Friday, January 4, 2013

Nënshtetësia ruse e Depardieu

Vendimi i shefit të Kremlinit Vladimir Putin për t'i dhënë aktorit franceze Gerard Depardieu nënshtetësinë ruse, u prit me çudi në rrugët e Parisit.

Aktori i famshëm 63-vjeçar e beri nje kerkese te tille per te shmangur taksen e rritur per te pasurit, por shume franceze nuk e kuptojne dot vendimin e Depardieu-se per t’u kthyer në shtetas rus.

"Me duket shokuese. nuk e di sesi Gerard Depardieu mund te kthehet brenda nates ne rus. Ai eshte francez", thotë një qyetar.

"Mund te qendronte francez edhe per ca kohe te na ndihmonte dhe ne te paguanim taksat, po c`ti besh, zgjedhja e vet", thotë një tjetër francez.

Por pati dhe nga ata qe treguan mirekuptim.

"E adhurojmë Gerard-in, qofte ai francez apo rus", thotë një qytetar.

Muajin e kaluar, Këshilli Kushtetues i Francës e bllokoi vendimin për të rritur taksat mbi të pasurit deri në masën 75 përqind, megjithëse presidenti François Hollande ka thënë se do të propozojë një variant të ri të ligjit për supertaksën. masa prek për të pasurit që fitojnë më shumë se 1 milion euro në vit.top-chanel.tv

No comments:

Post a Comment