Tuesday, January 1, 2013

Meshkujt më atraktivë të vitit


Janë bërë lista të ndryshme të meshkujve më atraktivë të vitit 2012. Nuk kanë munguar emrat e zakonshëm, si Johnny Depp e Brad Pitt, mirëpo yjet e reja të ekranit pozicionohen gjithnjë e më lartë në renditje.

Një listë me 100 meshkujt me seksi të vitit 2012 fillon me Ashton Kutcher në pozitën e fundit e vazhdon me Matthew McConnaughey në pozitën e 99-të. Pastaj Russell Brand (95), George Clooney (93), Will Smith (92), Leonardo DiCaprio (86) e Josh Duhamel (76).
Aktori australian Liam Hemsworth në këtë listë është i 73-ti, por diku tjetër është i renditur në pozita shumë më të larta. Princi Harry, i cili gjatë vitit 2012 u përmend për disa skandale, renditet në vend të 70-të. Në grupin e meshkujve më joshës bën pjesë edhe irlandezi Colin Farrell (68), pastaj më lartë në listë është hamshori hollivudian, Brad Pitt (61), Orlando Bloom (59), si edhe aktori të cilin revista People e shpalli mashkullin më seksi të vitit, Bradley Cooper (53).
Një tjetër aktor i shpallur nga People si mashkulli më seksi (në vitin 2008), Hugh Jackman, përbën listën e meshkujve më tërheqës për vitin 2012, ai renditet në pozitën 51. Ylli i tinejxherëve, Justin Bieber, zë vendin e 49-të, më lartë gjendet Justin Timberlake (47), David Beckham (46), Gerard Butler (43), Joe Jonas (33), Zac Efron (30), Jared Leto (26), Tom Hardy (20) e Daniel Craig (15).


Në top-dhjetë vendet e para renditen:
Channing Tatum
Chris Hemsworth
Robert Pattinson
Christian Bale
Johnny Depp
Karl Urban
Ben Affleck
Robert Downey Jr
Matt Bomer
Mark Wahlberg

No comments:

Post a Comment