Saturday, January 5, 2013

Mos flini me qen apo mace, do sëmureni keq!

Qentë dhe macet? Mbajini larg nga shtrati juaj. Kjo pasi, ekspertët kanë paralajmëruar se edhe pse kanë një prani pozitive në jetën tonë, ato mund të jetë burim i vërtetë infeksioni dhe sëmundjesh, nëse nuk merrni masat e duhura. Në fakt, sipas hulumtimit të kryer së fundmi nga Universiteti i Kalifornisë, janë disa infeksione apo sëmundje serioze që qentë dhe macet mund të transmetojnë tek njerëzit nëse ata ndajnë të njëjtin shtrat me ta. Kështu, studiuesit e Kalifornisë, përmendin rreth kësaj raste të ndryshme, si ai i një fëmije 10-vjeçar në Arizona, të cilit iu infektua keqazi një plagë pasi fjeti me qenin. Ndërsa një grua angleze, u sëmur me meningjit nga qeni i saj. Sikundër, edhe një çift është infektuar me MRSA (sëmundjen e shkaktuar nga stafilokoku), në mënyrë të përsëritur, për shkak të pranisë së vazhdueshme të qenit nën çarçafët e tyre. Por kjo nuk mbaron këtu. Lista e hartuar nga studiuesit, përfshin gjithashtu sëmundje të tilla si qerja (një lloj kërpudhe), sëmundje inflamatore, sëmundje zorrësh, ose edhe rënia e dukshme e flokëve./arenashqip.com/

No comments:

Post a Comment