Friday, January 4, 2013

"I dua femrat e nxehta por s’jam lesbike"

Këngëtarja, Kelly Clarckson, një muaj më parë u fejua me, Brandon Blackstock dhe para se ajo të lidhjes me të, kishte kaluar disa vite si beqare.

E tërë kjo kishte nxitur spekulime se, ajo është lesbike e një gjë të tillë e ka mohuar vetëm së fundmi duke ironizuar me këto thashetheme e duke thënë madje si me shaka se, atë e tërheqin vetëm vajat e nxehta.

“Njerëzit mendojnë...Oh, ajo ka qenë beqare për një kohë të gjatë. Nëse je e vetme për një kohë nuk do të thotë që je lesbike. Nëse do isha lesbike do të ndihesha shumë me fat por nuk jam”, ka thënë këngëtarja për revistën, “Comsmopolitan”.

Faktin që ajo ka qenë e vetme për disa vite këngëtarja e ka arsyetuar duke thënë që, djemtë nuk i kanë kërkuar të dalin me të dhe është dashur një kohë deri sa ajo ta takojë Brandon./Indeksonline/
 

No comments:

Post a Comment