Friday, January 4, 2013

Këpucët speciale të Ronaldos

Cristiano Ronaldo rikthehet në aksion këtë fundjavë në ndeshjen Real Madrid-Real Sociedad në kuadër të La Ligës. Pikërisht në këtë duel, ylli portugez do të provojë këpucët e reja për vitin 2013 të dizajnuara enkas për të.
CR Mercurial IX quhen këpucët që do të veshë fenomeni portugez dhe ku shkruhen të gjitha sukseset e 2012-ës.
“Do të kënaqem duke luajtur me to”, është shprehur Ronaldo, i cili të hënën do të mësojë edhe fituesin e “Topit të Artë 2012″, çmim për të cilin do të garojë me dy yjet e Barcelonës: Lionel Messi dhe Andres Iniesta. Këpucët janë dizajnuar nga NIKE.
 Çfarë shkruhet mbi to:
• Titulli i parë në La Liga
• 9 gola për Portugalinë
• 14 ndeshje me Kombëtaren
• 19 – I pari që i shënon të 19 skuadrave në La Liga në një sezon
• 27 vjeç në 2012
• 55 ndeshje të luajtura me Real Madrid në të gjitha kompeticionet
• 60 gola të shënuar me Real Madrid në të gjitha kompeticionet/dukagjini.com

No comments:

Post a Comment