Saturday, January 5, 2013

Paguan “atentatorët”, për t’ia vrarë të birin në lojë

Për ta zvogëluar vartësinë e të birit ndaj lojërave në internet, një kinez ka angazhuar disa “vrasës profesionistë” që ta “vrasin” birin e tij në një video-lojë, raporton Huffington Post.
Mashkulli, i identifikuar me emrin Feng, ka ndërmarrë një hap të tillë pasi që i biri i tij 23-vjeçar, Xiao Feng. assesi nuk ka mundur të hiqte dorë nga kompjuteri.
I biri kishte dhënë dorëheqje në një kompani për prodhimin e softuerëve vetëm tre muaj pasi ishte punësuar – ndërsa ishte arsyetuar se nuk i pëlqente puna.
Babai i ka angazhuar disa lojtarë, që janë më të zotë se i biri  tij në atë video-lojë, që ta “vrasin” djaloshin sa herë të hyjë më login.
Xiao, i cili pohon se babai i tij e tepron kur flet për varësinë e tij ndaj video-lojërave, fillimisht kishte qenë i shokuar, ndërsa më vonë kishte filluar të kuptonte se diçka nuk ishte në rregull.
“Pasi nuk kisha pasur gjë të keqe me ata lojtarë që më vrisnin përherë, e dija që diçka e çuditshme po ndodhte”, ka thënë djaloshi, i cili e ka kuptuar planin e babait kur kishte filluar t’i pyeste të lojtarët e ndryshëm online – e që ishin të zot në lojë.
Ai, pas kësaj ishte ballafaquar me babanë e tij, të cilit i ka thënë se vërtetë dëshiron të gjejë një punë që i pëlqen. /Dukagjini.com

No comments:

Post a Comment