Friday, January 4, 2013

Mjegulla bllokoi helikopterin, izolohen doganierët në Bërnjakë e Jarinë

Për gjashtë ditë, doganierët e Kosovës që punojnë në pikat doganore në Bërnjakë dhe Jarinë kanë mbetur në kushte të vështira për shkak se nuk është arritur të bëhet furnizimi i tyre. Kjo ka ndodhur për shkak se në këtë rajon ka pasur mjegull, ka shpjeguar për Telegrafin zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci. “Prej 30 dhjetorit nuk kishte arritur të bëhej furnizimi i këtyre dy pikave, për shkak të kushteve të këqija atmosferike. Por, sot në mëngjes helikopteri është nisur”, ka thënë Stavileci.
Njëri prej doganierëve që punon në Jarinë i ka thënë Telegrafit se për gjatë ditë doganierët kanë vuajtur nga mungesa e ushqimit dhe e mjeteve higjienike.
Qarkullimi i doganierëve në dy pikat kufitare në veri bëhet me anë të helikopterëve, për shkak qarkullimi nëpër rrugët tokësore pamundësohet për shkak të pengesave që bëjnë banorët serbë, të cilët janë rebeluar pas aksionit të autoriteteve të Kosovës, i ndërmarrë më 25 korrik të vitit 2011, i cili kishte për qëllim të vendoste doganierët në këto dy pika kufitare. /Telegrafi/


No comments:

Post a Comment