Friday, January 4, 2013

Konsumon 1 cigare në ditë, 2 herë më shumë e rrezikuar

SHBA- Një studim i fundit i publikuar në revistën amerikane “Heart Association” nxjerr fakte të reja mbi konsumimin e duhanit.
Sipas këtij studimi femrat që konsumojnë edhe një cigare të vetme në ditë, janë dy herë më shumë të rrezikuara se të tjerat nga vdekja e befasishme.
Në studim morën pjesë më shumë se 101.000 infermiere. Me këtë rast ishte vërtetuar se duhanpirësit që i konsumojnë cigaret me raste janë më të rrezikuar nga vdekja e hershme si dhe më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës, në krahasim me personat që rregullisht konsumojnë cigaren.
Po ashtu është vërtetuar se me ndërprerjen e duhanit, pas disa vjetësh ky rrezik sa vjen e pakësohet, ka pohuar revista amerikane “Heart Association”.arenashqip.com

No comments:

Post a Comment