Friday, January 4, 2013

Lady Gaga: Tymos marihuanë kur lahem në vaskë

Lose Angeles 3 Janar, - Në vaskën e banjës së këngëtares Lady Gaga ndodh gjithëcka. Ndërsa gjatë xhirimeve të videos së saj të fundit “Cake” përkëdhelet nga dy vajza, ajo tani iu rrëfen fansave se gjatë kohës që lahet në vaskë pëlqen të tymosë drogë, ose (bar) sic e quan ajo.

Gaga kishte deklaruar se do i jepte fund me marihuanën, të paktën derisa të përfundonte regjistrimin e albumit “Artpop”, por me sa duket kur është në vaskë nuk mundet

Lady Gaga iu rrëfen fansave se ka vite që lufton me drogën, por përsëri marihuana mbetet pika e saj e dobët. Gjatë festave ajo ka shkruajtur në Twitter “Po dëgjoj albumin e Mariah Carey për Krishtlindje, jam në dhomën time me barin më të mirë...Ajo që më mungon është një gotë verë”.

Me sa duket as droga dhe as alkooli nuk mund të rrinë jashtë jetës së saj. E ndoshta fansave iu pëlqen pikërisht kështu.koha.net

No comments:

Post a Comment