Saturday, January 5, 2013

Çka mund të bëjë Coca-Cola?

Një nga substancat përbërëse të Coca-Cola-s është edhe soda-bikarbonate që ndihmon në pastrimin e hapësirës ku jetoni, por po ashtu edhe të trupit dhe gjësendeve tuaja. Marrë parasysh këto efekte, në vijim po ju sjellim disa mënyra të pabesueshme të pastrimit me anë të pijes së gazuar Coca-Cola.
Pastron tenxheret
Fundi i tenxheres, me kalimin e kohës, shpesh di të krijojë një shtresë që vështirë pastrohet. Në atë pjesë derdhni pak Coca-Cola dhe lëni të qëndrojë ashtu për pak kohë. Ndoshta efekti nuk do të jetë i 100%, por do të arrini të largoni papastërtinë e tenxheres goxha shumë.
Heq ndryshkun
Gjësendet e ndryshkura gjatë natës mund t’i vendosni në Coca-Cola dhe në mëngjes t’i fërkoni me furçë – efekti është i pakontestueshëm. Ndryshku “zbutet” dhe largohet me lehtësi.
Pastron tualetin
Nëse brengoseni për papastërtinë që është ngjitur në fund të guaskës së tualetit tuaj, të cilën nuk mund ta pastroni me një furçë të zakonshme – atëherë zbrazeni Coca-Cola-n në guaskë dhe do ta shihni efektin e saj shumë shpejt.
Pastron dritaret
Në vend të preparateve standarde për pastrimin e xhamave, mund të shfrytëzoni Coca-Cola-n për të pastruar xhamat e yndyrshëm ose të ndyrë.
Heq njollat nga rrobat
Njollat që mund t’i keni në rrobat tuaja duhet lagur me Coca-Cola dhe pastaj duhet pritur që ato të thithin atë sasi të pijes. Natyrisht, njolla do të ndryshojë ngjyrën për shkak të sodës që përmban pija, mirëpo pas larjes në lavatriqe njolla do të hiqet në tërësi.
Shkrin akullin në xhamat e veturës
I keni të ngrira xhamat e veturës? Coca-Cola shërben si lëngë adekuat për shkrirjen e akullit në xhama, dhe pas disa minutash akullin mund ta largoni prej xhamave pa ndonjë telashe të madhe.
Lehtëson dhimbjen
Nëse jeni pickuar nga bleta apo mushkonja, atëherë,  për të zbutur dhimbjen, atë pjesë të trupit lageni me pak Coca-Cola. Po ashtu, nëse keni telashe me dhimbje të stomakut pini pak Coca-Cola, e cila do t’ua baraspeshojë vlerën e PH-së.
Heq lemzën
Keni telashe me lemzë? Gagaritni me një gllënjkë të Coca-Cola-s dhe lemza do të hiqet menjëherë.
Heq çamçakëzin nga floku
Nuk është vështirë të hiqni çamçakëzin e ngjitur në flokë, nëse fijet e flokut i lagni me Coca-Cola dhe i lëni ashtu për disa minuta.
Heq qafe insektet
Insektet tërhiqen nga aroma e ëmbël, kështu që insektet në shtëpinë tuaj mund t’i joshni me një gotë plastike të mbushur me Coca-Cola. /Dukagjini.com

No comments:

Post a Comment