Saturday, January 5, 2013

Tjetër masakër në SHBA, katër të vrarë

SHBA - Një person i armatosur ka vrarë tre persona në një shtëpi në Aurora, Kolorado. I armatosuri është vrarë nga oficerët e policisë, raporton “Denver 9 News.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit me orën lokale. Policia ka mbajtur të bllokuar në shtëpi për rreth gjashtë orë të armatosurin. Oficerët kanë tentuar të negociojnë me të me megafon. Pas dështimit të negociatave policia ka hyrë me forcë në banesë. 
Ende nuk bëhet i ditur emri i viktimës dhe mosha e tij. Shumë shtëpi pranë vendngjarjes u evakuuan. Në korrik të vitit të kaluar në Aurora ndodhi një masakër në një kinema ku mbetën të vrarë 12 persona.
Washington Post raporton se tre persona ishin vrarë para se policia të mbërrinte në vendngjarje ndërsa një i pestë ka mundur t’i mbijetojë sulmit me armë. Ndërsa i armatosuri ka mbetur i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me oficerët e policisë.
/Shekulli Online/

No comments:

Post a Comment