Friday, January 4, 2013

Grupi i hackerave Anonymous paralajmëron: Na prisni në 2013

SHBA- Grupi i hackerave Anonymous ka qartësuar që nuk ka plane për t’u larguar gjatë vitit 2013. Ky grupim bëri një deklaratë gjatë fundjavës që paralajmëroi botën: “Na prisni në 2013-ën”. Së bashku me deklaratën, grupi krijoi një video që paraqet fushatat e veta të kryera gjatë vitit 2012.

Videoja paraqet hollësitë e ndaljes jashtë përdorimit të përkohshëm të faqeve të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, FBI-së, Universal Music dhe Shoqatës Amerikane për Fotografi Lëvizëse në shenjë proteste për padinë e qeverisë amerikane kundër faqes së popullarizuar për shpërndarje të skedarëve, MegaUpload.

Videoja paraqet po ashtu fushatën e Anonymous kundër webfaqeve të qeverisë siriane për shkak se qeveria dyshohej se kishte bërë ndërprerjen e internetit, së bashku me “luftën kibernetike” kundër qeverisë së Izraelit në shenjë proteste për sulmet e qeverisë në Gaza.

Grupi paraqet po ashtu hackërimin e vet të bërë në webfaqen e Kishës Baptiste Westboro si reagim ndaj planeve të diskutueshme nga kisha për të kunjëzuar funeralet e atyre që u masakruan në shkollën fillore në Newtown, Conn. “Operacionet që janë të listuara në video janë vetëm shembuj, ka shumë më tepër operacione”,- shkroi Anonymous në një deklaratë.
(BalkanWeb)

No comments:

Post a Comment