Friday, January 4, 2013

Fotoaparati “Samsung NX300”, me Wi-Fi dhe 3D

Në prag të lansimit të fotoaparatit Samsung Galaxy, kjo kompani po hedhë në treg një fotoaparat të ri të linjës së fotoaparateve pa-pasqyrë NX. Përveç specifikave të përmirësuara, modeli i ri NX300 na sjell edhe disa veçori të mira: lidhje Wi-Fi si dhe mundësinë për të shkrepur fotografi 3D me një thjerrë speciale.
 NX300 ka një sensor të madh APS-CMOS që mundëson shkrepjen e fotografive deri në 20.3 megapixelë. Për të ndihmuar në dritë të dobët, shkalla e ISO-së mund të shkojë deri në 25,600, ndërkaq sistemi hibrid i autofokusit thuhet se bllokon cakun shumë më shpejtë. Shpejtësia e shkrepjes mund të shkojë deri në 1/6,000 e sekondës, dhe nëse e vendosni opsionin e fotografimit automatik, ju mund të shkrepni nëntë fotografi në secilën prej atyre sekondave.

Ndërkaq, gjërat bëhen edhe më interesante kur ju e ndizni lidhjen Wi-Fi. Mund të gjejë hotspots, por arsyeja kryesore e këtij opsioni është lidhja me telefon apo tablet. Në kohën kur telefoni juaj apo tableti ka të ndezur aplikacionin “Samsung Smart Camera”, ju mund t’i bartni fotografitë tuaja direkt dhe automatikisht nga fotoaparati në telefon apo tablet. Aplikacioni mund të funksionojë edhe si kapës i pamjeve në distancë, duke iu mundësuar juve të shkrepni fotografi pa e prekur fare fotoaparatin (apo edhe pa qenë fare afër tij).Kur këtë fotoaparat e pajisni me thjerrën e re të Samsung, atë 45mm/f1.8  (e cila shitet ndaras me çmim prej 599.99 dollarë), ju mund të bëni video apo të shkrepni fotografi në formatin 3D. Kjo thjerrë përdorë një teknologji speciale (të ngjashme me atë të ISee3D-së) që mund të shkrepë imazhe 3D nga një thjerrë e vetme, e cila mbulon një anë të kuadrit (ndërsa ende jeni duke e përdorur sensorin e plotë të fotografisë), edhe të majtë edhe të djathtë, në varg të shpejtë. Fotografitë e shkrepura me kuadrin gjysmë-të-mbuluar lëvizin pak, duke krijuar efektin 3D.Me këtë thjerrë, ju mund ta ktheni kur të doni në opsionin e rregullt 2D, dhe e cila funksionon edhe me fotoaparatet tjera NX.Sa i përket rezolucionit, është i pakompromis – incizon video me kualitet origjinal 1080p pavarësisht dimensioneve totale.
Pa këtë thjerrë apo pa bateri, kjo pajisje është vetëm 1.6 inç e trashë dhe peshon 277.8 gramë. (shih më poshtë për çmimin)Kompania Samsung planifikon ta hedhë në treg modelin NX300 në muajin mars me një çmim të rregullt prej 749.99 dollarë, i pajisur me thjerrën 20-50mm. /Dukagjini.com



No comments:

Post a Comment