryer pikërisht nga vajza e familjes, Fatma Buziu, 17 vjeçe . 
E gjithë skema e vjedhjes së parave është shënuar brenda 6 muajsh Korrik- dhjetor 2012. Vajza 17 -vjeçare bashkëjetonte me një shok të sajin dhe në shtëpinë e prindërve shkonte për t’i ndihmuar në punët e shtëpisë. Vajza mesa duket kishte zbuluar vendin ku i ati linte lekët e së motrës dhe herë pas here nxirrte nga një shumë të mirë parash dhe franga zvicerane jashtë.  
Ndërkohë që nga prindërit është vënë re se çifti i ri kishte përmirësuar nivelin e jetesës më shumë se sa të ardhurat që ata mund të siguronin. Kjo ka bërë që babai të dyshonte dhe të përmendte dhe emrin e vajzës dhe të djalit që bashkëjetonte në polici. Më pas forcat blu zbuluan skemën e vjedhjes me anë të mashtrimit dhe kanë ndaluar 17-vjeçaren.
Policia ka zbuluar se 17-vjeçarja paratë e grabitura i ka përdorur për t’i blerë të dashurit makinë dhe për të festuar ndërrimin e viteve. Babai i saj thotë se paratë ishin të motrës së tij emigrante në Zvicër, e cila ia dërgonte atij paratë për t’i ruajtur. Nga shumë e grabitur prej 4 milionë lekë dhe 88 mijë franga, në momentin e arrestimit asaj i janë gjetur vetëm 600 mijë lekë duke thënë se të tjera i kishte shpenzuar.
  /Shekulli Online/

No comments:

Post a Comment