Friday, January 4, 2013

Ndëshkim për një pasagjer avioni të dehur

Një pasagjer i dehur në një avion të një fluturimi interkontinental për në Nju Jork, u lidh në sediljen e tij nga pasagjerët e tjerë. Atij iu mbyll edhe goja me një ngjitëse, njësoj si trupi.
Një nga pasagjerët në avion, Andy Ellwood, që realizoi foton, tha se pasagjeri kishte tentuar të sulmonte një grua, më pas kishte nisur të ulërinte se avioni do të rrëzohej.
Avioni po fluturonte nga Islanda në drejtim të Shteteve të Bashkuara.
“Kur ai nisi të bëhej i pabindur, tentoi të mbyste një grua që ishte afër tij dhe nisi të bërtiste se avioni do rrëzohej. Atëherë pasagjerët e tjerë e kapën dhe e lidhën, duke qëndruar kështu deri në fund të udhëtimit. Më pas ai u shoqërua nga policia kur u ulëm në tokë”.
Kriza e pasagjerit filloi kur avioni kishte edhe dy orë që të ulej.
Ai u dërgua në një spital, por nuk është ngritur ndonjë akuzë.
Tani ka nisur një hetim për ngjarjen, pasi dyshohet se pasagjeri është dehur nga pijet që u ofrohen në avion. Limiti i alkoolit në avion është i ulët gjithsesi./Indeksonline/

No comments:

Post a Comment