Monday, December 31, 2012

Ushqimi që ju bën ta harroni urinë

Në luftën kundër kilogramëve të tepërt çdoherë pengesë bëhet uria. Madje, uria është ajo që ju bën të hiqni dorë nga shumica e dietave. Sidoqoftë, për t’ju ndihmuar sadopak në tentimet tuaja për të humbur ndonjë kilogramë të tepërt, po ua prezantojnë një mori ushqimesh që do t’ju ndihmojnë të zvogëloni urinë, dhe të cilat nuk ndikojnë në shtimin e peshës.
Uji
Një gotë ujë dhe një pritje 10 minutëshe është një prej opsioneve për ta zbutur urinë tuaj. Uria do të zhduket, ose së paku do të zvogëlohet.
Perimet e gjelbra
Lakra, brokolli, sallata e gjelbër etj., kanë aq pak kalori sa nuk i vlen as të përmenden – ndërsa mund t’ju ndihmojnë që ta lëni për më vonë racionin e ushqimit.
Mollët
Përmbajtja e mollës ndikon në zbutjen e urisë. Mollët po ashtu vënë në lëvizje hormonet që ndikojnë në oreksin tuaj dhe nuk ju lënë të teproni me ushqim.
Bananet
Bananet ndihmojnë në tretjen e ushqimit dhe kanë sasi fare të vogël të yndyrës. Një banane mesatare ka 90 kalori, ndërsa ju bën të ndjeheni të ngopur.
Kafja
Sasia e madhe e kafes do të bëjë të ndjeheni nervoz, mirëpo një filxhan kafe do të përshpejtonte metabolizmin tuaj – dhe do të mënjanonte ndjenjën e urisë.
Qumështi
Edhe qumështi apo produktet e qumështit janë mundësi e mirë për të zbutur urinë tuaj – sidomos preferohen për gjininë femërore.
Në kombinim me aktivitete të ndryshme fizike, që nxisin rezervat tuaja yndyrore të shndërrohen në sheqer, këto ushqimedo t’ju ndihmojnë të kapërceni ndjenjën e urisë – ose së paku të zbusni atë. /Dukagjini.com

Rita: E urrej prapanicën time!

Rita Ora ka treguar një sekret. Ajo, duke folur për media të huaja, ka deklaruar se ndjehet e pasigurt për sa i përket pamjes së saj.

“Jam në dietë të bonboneve. Ushtrime bëj vetëm rreth 15-20 minuta, dy herë në javë. Megjithatë, ndjehem e pasigurt për trupin tim, sikurse çdo femër tjetër. Dhe nëse ndonjë femër tjerët ju thotë ndryshe, ju gënjen. Për shembull, unë e urrej prapanicën time – vërtetë e urrej”, deklaroi Rita Ora, pavarësisht se vetëm pak ditë më parë, ajo postoNdërkaq, sa i përket veshjes, e cila njihet për një stil pompoz, bukuroshja shqiptare thotë se nuk e lodhë kokën se çka mendojnë njerëzit për veshjen e saj.i disa foto në plazhet e Dubait, ku shfaqi një fizik të mrekullueshëm.
 “Kurrë nuk e lë askënd të diskutojë me mua rreth ndryshimit të imazhit tim. Nuk jam e interesuar për mendimet e të tjerëve rreth rrobave të mia. Nuk besoj në idenë se duhet të keni një imazh të veçantë për të qenë të famshëm”, ka thënë Ora. /Dukagjini.com

Dafina:Viti2012 ka qene nje bushter

Eshtë Dafina Zeqiri ajo që ka treguar se si shkoi 2012-ta duke shkruar në rrjetin social facebook, ky vit ka qenë një “bushtër”.
Dafina fjalën ‘bushtër’ si duket e ka përdoruar dhe për jetën e saj private ku u nda nga Ledri dhe ish i dashuri i saj Krenar Cocaj.//tung.ch/

Pamela perseri ne forme


Kohë më parë, ajo sexy Pamela që dikur e njihnim, na u zhduk, e na u shfaq një Pamelë e mplakur. Edhe vetë Pamela e kishte kuptuar se fiziku i saj nuk ishte siç ka qenë dikur…
 Dhe, për tu rikthyer në formë, ish-ylli i serisë “Baywatch”, Pamela Anderson iu nënshtrua ushtrimeve për vallëzim për sezonin e ri të “Dancing on Ice”, të cilat si duket dhanë edhe efektet e para sa që tani, çdo moshatare e saja (dhe jo vetëm) do të vriste për një trup të tillë.
 Biondina është parë në plazhet e Mauit ditën e diel, e veshur në bikini, në top formë, e shoqëruar nga një person i panjohur. /Dukagjini.com

Dua ta klonoj veten

Altuna Sejdiu, apo siç e njohin të gjithë Tuna, gjatë këtij viti ka qenë njëra nga këngëtaret më trendi, mbase edhe më seksi, e cila në çdo paraqitje ka treguar vijat e saj perfekte të trupit me veshje mjaftë provokuese, që ngacmon imagjinatën e pothuajse çdo mashkulli.
Krahas suksesit në karrierë si duket jeta private është më e zbehur, megjithatë këngëtarja me shumë fanatizëm mundohet ta ruaj privatësinë e saj duke mos publikuar asnjë lidhje të mundshme.
Mirëpo, Tuna ka një dëshirë të veçantë për vitin e ri, 2013.
“Nga 2013-ta pres të mos ketë apokalips siç është parashikuar. Pres që planet profesionale t’i realizoj. Pres ndoshta edhe të bëhet mundësia e klonimit, kisha dashur ta klonoj vetveten, të bëhet edhe një Tunë”, ka thënë Tuna për “Zërin”.

Gëzuar Vitin e Ri 2013!


Vezorët policistik

Sindromi i vezorëve policistik është sëmundja më e shpeshtë hormonale tek femrat dhe shkaktari më i shpeshtë i stagnimit të ovulimit.
Emërtimi vjen nga dukja e vezorës në të cilën ndodhen një numër i madh cistash. Përveç kësaj, vezorët zakonisht janë dyfish më të mëdha se ato normale, sipërfaqe të tendosura ngjyre hiri në të bardhë nën të cilën gjenden cista në madhësi 5-15 mm. Vlerësohet që 5 gjer në 10 % të grave në periudhën pjellore vuajnë nga kjo sëmundje.

Si bëhet diagnostifikimi i vezorëve policistik?
Diagnoza e vezorëve policistik bëhet me kombinimin e zbulimeve hormonale klinike, të ultrazërit dhe laboratorike. Zbulimet klinike përfshijnë informatat për simptomet e femrës, për periudhat e mëhershme të saj dhe sëmundjet familjare.
Megjithatë, për të bërë diagnostifikim sa më të saktë, më i besueshmi është kontrollimi me ultrazë. Me ultrazë transvaginal (kontrollimi me anë të sondës) mund të maten dhe analizohen detalet në vezorë.
Cilat janë simptomet e vezorëve policistik?
Simptomet të cilat tregojnë për praninë e vezorëve policistik janë:
• numri i zvogëluar i menstruacioneve apo mungesa e tyre
• mbledhja e indeve yndyrore në zonën e stomakut (i ashtuquajturi tip trashësie mashkullore)
• shtimi i qimeve
• aknet
• rënia e flokëve
• lëkura e yndyrshme
• trashësia
A e pengojnë konceptimin vezorët policistik?
Një numër femrash të cilat kanë vezore policistike, mund të kenë mundësitë e vogla për konceptim, përderisa për disa nuk paraqet ndonjë problem. Megjithatë, nëse për shkak të kësaj sëmundjeje keni probleme me konceptim, ju mund të arrini me sukses pasardhësit me anë të vitros.
Cilat janë rreziqet nga vezorët policistik?
Nëse keni vezorë policistik duhet të vizitoni rregullisht gjinekologun dhe mjekët tjerë sepse kjo sëmundje përcjellet me një sërë rreziqesh, siç janë:
• abortet spontane janë 2-3 fish më të shpeshta
• sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut janë 7 herë më të shpeshta
• rreziku nga sëmundja e sheqerit është 16 % më i madh
• shtypja e lartë e gjakut paraqitet tek 40 % e pacienteve
• rreziku për tumorin e vezorëve është më i madh
• menopauza e vonshme
• gjakderdhje të ndryshme nga mitra
• çrregullime në nivelin e yndyrës në gjak
• anemia
Si shërohen vezorët policistik?
Qasjet në trajtimin e vezorëve policistik janë të ndryshëm, sepse simptomat janë të ndryshëm nga një grua në gruan tjetër. Por nëse keni vezorë policistik dhe dëshironi të mbeteni shtatzënë, duhet të zvogëloni peshën trupore. Është vërtetuar që reduktimi i peshës trupore prej 5% mund të çojë në normalizimin e ciklit menstrual dhe në restaurimin e ovulacionit, duke rritur pjellorinë. Përveç rritjes së aktivitetit fizik, duhet ndaluar pirjen e duhanit dhe alkoolit.
Vezorët policistik mund të trajtohen me medikamente të caktuara, të cilat, në varësi të fotografisë klinike do t`ju rekomandojë gjinekologu juaj. Për më tepër, vezoret policistik gjithashtu mund të trajtohen me nderhyrje kirurgjikale, me heqjen e një pjese ose të gjithë të vezoreve. Egziston edhe një procedure, elektrokauterimi i vezorëve, ku me ndihmën e elektrodës bëhet djegja e indeve të vezorëve.


indeksonline.com

"Duam rezultatin e Ronës"

Fituesit e festivalit të fundvitit në RTSH, Ardian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko, do të jenë përfaqësues të Shqiperisë në “Eurosong 2013”.
Ata kanë bërë të ditur se kënga e tyre “Identitet”, që është një këngë rock me përmbajtje patriotike, do të këndohet në shqip në festivalin evropian të këngës.
“Unë uroj që performanca e grupit të jetë në nivele sa më të larta. Shpresoj të na ndihmojnë të gjithë shqiptarët, kur të vijë puna te votimet. Dhe uroj që të arrijmë të paktën rezultatet e Rona Nishliut,’’ ka thënë Sejko, duke folur për mediat shqiptare. /Indeksonline/

Ami rrëfen vitin 2012

Amarda Toska është një ndër ato personazhe për të cilët kërshëria e publikut qëndron gjithmonë e zgjuar.
Ajo ka ditur te bëjë për vete publikun, që kur doli për herë të parë në skenë si balerinë.
Tani, Ami është një nga moderatoret më të dashura të ekranit, ndërsa po shijon një martesë të lumtur me Ermal Mamaqin.
Viti qe po leme pas, per te duket te kete qenje nje vit i mire.
  “Ka qenë një vit i planifikuar që në fillim të tij dhe në përgjithësi gjërat kanë shkuar ashtu siç i mendoja. 2012-a do të mbetet në memorien dhe kujtimet tona për festën e përbashkët të 30-vjetorit të ditëlindjes sime dhe të Ermalit. Nuk përjashtoj faktin që ka pasur edhe momente jo të mira këtë vit, por kur ke pranë njerëzit e dashur, këto momente kalohen dhe pas tyre kupton se ato vetëm të kanë bërë më të fortë”,  ka rrëfyer moderatorja për mediat shqiptare.
Ami ka treguar edhe pritshmëritë për këtë vit që po vjen: “Nga ana profesionale synoj një shkallë më lart nga ç’ka lashë pas këtë vit. Në planin personal them që po të vazhdojmë kështu jemi mirë...shumë mirë ”. /Indeksonline/

Anxhela i beson dashurisë së vërtetë

Modelja e njohur shqiptare, Anxhela Martini, shpesh herë është gjendur në faqet e shtypit rozë, lidhur me jetën e saj private.
Ajo është folur për lidhje të mundshme të saj me personazhe të ndryshme të njohura, por te gjitha jane hedhur poshte nga Martini.
Sipas vëllaut të saj, Blerti Ceprati,  modelja i beson dashurisë së vërtetë.
“Anxhela beson vetëm te sinqeriteti dhe dashuria e vërtetë. Motra ime nuk bën gjëra për inerci, pasi kurrë nuk është vetëm. Në çdo çast i qëndron pranë dhe familja, si shpirtërisht ashtu fizikisht”, ka thënë ai për mediat shqiptare.
Ai ka bere te ditur se me bisedat që ka bërë me te si vëlla, ajo  ka treguar atij edhe për ndonjë  mashkull që e ka zhgënjyer:
“Kjo gjë i ndodh në jetë si mashkullit ashtu dhe femrës, kështu që nuk përjashtohen rastet.”/Indeksonline/

Ledina, këngë për tregun evropian

Këngëtarja Ledina Çelo, e cila së fundmi ka publikuar baladën e titulluar “Më ndez”, ka paralajmëruar një tjetër këngë, që i dedikohet tregut evropian.
Ajo ka disa vite që jeton në Gjermani, ku bashkëshorti i saj ka prej vitesh një biznes, ndërsa lëvizjet e saj janë shumë të shpeshta në Shqipëri dhe Kosovë.
Në vendin ku këngëtarja po rrit djalin e saj të parë, tashmë po vazhdon edhe karrierën muzikore, duke publikuar edhe këngë në aglisht.
 “Së shpejti promovoj dhe një këngë tjetër në anglisht për tregun europian. Qëllimi i produksionit që unë bashkëpunoj është që këngët dhe emri im të jetë i pranishëm në çdo ‘chart’ apo edhe në rrjete të ndryshme sociale,” ka thënë ajo për mediat shqiptare, duke shtuar se  kënga është primare, dhe nëse menjëherë ajo pëlqehet dhe bëhet hit është shumë mirë, por kjo nuk është dhe aq e lehtë. /Indeksonline/

Rastësi e rrallë, çifti i lindur në të njëjtën ditë mbush 100 vjeç

Shi Sifan, Liu Yaogu
Së bashku kanë kaluar një jetë të tërë me ndryshimin e botës dhe transformime të shumta. Çifti në fjalë festoi më 28 dhjetor ditëlindjen e tyre të 100.

Lady Gaga ofron këshilla mentale falas për fansat e saj

Lady Gaga quhet edhe ''monster i vogël''. Pop ylli njoftoi të premten se do të ofrojë këshilla falas për adhuruesit e saj.
26 vjeçarja në një postim në facebook para shfaqjes së koncertit kishte shkruar'' një eksperiencë e paharruar së bashku me gjithë monstrat e vegjël'' ajo gjithashtu do të jetë aty ku ata mund të kërkojnë ndihmën e saj. ne mund të zhvillojmë biseda profesionale private rreth shëndetit mendor, për depresionin, ngacmimet në shkollë. Ajo ka regjistruar një biznes BornBrave  '' Ky nuk është një vend për gjykim por  një vend i shëndetit mendor ku depresioni trajtohet serizisht dhe do të jetë falas dhe në dispoziocion për të gjithë./10minuta/

Rita Ora, befasia më e këndshme më 2012 në Hollywood

Këngëtarja tashme e famshme shqiptare, e cila jeton në Londër, Rira Ora, sipas vlerësimeve  të ekspertëve të njohur të modës në botë me vendbanim në Londër

Është befasia më e këndshme ndër “prurjet” më 2012 në botën e Hollywood-it.

Ekspertët e modës duke bërë bilancit e fundvitit për sukseset individuale në botën e showbizit kanë vlerësuar se artistja dhe manekinia gjermane, Dajana Kruger e meriton titullin “më konzistentja”, që do të thotë se ajo ndër personalitetet e njohura ishte personi me më së paku gabime në kombinimet në veshmbathje.

Stella McCartney është disenjatorja, krijimet e së cilës ishin më të përfaqësuarat në “qilimin e kuq”, ndërkohë që fustani i saj "Saskia" (në disa varijanta), ishte më së shumti i  veshur. Sipas, po këtyre vlerësimeve, Elle  Fanning është tinejxherka e veshur më së eleganti.koha.net

Një vit i përkryer për mua

Alban Skënderaj, një admirues i këngës shqipe, çdo ditë e më shumë po korr suksese në profesionin e tij të këngës. Çelësi i tërë këtij suksesi është vetë prezantimi i tij origjinal tek publiku shqiptar.
Albani aktualisht është mjaft i angazhuar me projekte muzikore. Ndërkaq sa i përket jetës private, tani e disa vjet bashkëjeton me këngëtaren e njohur Miriam Cani. Por, çdo gjë më shumë rreth dashurisë, punës dhe planeve për të ardhmen flet Albani për “Zëri”.
Cilat ishin sukseset dhe dështimet e vitit që po e lëmë pas?
Realisht ka qenë një vit shumë i suksesshëm, për të cilin nuk shoh ndonjë dështim që ka shkuar keq. Ky vit për mua ishte mjaft i suksesshëm si për nga ana profesionale po ashtu edhe nga jeta private. Suksesin e lidhi me atë se duke qenë se kam një jetë stabile duke u munduar të punoj çdo ditë e më shumë në profesionin tim të këngës.
Gjatë këtij viti padyshim se ke pasur ndonjë dëshirë apo thënë më mirë ndonjë plan për ta realizuar, keni mundur ta përmbushni këtë?
Po, e kam arritur ta përmbush madje dhe me më shumë sukses, sepse nuk kisha bërë plan që të mbyll me këtë fitore. Pra nuk kam menduar se do të arrij kaq shumë sa që nuk e prisja tërë këtë sukses.
Konkretisht, për çfarë suksesi e ke fjalën?
Si sukses më i rëndësishëm është pjesëmarrja dhe performanca ime e parë në festivalin “Kënga Magjike”, ku arrita të vlerësohem mjaft shumë nga juria dhe tërë kolegët e mi pjesëmarrës. U vlerësua mjaftë mirë interpretimi im.
Flitet se kënga juaj “refuzoj” me të cilën morët pjesë në këtë festival ishte e vjedhur, cili është komenti yt?
Nuk merrem me këto gjëra, sepse janë gjëra rrugësh. Me vlerësimin e këngës dhe çështjen e vjedhjes merren profesionistët dhe përderisa ata nuk thonë se është këngë e vjedhur nuk ka se si të jetë. Kjo është vetëm një tentativë për të më ulur mua imazhin, dhe në fakt nuk jam as i pari dhe as i fundit që sulmohem në këtë mënyrë. Dhe çështjen e vjedhjes duhet ta vlerësojnë profesionistët e jo njerëzit e rrugëve.
Në shumë festivale keni arritur të merrni trofe, cilin prej tyre do ta veçonit më shumë?
Të gjitha performancat e mia nëpër festivale më kanë bërë të ndjehem mjaftë mirë, por trofeu i rrëmbyer në “Kënga Magjike” është më i freskët dhe padyshim se për momentin është çmimi im më i dashur.
Cilat janë surprizat e radhës për festat e fundvitit?
Gjatë këtij viti nuk do të jem shumë në xhirime të Vitit të Ri, për shkak të punës që kam me projektet muzikore. Në fakt më shumë do të jem në disa mbrëmje festive si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Dua ta cekë se për festat e fundvitit për herë të parë do të jem në Bujanovc dhe kam përshtypjen se do të kaloj mirë. Jam i frymëzuar nga rruga ime dhe atje është një pjesë që tregon se edhe ajo popullatë që jeton atje ka nevojë për ne, dhe e ndiej si obligim për të qenë më afër tyre.
Jetoni mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, ku ndieni më mirë pranë të dashurës e cila jeton në Gjermani apo ju pëlqen të jetoni më shumë në
Shqipëri?
Natyrisht se Shqipëria është vendi im dhe më pëlqen më shumë, por duke qenë se tani e pesë vjet jam i lidhur me Miriamin edhe jeta në Gjermani më pëlqen mjaftë shumë. Në realitet jeta atje është më ndryshe, ka më shumë rregull, dhe ka më shumë përparësi, por sido që të jetë për mua nuk ka problem se a jetoj në Shqipëri apo në Gjermani.
U bë kohë që bashkëjetoni, keni vendosur akoma datën e martesës?
Dua t’i bëjë gjërat me radhë dhe është një vendim i përbashkët për të cilin ende nuk kemi vendosur. Por besoj se edhe martesa do të bëhet në një të ardhme të afërt.
Duke qenë se bashkëjetoni, keni menduar se mund të ju ndodhë rastësisht të bëheni baba?
(Qesh) çdo gjë është e mundur, por ende nuk kemi bërë plane, por siç që të jetë çdo gjë është e mirëseardhur.
Udhëtimet e juaj janë të shpeshta, i frikësoheni udhëtimit me aeroplan?
Në përgjithësi mund të them se nuk frikësohem dhe nuk më ka ndodhur deri më tani kjo, mirëpo edhe vet udhëtimi me aeroplan i ka ato emocionet e veta të frikës ndër vete.
Padyshim se gjatë këtij viti keni pasur mjaftë koncerte, mbase edhe fitime materiale je i kënaqur më këto apo ke pritur dhe më shumë?
Nuk jam i kënaqur 100 % nga fitimet materiale sepse duke ditur se artisti ka shumë investime dhe stadi për një treg të vogël nuk është i konsoliduar. Megjithatë jam mirënjohës gjithsesi faktit dhe punës time.
Mund të jepni një mesazh për lexuesit?
Një përshëndetje e ngrohtë për të gjithë lexuesit e gazetës “Zëri” dhe adhuruesit e këngës sime. Uroj Vitin e Ri /zeri.info/

SHBA, rrëzohet një autobus nga ngrica, 9 të vdekur

OREGON-Nëntë persona kanë humbur jetën në shtetin amerikan të Oregonit, pasi një autobus turistik doli jashtë autostradës për shkak të ngricës, bën të ditur agjencia e lajmeve Euronews. Rreth 20 të tjerë u plagosën. Autobusi, i cili transportonte 40 persona, ra nga një lartësi prej 30 metrash, duke përfunduar në fund të një shpati me dëborë. Autobusi ishte duke udhëtuar nga Las Vegasi në Vankuver të Kanadasë.
Ndërkohë në SHBA-të lindore, në disa shtete si Masaçusets, Konektikut dhe Roud Ajlënd, shtresimet e dëborës kanë arritur deri në 30 cm. Kryebashkiaku i Bostonit ka shpallur emergjencë dëbore dhe ka angazhuar rreth 200 ekipe borëpastruesesh për të zhbllokuar rrugët e qytetit. Në Kanada, me mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike në rajonet e Nova Skotias, Princ Eduard Ajlënd dhe Nju Bransuik. Fluturimet në disa nga provincat lindore të Kanadasë janë anuluar.
/Shekulli Online/

Diellza Kolgeci, kalendar me fotot e saja për 2013-tën


Diellza Kolgeci, e cila para pak kohe u shfaq si tullace në sfilatën e modës me rastin e promovimit të linjës së rrobeve të koleges së saj, Afërdita Paqarada, këtë vit ka realizuar një fotosesion të veçantë, për kalendarin 2013

"Kalendari për herë të parë është bërë bardh e zi dhe për këtë jam inspiruar nga një foto e prindërve të mi. Është një kalendar klasik, ku çdo foto ka një pjesë të shkruar që mbart një mesazh.", ka thënë Diellza për revistën "Paloma".
Diellza, ka pak muaj që ka perfunduar xhirimet e filmit, "Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 2", ku ajo luan rolin kryesor, e që pritet të lansohet në mars te vitit 2013. Ajo e pëlqen aktrimin por nuk mendon se do e preferonte si profesion të parë./Indeksonline/

Kosovë, Thaçi pret futbollistin Granit Xhaka: Jemi krenarë

PRISHTINË - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot në takim futbollistin shqiptar që luan në Kombëtaren zvicerane, Granit Xhaka.

Kryeministri Thaçi dhe Xhaka biseduan për përpjekjet që po bëhen në sportin kosovar, e veçmas për futbollin, në mënyrë që sa ma shpejt sportistet kosovarë të mund të marrin pjesë në garat ndërkombëtare sportive.

Kryeministri Thaçi ka përgëzuar me këtë rast Xhaka si dhe të gjithë futbollistët që luajnë në ekipet më të njohura të botës në futboll, për rezultatet e arritura dhe imazhin e mirë që kanë krijuar për Kosovën.

“Dua të besoj se edhe Kosova shumë shpejt do të ketë të drejtën për pjesëmarrje në garat kualifikuese, por edhe në kampionatet e ardhshme evropiane dhe botërore. Loja juaj e shkëlqyer në ekipet botërore, na ka bërë gjithmonë të ndihemi krenarë me ju”, tha kryeministri Thaçi.

Edhe me këtë rast, kryeministri Thaçi theksoi se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të mbështes pa rezervë afirmimin e sportistëve kosovarë, si dhe të vazhdojë punën e nisur për anëtarësimin e federatave sportive në asociacione ndërkombëtare të sportit.

Nga ana e tij, futbollisti Xhaka premtoi se do të bëjë gjithçka që është e mundur që të ndihmojë ndërkombëtarizmin e sportit kosovar.

(er.nu/BalkanWeb)

Macja që i shkon ish-të zotit me dhurata përditë te varri

Që kur i ka vdekur i zoti, pak më shumë se një vit më parë, Toldo, macja 3-vjeçare në ngjyrë bardhë e gri, çdo ditë i shkon tek varri. Siç tregon Corriere della Sera, merr me vete peceta, degë dhe shkopinj, gota plastike, si dhurata të vogla, dhe i çon tek varri i Renzo Iozzelli, i cili vdiq në 22 shtator të 2011, në moshën 71 vjeç. Renzo ishte shumë i lidhur me Toldo, e pati marrë atë në një karvan macesh, kur macja ishte 3 muajshe. Nëse nuk do të kishte shumë dëshmitarë, që përditë vërejnë macen se ç’bën, kjo do të dukej si një histori e dalë nga imagjinatat e Walt Disney.
Por në fakt gjithçka është e vërtetë. E tregon këtë edhe vejusha e Iozzelli, zonja Ada, dhe e pohojnë dhe shumë të tjerë. «Edhe sot — rrëfen zonja Ada — kam shkuar te varri dhe Toldo më erdhi nga pas. Rrugës, një njeri që njoh, më tha se, sot herët, macja kishte qenë dhe një herë aty».
/Shekulli Online/M.A./

J-Lo, të mbetet shtatzënë me Casper Smart

I dashuri i Jennifer Lopez raportohet se dëshiron të lëshojë rrënjë në jetën e këngëtares, duke krijuar familje me të.Sipas tabloidit amerikan National Enquirer, Casper Smart 25-vjeçar, dëshiron të ketë fëmijë me Jennifer.
“Casper e ka diskutuar temën e bebes për disa muaj, dhe ka qenë më specifik kur i ka thënë se e vetmja dhuratë për Krishtlindje nga ajo do të ishte të pajtohet të bëjnë një foshnjë”.
“Tash duket sikur do ta fitojë dëshirën e tij, pasi Jennifer përfundimisht është pajtuar të mbetet shtatzënë në fillim të Vitit të Ri”, ka thënë burimi.
Jennifer tashmë ka binjakët Max dhe Emme me ish-burrin e saj Marc Anthony. /Telegrafi/


Frigoriferi i vjetër – punon 77 vjet

Kur familja Kinghorn kishte blerë frigoriferin krejt të ri në vitin 1936, ka shpresuar që do të tregohet si investim i mirë. Por nuk ka mundur as të paramendojë që tre çerek shekulli më vonë, frigoriferi do të punojnë njëlloj mirë. Ky frigorifer nuk ka pasur nevojë kurrë të riparohet, përveç ndërrimit të kohëpaskohshëm të pjesëve. Vendin krenar e zë në kuzhinën e Rosemary Kinghorn, e cila e ka trashëguar pajisjen nga vjehrra e vet, pronarja e parë e cila ka vdekur në vitin 1957. 79-vjeçarja ka thënë që asnjëherë nuk ka pasur nevojë për ndonjë riparim, qysh më shumë se 30 vjet kur bashkëshorti i saj herën e fundit ka zëvendësuar një nga pjesët. Zonja Kinghorn thotë që frigoriferi ishte një nga modelet e fundit të bëra pa dritë, por kujton kohën kur gjërat janë ndërtuar për të qëndruar.koha.net

Më fund ekspozon barkun e fryrë

Pak ditë më parë, saktësisht në ditën e krishtlindjeve, këngëtarja, Jessica Simpson konfirmoi se është shtatzënë por, është i çudishëm fakti se si ajo ka mundur ta mbajë fshehur këtë gjë deri më tani pasi që, barku i saj është fryrë skajshmërisht shumë.

Këto ditë, ajo ka publikuar një fotografi ku shihet në bikini duke ekspozuar barkun e fryrë
 Spekulimet që ajo po e pret fëmijën e dytë, kanë nisur qysh kur paparacit e kanë fotografuar atë me një figurë më të shëndoshë por, vetë këngëtarja nuk e ka pranuar këtë gjë deri para pak ditësh.

Së fundmi, Jessica ka qenë në ballinën e revistës, “Weight Watchers” ku gjithashtu, ka treguar se çfarë bënë ajo që ta mbajë trupin në formë, përkundër faktit që është shtatzënë./Indeksonline/

Fenomeni shqiptar Rita Ora

Është ylli botëror me prejardhje shqiptare Rita Ora e cila u konsiderua si fenomeni i vitit 2012. Shqiptarët ndihen jashtëzakonisht të kënaqur me sukseset e saj.
Ajo që na bën edhe më të lumtur është se ajo ndihet shum krenare që është shqiptare, dhe është duke ja zbardhur fytyrën këtyre të fundit. Ajo mundësoi që përmes gati 4 min sa ka video e saj, Kosovën ta njoh e gjithë bota. Ajo i kushtoi këngën ''Shine Ya Light'' vendit të saj Kosovës, ku edhe realizoi videoklipin e kësaj kënge në mes të Prishtinës. Edhe artistët e tjerë shqiptar e vlerësojnë jashtë mase atë duke e quajtur një talent të lindur./10minuta/

Statusi special-ide reale për veriun?!

Problemet në veri të Kosovës pritet të jenë temë diskutimi në takimin e 17 janarit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, homologut të tij serb, Ivica Daçiq, dhe nikoqires së takimit, përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.
Ndonëse ka vlerësime dhe pritje të ndryshme për rezultatin e këtyre diskutimeve në aspektin afat-shkurtër, një gjë duket të jetë e qartë: gjendja në pjesën veriore të Kosovës, e cila përgjatë më shumë se 13 vjetësh që nga paslufta i ngjante një konflikti të ngrirë, po shkon drejt “shkrirjes”.
Të paktën kështu thonë analistët politikë në Prishtinë e Beograd, të cilët thonë se veriu po shkon drejt një statusi special.
Dushan Janjiq, drejtor i Fondit për Marrëdhënie Ndëretnike në Serbi, tha se në pranverën e vonshme apo në verën e 2013-s mund të arrihen disa marrëveshje për pjesën veriore të Kosovës - përfshirë një marrëveshje për të ashtuquajturat institucione paralele të shtetit serb në të gjithë vendin.
“Për momentin, e kemi një qëndrim të qartë në Beograd, i cili po promovon idenë e një asociacioni të komunave për të gjitha komunat serbe. Në fund të fundit, ky model mund të zbatohej në veri. Supozoj që ky do të jetë optimumi i kërkesës serbe. Në anën tjetër, e kemi deklaratën e kryeministrit, Hashim Thaçi, se në fillim të janarit ai do të përgatisë propozimet e veta. Kjo do të thotë se të dyja palët janë të gatshme për dialog”, u shpreh Janjiq.
Komenti i tij vjen pak kohë para konkretizimit të “platformës mbi Kosovën” në Parlamentin e Serbisë.
Dokumenti në fjalë sugjeron një entitet të veçantë për zonat e banuara me serbë në Kosovë, ndërsa pritet të finalizohet në fillim të janarit në legjislativin e Serbisë, transmeton Rel.
Prishtina zyrtare kishte kundërshtuar fuqishëm idetë e qeverisë serbe për ndonjë status special për veriun, ndërsa kishin këmbëngulur në tërësinë territoriale të vendit.
Mirëpo, Shpend Kusani nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave, tha se marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM), ka sinjalizuar një trajtim ndryshe të kësaj pjese të vendit.
Marrëveshja për një status special për veriun, sipas Kursanit, do të promovohet si “triumf” i secilës palë negociuese, ndërsa do të jetësohet gradualisht në praktikë.
“Popullata në veri nuk do ta ketë të qartë se çfarë statusi është atje. Po ashtu, pala kosovare nuk do të ketë sovranitet të plotë në veri sikurse që e ka në jug. Kështu, gjatë 2013-s, prapë do të kemi copëza marrëveshjesh për veriun, por jo diçka që përfundimisht do ta zgjidhte problemin atje”, tha Kursani.
Banorët lokalë të veriut-kryesisht serbë, kanë kundërshtuar vazhdimisht autoritetet kosovare, sidomos kur këto të fundit shpallën pavarësinë e vendit në shkurt të 2008-s.
Incidentet me motiv ndër-etnik e vunë, përgjatë 2012-s, disa herë veriun e Mitrovicës në qendër të vëmendjes së opinionit publik.
Ndërkohë, kanë qarkulluar ide të ndryshme për zgjidhjen e këtij problemi.
Analisti serb tha se modeli i Sllavonisë Lindore (zona autonome serbe e Sllavonisë Lindore, Baranjës dhe Sirmisë Perëndimore-entitet politik serb në jug të Kroacisë i themeluar gjatë luftërave jugosllave) mund të jetë më i përshtatshmi për zhbllokimin e status quo-së në veri.
“E vetmja gjë që shoh për momentin është modeli që ishte aplikuar në Sllavoninë Jugore. Pra, një kohë e caktuar e administrimit ndërkombëtar të katër komunave në veri-një apo dy vite me qëllim përgatitjen e komunave veriore për ta pranuar ligjin kosovar dhe për të marrë pjesë në zgjedhjet kosovare”, tha Janjiq.
Synimin për të shtrirë autoritetin shtetëror përmes mbajtjes së zgjedhjeve lokale në zonat veriore të vendit e kanë shprehur edhe liderët e lartë të Kosovës.
Fati i realizimit të këtij qëllimi, mbetet, megjithatë në ecurinë e bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE-ja ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe vullnetit të serbëve lokalë të veriut për t’i dëgjuar urdhrat e udhëheqësve të të dyja vendeve./Indeksonline/





Dënohet me ndalim të shtatzanisë deri në vitin 2025!

U desh të përballej me një vendim të vështirë para gjyqtarëve në gjykatën e Bartow në Florida, dhe në fund në vend të katër viteve në burg, pranoi që të mos ketë fëmijë deri në vitin 2025.
Gruaja aktualisht nënë e katër fëmijëve u arrestua vetëm pak ditë më parë pasi braktisi fëmijët të moshës nga 1 në 10 vjeç, në një dhomë hoteli për një natë të tërë, ndërsa ajo argëtohej në party, raporton noa.al
Policia u lajmërua nga fqinjët e dhomës, kur dëgjonin të qara pa fund. Njëri nga fëmijët vuan nga epilepsia dhe ka nevojë për kura në spital në mënyrë të vazhdueshme.
Zonja Lightley e cila u dënua në vitin 2009 për një periudhë kohore me liri të kushtëzuar për abuzim me të mitur, përveç heqjes së të drejtës për të lindur fëmijë, u dënua me 2 vjet arrest shtëpie dhe nuk do mund të shohë fëmijët, të cilët do u kalojnë të afërmve të saj./Indeksonline/

Këngëtaret tona që nxorrën në shesh edhe pjesët më intime

Edhe këngëtaret shqiptare e kan thyer tabunë e lakuriqësisë, edhe atë po e bëjnë shumë. Bleona Qereti dhe Shkendije Mujaj janë të parat që kryesojnë në këtë listë
Shkëndije Mujaj është e pamundur që branda çdo dite të mos postojë foto provokative që nuk lëjnë vend fare për imagjinatë, bilez duke kërkuar edhe komente nga fansat e saj. Bleona Qereti po ashtu i hodhi ne shesh të gjitha teksa ndërronte garderobën në një koncert që mbahej në Shkodër. Poashtu u panë  edhe disa foto te tjera nudo të Gentës së ''BB5''  të cilat ulansuan në internet pa dëshirën e saj, por nga ish i dashuri i saj Rubensi. Modelja shqiptare Vildane Zeneli këtë më e ka edhe zanat, dhe ka postuar foto krejt nudo./10minuta/

Personazhi i vitit në Top Channel

Vazhdon anketa e Top Channel për përzgjedhjen e Personazhit të vitit 2012.

Publiku mund të votojë në faqen zyrtare të internetit të preferuarit e tij, personazhe që kanë spikatur më shumë gjatë vitit që po lëmë pas, deri në mesditën e 31 dhjetorit.

Personazhi fitues do të shpallet në edicionin qendror të lajmeve, pra në ditën e fundit të këtij viti./top-chanel/

Kim Kardashian pret një fëmijë nga West

Kim Kardashian pret fëmijën e saj të parë me të dashurin Kanye West, lajmëroi reperi gjatë një koncerti të mbajtur në Atlantic City, mbrëmjen e së dielës.

Gjatë paraqitjes së tij në skenë, në koncertin e ndjekur në radhë të parë edhe nga ikona e “reality-show” në SHBA, këngëtari deklaroi: “Ndaloni muzikën dhe duartrokisni për të dashurën time, së shpejti mama, këtu mes nesh”.

Lajmërimi i Kanye West provokoi një “përmbytje” urimesh në profilet e të dyve në faqet e tyre në rrjetet e ndryushme sociale.

Kim dhe Kanye nisën të shoqëroheshin pas divorcit të Kardashian nga një basketbollist i NBA-së dhe në këto tetë muaj së bashku, kanë mohuar disa herë zërat për martesë.
32-vjeçarja besohet se është shtatzanë në muajin e tretë.top-channel.tv

Jahjaga mund të takojë Nikolliqin pas 17 janarit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, është "e gatshme të takohet me këdo, kurdo dhe kudo, në përfaqësim dhe mbrojtje të interesave të Republikës së Kosovës".
Zëdhënësi Arbër Vllahiu ka kujtuar se ky është qëndrim parimor i presidentes qysh në ditën e parë të mandatit të saj.
“Që në Samitin e katër Presidentëve të shteteve të rajonit, të mbajtur në Ohër të Maqedonisë, në korrik të vitit 2011, presidentja Jahjaga pranoi propozimin dhe ndërmjetësimin e presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanoviq, për të pasur një takim me presidentin e atëhershëm të Serbisë, Boris Tadiq. Gjithashtu edhe në takimin e katër presidentëve që u mbajt më 4 dhe 5 dhjetor të këtij viti, në Budvë të Malit të Zi, ftesa për pjesëmarrje i ishte bërë edhe presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq”, ka thënë Vllahiu.
Ai ka bërë të ditur se, në ditën e fundit të Samitit të Budvës, kabineti i presidentes është kontaktuar nga presidenca serbe dhe “është sugjeruar një takim i drejtpërdrejtë ndërmjet presidentëve të të dyja vendeve”.
Vllahiu ka thënë se presidentja është kontaktuar edhe nga zyrtarë të lartë të BE-së dhe është biseduar për mundësinë dhe modalitetet e takimit ndërmjet dy presidentëve.
“Presidentja Jahjaga i është përgjigjur pozitivisht një nisme të tillë, duke e konsideruar edhe si nismë të saj, sepse takimet ndërmjet liderëve të të dyja shteteve i kontribuojnë agjendës evropiane për marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe për zgjidhjen e çështjeve me anë të marrëveshjeve e dialogut”, ka thënë Vllahiu, për të shtuar:
“Pasi dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po zhvillohet në Bruksel me ndërmjetësimin dhe lehtësimin e Bashkimit Evropian dhe me një mbështetje të fuqishme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidentja Jahjaga u ka sugjeruar liderëve te Bashkimit Evropian që të organizojnë dhe ndërmjetësojnë takimin e parë ndërmjet presidentes së Republikës së Kosovës dhe presidentit të Republikës së Serbisë dhe ky takim do të mbahej pas takimit të radhës të kryeministrave Thaçi dhe Daçiq”, raporton REL.
Takimi i radhës mes dy kryeministrave është caktuar për 17 janar të vitit të ardhshëm.
Sipas Vllahiut, presidentja Jahjaga konsideron se dialogu është e vetmja alternativë për gjetjen e zgjidhjeve evropiane dhe për zbatimin e tyre në funksion të normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve sovrane dhe të pavarura.
“Takimet e presidentes me kryetarët e shteteve e forcojnë subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës”, ka theksuar Vllahiu. /Indeksonline/






Thaçi, Krasniqi e Limaj, duhet të jenë bashkë

Akademik Rexhep Qosja, ka kërkuar nga kryeministri Hashim Thaçi, kryekuvendari Jakup Krasniqi dhe nga deputeti Fatmir Limaj, që të vazhdojnë bashkëpunimin.
Bashkëpunimi i këtyre tre figurave kryesore të luftë së UÇK-së dhe të PDK-së, Qosja ka thënë se është në të mirë të Kosovës, sot dhe nesër.
“I ftoj Jakup Krasniqin, Hashim Thaçin e Fatmir Limajn ta vazhdojnë bashkëpunimin e tyre që ka traditë të gjatë dhe i ftoj për këtë bashkëpunim për të mirën e tyre dhe për të mirën e Kosovës” ka thënë Qosja për gazetën “Epoka e Re”.
Akademik Rexhep Qosja, ka thënë se vitin 2012 do ta mbajë mend për shumë të mira, por edhe të këqija.
Ai ka thënë se këtë vit do ta mbaj mend për shtimin e njohjeve të shtetit të Kosovës dhe lrimin e Ramush Haradinajt.
Ndërkaq, duke folur për situatën në veri të vendit, Qosja ka thënë se një autonomi në veri do të mund të shkaktojë luftën e ardhshme me Serbinë./Indeksonline/

Prezantuesja e RTK-së ‘kërcënon’ Arian Çanin

Prezantuesja e Radio Televizionit të Kosovës, Erleta Hoti, si duket është inatosur shumë me drejtuesin e emisionit “Zonë e Lirë”, saqë e ‘kërcënon’ publikisht për publikimin e ‘mëkateve’ të këtij të fundit në Kosovë.
“Dedicated to Arian Cani. Po vazhdove me këto budallallëqe televizive, do kesh dhuratë për Vit te Ri një storie ekskluzive për të gjitha mëkatet e tua që ke bërë në Kosovë. Jo ketë vit, por sa herë që kë qenë këtu. Me foto, fakte dhe data. Kaq!”, shkruan Erleta në postimin e saj në Facebook.
Erleta para pak muajsh është divocuar nga këngëtari Kastro Zizo, i cili është mik i Arian Çanit, dhe njëri nga protagonistët më të shpeshtë të emisionit të tij televiziv ‘Zonë e Lirë’.
Ende nuk dihet cfarë ka shkatuar zemërimin e drejtueses së Radio Televizionit të Kosovës, por kujtojmë se ndarja e Erletës me Kastro Zizon, ndodhi pikërisht pas pjesëmarrjes së këtij të fundit në ‘Zonë e Lirë’, ku Zizo kishte bërë sjellje të pahijshme, të cilat ishin vlerësuar si të papranueshme nga Erleta. Zizo kishte kërkuar falje për sjelljet e tij, por Erleta vendosi ti jape fund martesës./BalkanWeb

Hajredin Bala i rikthehet Kosovës

Është liruar të hënën Hajredin Bala nga Tribunali i Hagës, pas dhjetë vjet vuajtje të dënimit. Ai në paraqitjen e tij të parë, para mediave, ka deklaruar se privimi i tij nga liria për tërë këto vjet ka qenë i padrejtë. Edhe pse Tribunali i Hagës ia fali tri vjet nga dënimi, ai nuk mendoi vetëm për vete, por edhe për shokët e tij, për të cilët tha se pa lirimin e tyre nga burgjet as ai vetë nuk e ndjenë lirinë e plotë, transmeton “KosovaPress”.
Kurse për Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, gjykimi dhe dënimi i tij ka qenë kryekëput politik dhe është bërë sa për t’i kënaqur apetitet e Serbisë dhe për ta balancuar luftën e pastër të UÇK-së me gjenocidin serb të ushtruar në Kosovë.
“Kthehem pas 10 vitesh në Kosovë ku mu mor liria padrejtësisht vetëm që e mbrojtëm këtë vend. Por edhe pse erdha sot, dikush e mendon se ndjej ndonjë farë kënaqësie, jo. Shokët nëpër burgje, Kosova e pavarur..., nuk beson se ka”, ka thënë Bala i emocionuar dhe për t’u përballur më pas me shumë përqafime në dalje. /Telegrafi/
 

Darka e ndërrimit të viteve, kujdes ndaj ushqimit të tepërt

Edhe pse jemi në festë, kujdesi për ushqimin që duhet të konsumojmë gjatë ditëve të ndërrimit të viteve, nuk duhet lënë pas dore, këshillojnë mjekët specialistë pranë shërbimit të endokrinologjisë në klinikën e sëmundjeve të brendshme në QSUT.

Kujdesi i përgjithshëm që qytetarët shqiptarë duhet t'i kushtojnë ushqyerjes, sigurisht që nuk është në nivelet e duhura, konfirmojnë mjekët specialistë. Mungesa e traditës në kujdesin ndaj konsumimit të ushqimeve rezulton të jetë sipas specialistëve, një nga shkaqet kryesore që ndikojnë në prirjen drejt mbipeshës që shfaqet tek qytetarët.

Dhe padyshim, vazhdojnë ata, në ditë të tilla feste, kur mungesa e vëmendjes ndaj ngrënies është e 'justifikuar' prej tyre, ekzistojnë kushtet për shtimin e kileve të tepërta, të cilat padyshim duhet të jetë mjaft e vështirë për t'i eliminuar.

Në këto ditë festash, sipas mjekëve endokrinologë, ata që janë akoma dhe më të prirur drejt rënies në peshë janë padyshim personat, të cilët kontrollojnë sasinë e ushqimeve që konsumojnë nëpërmjet respektimit të dietave të ndryshme.

Dëshira për të rënë në peshë, 'pamundësia' për të rezistuar në një mjedis tepër joshës ku nga ana e amvisave do të ofrohen kuzhina sa më të pasura dhe, kryesisht mungesa e lëvizjes (sedentariteti), që në këto ditë festash pritet të jetë edhe më e lartë (orët e gjata para ekranit të vogël, disa ditë larg lodhjeve të orarëve të punës), duket se ndikojnë ndjeshëm në vënien e kileve të tepërta, të padëshiruara nga askush, shprehen specialistët.

Për një 'administrim' sa më të mirë të ushqimeve, që priten të konsumohen në këto ditë festash, specialistët endokrinologë propozojnë të bëhet kujdes ndaj marrjes së ushqimeve tepër të dhjamura si dhe ëmbëlsirave dhe konsumimin sa më shumë të frutave dhe gatimit të perimeve.

Këshilla për të filluar Vitin e Ri me më pak stres

Viti i Ri sjell me vete një ndjenjë të ndryshimit dhe rigjenerimit. Kjo është një kohë kur ju duhet të përpiqeni për të harruar të kaluarën dhe të fillojë gjithqka nga e para. Njerëzit ju urojnë një "Urime Vitin e Ri", kështu që le të përqëndrohemi në disa këshilla për të filluar Vitin e Ri me pak stres dhe depresion.
Ushtrime të rregullta
Ju duhet të hedhni pas shpine rutinën dhe të formoni një strukturë të re për vitin e ardhshëm. Merreni atë seriozisht, duke e menduar gjithmonë se jeni duke e bërë për kënaqësi, dhe se qëllimi juaj është serioz për përqëndrimin në të. Një dietë e mirë dhe stërvitje të rregullta  mendohet të jenë mënyra më e mirë për të ulur simptomat e depresionit, pasi ato ndihmojnë për të hequr dorë nga toksinat negative - të cilat kontribuojnë në një ndjenjë të sëmurë-- jashtë sistemit tuaj, duke e lënë atë të pastër. Ushtrimi i rregullt dhe dieta do të ketë një efekt pozitiv në psikologjinë tuaj. 
 
Menaxhoni kohën tuaj në punë
Puna është e rëndësishme për ju dhe familjen tuaj, por kjo nuk duhet të diktojë jetën tuaj. Mund të ketë raste kur ju është  domosdoshme prania juaj, kështu që ju duhet të kryeni ato punë  konform kërkesave, por kur prania juaj nuk është e domosdoshme, mund të shfrytëzoni kohën për të shkuar për një shëtitje ose të kaloni  disa kohë jashtë zyrës. Lejoni vetes për të menaxhuar punën tuaj dhe kështu ju keni gjetur një mënyrë për të larguar stresin.
 
Tregoni mirëkuptim për miqtë tuaj / familjen
Është shumë mirë që të jesh i mirë, dhe kjo nuk ju kushton asgjë. Kjo ju bën të ndjeheni më mirë dhe  ka një efekt reciprok marrëje (qka jep edhe merr). Në qoftë se kjo ju bën të ndjehen më mirë me veten, atëherë kjo do të ketë një efekt që do të trokas në  nivelin e stresit tuaj dhe do të eleminohen shanset për një natyrë depresive. Kjo do të çojë që ju të keni një harmoni, dhe njërëzit do të ju vlerësojnë për këtë.
Le të shpresojmë se këto këshilla ju ndihmojnë për të filluar vitin e ri me më pak stres dhe depresion . Provoni ato dhe shikoni se çfarë do të ndodh!/10minuta/

Ami pëlqen “adrenalinën e skijimit”

Amarda Toska, bukuroshja e ekranit, thotë se ajo do të shfrytëzojë pushimin dimëror për t’u kënaqur me adrenalinën që ofron skijimi.Ami ka dhënë një intervistë për “Bluetooth”, ku pasi ka folur për momentet e mira dhe jo të mira të vitit 2012, ka folur edhe për një hobi të sajin, skijimin, dhe dhuratën me “puthje të pafund” që do t’ia japë bashkëshortit të saj, Ermal Mamaqit.
“Unë vetë pres disa ditë pushimi për ski. Më ka marrë malli të riprovoj adrenalinën që më dhuron skijimi”.
“Ndërsa sa i takon dhuratës që do t’i bëj Ermalit, është një gjë që nuk thuhet. Ah po, mund të them vetëm që do t’i dhuroj pafund puthje”, ka thënë Ami. /Telegrafi/

Kur kanë nevojë diabetikët për ndihmën e mjekut?

Personat që vuajnë nga diabeti mësohen ta kontrollojnë atë me ushqim të duhur, ushtrime të rregullta dhe ilaçet e nevojshme. Jeta me diabet nuk ka nevojë të jetë e vështirë nëse e zbuloni me kohë dhe mësoheni ta kontrolloni si duhet.

Megjithatë, shumë faktorë ndikojnë në shkallën e sheqerit në gjak. Sëmundja, stresi, konsumimi i alkoolit ose cikli menstrual mund të ndikojnë pavarësisht të gjithë masave të marra.

Nëse vuani nga diabeti dhe rregullisht matni nivelin e sheqerti në gjak, nuk keni shumë arsye për t’u shqetësuar, por ka situata kur është e nevojshme të kërkohet ndihma profesionale.



Urinimi i shpeshtë, etja ekstreme, uria dhe shikimi i turbullt

Këto janë simptomat më të shpeshta të diabetit të pakontrolluar. Nëse keni cilëndo prej këtyre simptomave, duhet ta vizitoni mjekun. Pavarësisht se sa është niveli i sheqerit në gjak, me siguri mjeku do t’ua kompensojë mungesën e lëngjeve dhe elektroliteve në trup që niveli i sheqerit në kthehet nën kontroll.

Nëse nuk reagohet menjëherë, niveli i lartë i sheqerit mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore. Diabeti i tipit 1 mund të shkaktojë ketoacidozë diabetike, e cila kërkon ndihmë urgjente mjekësore.

Te diabeti i tipi 2 mund të vijë deri te dehidrimi dhe humbja e vetëdijes, çka mund të jetë fatale nëse nuk ofrohet menjëherë ndihma mjekësore.



Sjellja e çuditshme

Përngjan me sjelljen nën ndikimin e alkoolit, ndërsa kryesisht është shenjë e nivelit të ulët të sheqerit. Në këtë rast duhet të konsumoni lëng ose diçka të ëmbël (mjaltë) çka do të rrisë nivelin e sheqerit. Megjithatë, diabetikët shpesh nuk e shohin si të çuditshme këtë sjellje, që është problem serioz sepse niveli i ulët i sheqerit mund të shkaktojë humbjen e vetëdijes.

Në shumicën e rasteve, diabetikët e kthejnë vetë nivelin e sheqerit në normale, por ndonjëherë është e nevojshme ndihma urgjente mjekësore.



Infeksionet, mishi i ënjtur ose i gjakosur i dhëmbëve, dhimbja në shputa

E gjithë kjo paraqet rrezik të madh. Për diabetikët edhe plagët më të vogla mund të paraqesin problem pasi që diabeti redukton aftësinë e trupit për ta shëruar plagën menjëherë.

Të gjithë diabetikët rregullisht duhet të kontrollojnë këmbët, madje edhe nëse plagët ose kallot nuk janë të pranishme. Këmbët tuaja rregullisht pastrojini në ujë të ngrohtë (jo shumë të nxehtë), lyeni me krem hidratues për të parandaluar tharjen e lëkurës çka mund të shkaktojë çarjet dhe infeksionet e saj.

Infeksionet te diabetikët paraqesin problem të madh dhe kërkojnë ndihmë urgjente mjekësore. Infeksionet kërpudhore shfaqen shpesh te diabetikët, veçanërisht kur niveli i sheqerit për një kohë të gjatë është i lartë sepse hiperglikemia redukton aftësinë e qelizave të bardha të gjakut për të penguar përhapjen e infeksionit.



Problemet me sytë

Nëse keni ndier probleme të papritura në shikim, dhimbje në sy ose shkreptima apo shndritje në fushën e shikimit, gjithsesi kërkoni ndihmën e mjekut. Diabetikët kanë rrezik të shtuar nga krijimi i retinopatisë e cila mund të çojë te humbja e shikimit. Ekspertët të gjithë diabetikëve u këshillojnë që shëndetin e syve ta kontrollojnë të paktën një herë në vit.



Simptomat e sëmundjeve të zemrës

Diabetikët kanë rrezik të lartë nga krijimi i sëmundjeve kardiovaskulare. Nëse ndjeni çfarëdo simptome të sëmundjeve të zemrës, kërkoni menjëherë ndihmën e mjekut. Disa sëmundje të zemrës janë të pranishme pa simptoma, për ç’arsye shëndetin e zemrës duheni ta kontrolloni në mënyrë të rregullt për të parandaluar krijimin e sulmit në zemër, por edhe atij në tru. Të dyja, fatkeqësisht janë mjaft të zakonshme tek diabetikët.koha.net

Çka “urrente” Justin Bieber gjatë vitit 2012 (foto)

New York, 31 dhjetor – Nuk është e thënë që të jesh i famshëm duhet të jesh medoemos “i lumtur”.

Një histori e ngjashme ka ndodhur gjatë 2012-ës me yllin e muzikës pop Justin Bieber.  Duket shumë qartë se prania e paparacëve atë e acaron.

Në muajin maj të këtij viti Justini u konfrontua me një fotograf teksa tentonte ta ndalonte për të mos i bërë më fotografi me të dashurën e tij, Selena Gomez.

Më poshtë koha.net paraqet disa nga fotot e çiftit gjatë 2012-ës, si dhe gjatë konfrontimit të këngëtarit me fotografin në një park./koha.net/

Kardashian pëson aksident

New York, 31 dhjetor - Ylli televiziv me famë botërore, Kim Kardashian, ka pësuar një aksident të lehtë me veturën e saj, Rolls Royce.

Sipas prestigjiozes britanike “The Sun” Kim është përplasur me murin, me veturën e saj, ndërsa në momentin e përplasjes ajo ka qenë vetëm me bikini.

Punëtorët e shërbimit të bartjes së veturave nuk kanë qenë në rregull pas takimit me 32-vjeçaren, të cilën e gjetën me bikini.

Kim, e cila është në romancë me këngëtarin Kanye West, besohet se ishte duke nxituar për në shtëpi për t’u ndërruar për shkak se duhej të xhironte një prej episodeve “Keeping Up With Kardashians”. Kim pësoi dëmtime vetëm në makinë, e cila kushton 250 mijë dollarë.koha.net

“Lugina e Vdekjes”, vendi më i nxehtë i planetit

ShBA - Prej shumë vitesh, “Lugina e Vdekjes” në Kaliforni nuk ia ka dalë të mos jetë si vendi më i nxehtë i planetit. Organizata Meteorologjike Botërore ia ka hequr këtë cilësim në 13 shtatorin që kaloi lokalitetit libik të Al-Aziziyah, me 58 gradët e pasakta dhe cilësimin si vendi më i nxehtë i planetit, që prej vitit 1922.

Siç bën të ditur e përditshmja amerikane, The New York Times vendi më i nxehtë e planetit është Death Valley (Lugina e Vdekjes) falë 56,6 gradëve të regjistruar në 10 korrik të 1913: National Park Service është duke korrigjuar volantinët turistikë, që limitoheshin ta përkufizonin zonën si më e nxehta vetëm në Shtetet e Bashkuara dhe në program në korrikun e ardhshëm ka edhe një festim për 100-vjetorin e këtij vlerësimi.

/Shekulli Online/M.A./

Jokes

Mos ngaterro ndermjet personalitetit dhe qendrimit tim sepse personalieti jam UNE dhe qendrimi im varet nga ju


Të harruarit

Fundviti nuk sjell ndonjë ndryshim për ata pak banorë shqiptarë që kanë mbetur në fshatrat shqiptare Bistricë, Cerajë dhe Koshtovë të komunës së Leposaviqit. Festat ashtu si edhe përditshmëria e tyre janë gati të izoluara dhe aspak të lehta. Banorët shqiptarë të fshatrave më veriore të Kosovës, Bistricë, Cerajë dhe Koshtovë, duket sikur me thonj janë kapur pas mundësisë së vogël për të qëndruar në këtë vend tërësisht të izoluar, ku shteti duket se ka harruar të kthej sytë, le më të zgjas duart dhe ofrojë kujdesin.

Këto fshatra malore janë të vetmet që përbëjnë pjesën etnike shqiptare të komunës më veriore të Kosovës, Leposaviqit, që në këtë dimër shfaqin qartë imazhin e mjegulluar të ndjenjës së harresës.
Përditshmëria e kësaj zone që mezi frymon në ftohtin dimëror mes vështirësive është një rrëfim i një jete të rëndë pa mbështetje, pa vëmendje me shumë fjalë pa aspak fryte.
Të tria fshatrat që mezi mbajnë nga 20 familje kanë vetëm nga një të punësuar, të punësuarit e tjerë janë të ardhur që bëjnë pak orë këtu dhe ikin pa bërë ndonjë ndryshim në jetën e këtyre njerëzve.
Të gjitha familjet e tjera mbesin të kapluara në agoninë e pritjes së një ndihme sociale që nuk vjen më shumë se nga 40 euro në muaj e në disa prej familjeve fare.
Përveç disa shtëpive me tulla të kuqe që banorët i rindërtuan me shumë këmbëngulje për të mbetur këtu, pas luftës, nuk ka ndërruar pothuajse asgjë në fotografinë e këtyre fshatrave. E njëjta mund të jetë nxjerrë që nga vitet 60 të shekullit të kaluar e këtej. Tani mund të ketë vetëm një ndryshim sepse kasollet e vogla nga pamundësia për të jetuar po braktisen e rrëzohen përditë.
Lulëzim Hetemi një nga banorët e papunë të fshatit Bistricë rrëfen për jetën e rëndë në këtë vend.
“Kushtet siç po i shihni edhe ju vet, së pari rrugët, infrastrukturë nuk ka, këtu rruga është e pakalueshme, unë jetoj më një asistencë sociale, jemi gjashtë anëtarë të familjes, udhëtimin e bëjmë me mjete, dikush kush ka mjete të veta, edhe kambë malit, mjek nuk ka qe 1 vjet”, thotë Lulzimi për Radio Kosovën.
Gra me foshnja në duar tek ecin me dhjetëra kilometra maleve nëpër borë për të zbritur në Mitrovicë mund të takosh shpesh në këtë pjesë. Këto fshatra sidomos nga viti i kaluar janë mbështjellë në lëvozhgën e ankthit dhe pasigurisë.
Rruga që lidh Mitrovicën, Zveçanin dhe Leposaviqin bllokohet shpesh nga barrikadat e banorëve serbë që nuk duan të pranojnë shtetin e Kosovës dhe në ditë të tilla të gjithë banorët mbesin të izoluar.
Në këto ditë mbase askush nuk duhet të lëviz e ndoshta nuk guxon të ketë as lindje as sëmurje e as vdekje.
Florije Musa në fshatin Cerajë, tregon për ankthin e saj derisa fëmijët t’i kthehen nga shkolla ngase ata duhet të kalojnë kilometra të tërë maleve në mot të mirë e të keq, mes pasigurisë dhe mundësisë për t’u sulmuar, jo vetëm nga egërsirat.
“Shumë rëndë është. Shpesh rri përjashta derisa fëmija të kthehen nga shkolla sepse u duhet nganjëherë të shkojnë këmbë nëpër mal”, rrëfen Florija.
Në këtë oazë mungesash të mëdha është e pamundur të kërkosh dyqan, postë, valë telefonike e madje edhe frekuenca televizive.
Në një ditë të ftohtë fund-dhjetori në këto fshatra mund të ndihet vetëm mërzia dhe vuajtja e këtyre njerëzve. Fëmijë që shikojnë përtej mureve të plasaritura dhe dritareve të vjetra, të rrjepura nga koha dhe skamja mos dikush po kujtohet për ta.
Në fytyrat e zymta të këtyre njerëzve nga përpëlitja midis halleve të bollshme nuk është e vështirë të pikasësh zemërimin ndaj shtetit. Në këtë puls dëshpërimi është krejt e rëndomtë të dëgjosh një përgjigje jo shpresëdhënëse, atë të braktisjes së kësaj jete të vështirë këtu dhe ikjes diku në një vend po aq të pashpresë.
Këtë e tregon Heset Idrizi nga Koshtova që ka vendosur të braktisë shtëpinë.
“Me duhet përshembull, krejt këtë pasuni, plotë stallën lopë, krejt këtë pasuri me lanë, po s’ki qare se nuk kem zgjidhe tjetër na, ose a me i lanë fëmijët pa shkollë”, ankohet Heseti.
Hallet dhe ankesat e këtyre pak banorëve janë të pafund. Rrahim Idrizi 26 vjeçar rrëfen se sa e pashpresë është jeta e një të riu në këtë vend.
“Nuk ka punë nuk ka asnjë shpresë të jetosh këtu. Vetëm vitet po ndërrojnë nuk po ndryshon asgjë këtu. Shpresa për ne është e zymtë”, thotë Rrahimi.
Shitja e bagëtive dhe produktet e qumështit janë të vetmet me të cilat ata do të kishin mundur të jetonin. Por, nuk kanë ku t’i shesin.
Jeta e banorëve të këtyre tri fshatrave tregon se ky vend i vetmi ku flitet shqip brenda nju perimetri domethënës për shtetin e ri, të krijon përshtypjen se po zbehet nga orbita e interesimit të tij që edhe ashtu duket se nuk ka ekzistuar kurrë aq seriozisht. Janë vetëm 80 banorë, por që kanë çka të ruajnë aty ku jetojnë./Indeksonline/

Mosbarazia e pagave, problemi qëndron tek femrat

Lufta e femrave për barazinë e pagave për të njëjtën punë mund të ketë nisur gabim që në fillim, tregoi një studim i publikuar në një të përditshme britanike.
Ndërsa është e qartë që hendeku midis pagave të dy sekseve është i ndjeshëm në të gjithë botën, nuk janë meshkujt për t’u fajësuar, por vetë femrat.
Studimi kontradiktor, i publikuar të shtunën nga “The Telegraph”, vlerësoi se shumica e femrave paguhen më pak për të njëjtën punë për arsyen e thjeshtë, që kërkojnë më rrallë rritje page.
I udhëhequr nga dy ekspertë të Zyrës Kombëtare të Studimeve Ekonomike në SHBA, studimi tregoi se ndërsa për meshkujt është e zakonshme të trokasin në dyert e shefave për të kërkuar një rritje page, nuk ndodh e njëjta gjë me seksin e kundërt.
Shumica e vajzave dhe grave në karrierë, në bazë të studimit, kërkojnë rritje page vetëm kur u komunikohet se rroga e tyre është e negoicueshme ose kur udhëzohen nga një epror për të bërë diçka të tillë. (top-channel)

DiCaprio, në pushim me një grumbull bukuroshesh

Rrëmbyesi i zemrave, aktori, Leonardo DiCaprio si duket ka vendosur ta lë prapa krahëve ndarjen me modelen e, “Victoria’s Secret”, bukuroshen, Erin Heatherton duke shkuar në një udhëtim të këndshëm me anije së bashku me një grup bukuroshesh.indesonline.com

Ajo do të martohej në shkurt (vdekja që ka tronditur një vend)

Vdekja e një 23- vjeçareje, pasi u përdhunua në grup në Indi, ka shokuar mbarë vendin.
Tani mediat bëjnë me dije se studentja kishte në plan që të martohej në shkurt.
Fqinjët e saj thonë se ajo kishte bërë të gjithë përgatitjet për dasmën dhe kishte caktuar edhe vendin ku do bëhej.
Ajo me të fejuarin e saj kishin nisur të blinin edhe rrobat e dasmës.
Për shkak se emri i saj nuk është bërë publik, për 23 vjeçaren përdoren disa emra nga media indiane. Disa e quajnë Bija e Indisë, të tjera Zemërluania apo edhe Nirbhaya, që do të thotë e patrembura.
Që prej përdhunimit brutal në grup, India është mbërthyer nga protesta të ashpra. Miliona njerëz kërkojnë ekzekutimin e gjashtë të akuzuarve për këtë ngjarje të rëndë. Ata rrezikojnë tani dënimin me vdekje.
Aktivistët e të drejtave të femrave thonë se diçka nuk shkon siç duhet me shoqërinë e tyre.
Përdhunimet janë shumë të përhapura në Indi. Mediat japin shifra shokuese. Në Nju Delhi nga 635 përdhunime, vetëm njëri është dënuar nga gjykata.
23 vjeçarja u sulmua më 16 dhjetor. Ajo së bashku me të fejuarin ishin në një autobus privat në Nju Delhi. Krejt papritur gjashtë persona e sulmuan atë. Me vete kishin një shufër hekuri.
Pasi e përdhunuan rëndshëm, ata edhe e rrahën atë. Ndërkohë me shufrën e hekurit i dhunuan edhe organin seksual. Më pas e hodhën atë të zhveshur e të plagosur në mes të rrugës. Shoku i saj duhej të shihte të gjithë skenën.
Vajza u dërgua për kurim në Singapor, por nuk e fitoi betejën me vdekjen. Më 29 dhjetor ajo ndërroi jetë.arenashqip.com

Chris Rihannës! Do të jesh e dashura ime për gjithë jetën

Një burim i afërt me çiftin tregon se Chris ka pikturuar një fotografi për Rihannën duke shtuar një mesazh personal aq të ëmbël në fund. Ai i kishte shkruar '' Je vajza ime për gjithë jetën''.
Një tjetër burim tregon se '' Ai dhe Rihanna janë si të çmendur''. Ai ka punuar për dy muaj për këtë pikturë.
"Unë nuk e di nëse Rihanna e mori pikturën, por ai e ka dërguar atë për të, dhe unë e di se ajo do të bëhet si e çmendur kur ta sheh atë. Unë nuk e di pse [Chris] nuk e vënë atë në Instagram, por unë mendoj se ata duan disa gjëra vetëm për veten e tyre, "shton ky burim./10minuta/

Fjolla Morina në “shoqërinë” e Stresit

Duket se Fjolla Morina nuk ka qenë aq e përgatitur për zhurmën që do krijonte kënga e saj “Fucking Bitch”, një këngë që ka zgjuar debat të ashpër për shkak të tekstit, fabulës dhe versionit të videos ku këngëtarja e njohur FjollaMorina është rikthyer me një projekt muzikor nën produksion të Flori Mumajesit.
Kënga e saj është krahasuar me këngën e Vali Corleones, që ia punoi këngëtari Blero, për shkak se ka pak tekst dhe është e gjitha këngë house për clube.
Ndërkohë, pasi ka qenë e fttuar në emisionin Zonë e Lirë të Arian Çanit, ajo ka bëjë pak jetë nate në “Magic 4″ në shoqërinë e Stresit.
Duket dhe nga fotot se janë ndier shumë pranë njëri-tjetrit, ndërsa kanë qëndruar gjithë kohës bashkë.arenashqip