Friday, January 4, 2013

“Terminatorit” i duhet përkthyesi që të flasë me regjisorin e tij

Arnold Schwarzenegger ka punësuar disa përkthyes që të komunikojë me regjisorin e filmit “The Last Stand”, Kim Ji-Woon, pasi që jugkoreani nuk ndihej i sigurt me anglishten e tij.

Terminatori legjendar është duke u rikthyer në ekranin e madh pas eksperiencës së tij në politikë dhe ky film është i pari prej se ai është larguar nga posti i guvernatorit të Kalifornisë në vitin 2011.

Regjisori ka punësuar disa përkthyes në mënyrë që ekipi i aktorëve t`i kuptojë më mirë urdhrat e tij.

Schwarzenegger për revistën “Esquire”, tha se të punosh me një regjisor aziatik ishte e mrekullueshme.

“Ishte diçka e veçantë. Ne kishim një regjisor jugkorean, Kim Ji-woon, dhe ai kishte përkthyesit e tij që flisnin me të. Ai mendonte që anglishtja e tij nuk ishte e mirë aq sa të na shpjegonte atë që dëshironte të bënte. Por kjo funksionoi më mirë se çdo gjë. Ky me të vërtet është rikthimi im në film”.koha.net


No comments:

Post a Comment