Friday, January 4, 2013

Në ankand, fotoja e ndaluar e princeshës Diana

Pse janë përpjekur për ta fshehur këtë foto?

Princesha Diana vazhdon të monopolizojë interesin e medias, edhe shumë kohë pas humbjes së saj të papritur. Ajo është padyshim një nga princeshat më të fotografuara të historisë, por ka disa imazhe në arkivin e Pallatit Mbretëror, që edhe pas vdekjes së saj, nuk e kanë parë dritën e publicitetit.

Këtë herë në qendër të diskutimit është vënë një foto e papublikuar e Princeshës Diana në moshën adoleshente.

Fotoja është bërë gjatë pushimeve të dimrit të Dianës me miqtë e saj, para se ajo të martohej me princin Charles. Kjo fotografi bardhë e zi, e realizuar mes 1979-1980, ishte fshehur për vite me radhë dhe tani doli në ankand.

Në foto shihet Lady Diana Spencer në shtratin e një shtëpie, në një zonë malore, ku kishte shkuar për ski, shtrirë në prehrin e një djali të ri, i cili është duke lexuar një libër.

Interesin e shton mjaft shënimi mbi foto, “Për të mos u publikuar”.
(an.jo/Balkanweb)

No comments:

Post a Comment