Saturday, January 5, 2013

Zbulohet lidhja e Rudina Magjistarit me kampionin e Kick Box-it

“Është një mungesë, e cila do doja të më përmbushej. Mendoj që është e nevojshme për të pasur një jetë të plotë. Një dashuri, është gjëja më e bukur që mund të të ndodhë. Aktualisht, ndihem mirë shpirtërisht, por ende nuk kam diçka të re në jetën time për të ndarë me publikun”. Kjo ka qenë përgjigjja e Rudina Magjistarit, një vit më parë në “Bluetooth”, ndërsa është pyetur nga ne mbi të rejat në jetën sentimentale. Prezantuesja e dashur, ka shtuar sakaq: “Po të kisha ndonjë gjë të re për të ndarë me publikun, do ta kisha thënë, pasi tashmë njihemi aq shumë dhe ndihem aq e afërt me publikun, me njerëzit, sa më duket normale të flas edhe për ngjarjet e jetës sime private”. Mesa duket ai moment ka ardhur, veçse këtë herë nuk ka qenë Rudina ajo që e ka nxjerrë lajmin, por miqtë e saj të afërt dhe kolegët në “Televizionin Kombëtar Klan”.
Xhavit Bajrami është emri i djalit që i ka vjedhur zemrën bukuroshes së ekranit. Për ata që e kanë ndjekur me vëmendje Rudinën këtë fillim viti, emri i zotit Bajrami nuk është krejt i panjohur. Në panelin e parë të të ftuarve për këtë vit, ishte edhe ai. Sepse edhe ai, mund të renditet në njerëzit me një profil të njohur publik. Xhavit Bajrami është kampion i kick box-it, duke fituar kështu disa çmime të rëndësishme internacionale. Origjina e tij është nga Kosova, por prej vitesh vendbanimi i tij ka qenë Zvicra dhe Japonia. Së fundmi është parë shpesh në Tiranë dhe siç duket arsyeja ka qenë biondja plot sharme e ekranit. Madje kolegët në “Tv Klan” thonë se ai e çon dhe e merr Rudinën nga puna çdo ditë. Duke qëndruar në pritje të një rrëfimi nga prezantuesja, urojmë që kjo histori të zgjasë pafundësisht, që të kemi një dasmë, madje pse jo, edhe shumë fëmijë, për të përmbushur kështu edhe dëshirën e Rudinës, të cilën, kur e kanë pyetur se ku e sheh veten pas dhjetë vitesh ka thënë: “Në bregdet, me fëmijët e mi”.

(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)

1 comment:

  1. Më diagnostikuan me rezervë të dobët ovariane dhe me një prognozë shumë të keqe për të pasur një fëmijë me vezët e mia. Madje më dhanë mundësinë të merrja në konsideratë vezët e donatorëve. Kjo ndodhi rreth korrikut 2022. U ndjeva absolutisht e shkatërruar nga lajmi dhe organizova një fertilizim in vitro për nëntor 2024, por edhe ky proces dështoi. Duke qenë se nuk kisha asgjë për të humbur, kontaktova Dr. Agbazara-n që takova në internet dhe ai më dërgoi produktin e tij bimor. Besojeni ose jo... brenda pak javësh pas ndihmës së tij, jam shtatzënë. Kontaktojeni sot për çdo lloj problemi dhe jini të lumtura si unë nëpërmjet 📧 email-it në: ( agbazara@gmail.com ) Ose nëpërmjet 📞 Whatsapp +2348104102662

    ReplyDelete