Saturday, January 5, 2013

Lady Gaga, dhurata për viktimën e Marylandit

Pop-ylli Lady Gaga i ka dhënë bileta dhe një përmbledhje dhuratash një adhuruesi të saj për koncert, pasi kishte mësuar se ai ishte plagosur nga të shtënat e sulmuesit në shkollën e Maryland gjatë vitit të kaluar.

Sulmuesi, Robert Wayne Gladden Jr, kishe hapur zjarr në një kafene të shkollës Baltimore`s Perry Hall, duke plagosur edhe Daniel Borowyn.

Super adhuruesi 17-vjeçar, që ka sindromën Down, është shëruar shpejt dhe historia e tij ka nxitur Gagan që t`i dërgonte atij një numër të madh të dhuratave, duke përfshirë një autograf dhe bileta për njërin nga koncertet e saja të ardhshme.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, babai i tij, Milton Borowy, ka falënderuar të gjitha ata që janë lutur për jetën e Danielit.

“Pas gjithë këtyre gjërave që kemi kaluar prisja momenti e duhur të ndaj me ju edhe një informacion shumë të mirë. Me këtë dua të tregoj se ai ka pranuar një dhuratë nga Lady Gaga”, ka thënë ai. “Është shumë e bukur që dikush në pozitën e saj të bëjë një të panjohur të lumtur. Dhurata përfshin fanella, CD dhe një mesazh të nënshkruar për Danny, një fotografi dhe dy bileta në ulëset e para në koncertin e saj të ardhshëm. Është gjë e madhe ta shohim atë të buzëqeshur. Faleminderit Lady Gaga”.

Lajmi vjen 20 ditë pasi Adam Lanza masakroi 20 fëmijë dhe gjashtë anëtarë të personelit të shkollës fillore të Sandy Hook në Newtown të Connecticut, dhe më pas vrau edhe veten.koha.net

No comments:

Post a Comment