Thursday, January 3, 2013

Pezullohen përkohësisht 4 nene të Ligjit për shëndetësinë

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka pezulluar për një muaj, përkatësisht deri më 31 janar të vitit 2013, zbatimin e neneve 18, 19, 41 dhe 60 të Ligjit për shëndetësinë, i cili është miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 13 dhjetor 2013, raporton Koha.
“Gjykata, në pajtim me nenin 116 (2) të Kushtetutës dhe në pajtim me nenin 27 të Ligjit, më 24 dhjetor 2012, njëzëri vendosi që të lejojë masën e përkohshme në kohëzgjatje deri më 31 janar 2013, prej ditës së miratimit të këtij vendimi”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe kërkohet që të pezullohet menjëherë zbatimi i neneve 18, 19, 41 dhe 60 të Ligjit për Shëndetësi. /Indeksonline/

No comments:

Post a Comment