Friday, January 4, 2013

Berisha kërkon krijimin e Ligës së Përbashkët

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e ka rikthyer idenë e kahershme për krijimin e një ligë të përbashkët në mes Shqipërisë dhe Kosovës, njoftojnë mediat shqiptare. Ai gjatë mbledhjes së Qeverisë të premten riktheu në skenë idenë e krijimit të një Lige Mbarëkombëtare të Futbollit.Një ide e tillë është hedhur për diskutim më herët edhe nga klube apo faktorë të ndryshëm të këtij sporti, por që mori në fakt përgjigje negative nga FIFA. I pari i ekzekutivit të Shqipërisë, ka kërkuar nga Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumci, që të ulet e të punojë me homologun e tij kosovar për shkrirjen në një të ligës së futbollit për të dyja vendet.
“Zoti Ministër i Kulturës, këtë vit duhet të fillojë veprimtarinë Liga Mbarëkombëtare e Futbollit. Uluni dhe bëjeni projektin bashkë me ministrin kosovar”, ka thënë Berisha.
“Tifozi i Mitrovicës të vijë të shohë ndeshjen Flamurtari-Mitrovica. Nëse rregullat përkatëse e lejojnë, të përfshihen të gjitha skuadrat në një kampionat mbarëkombëtar. Kjo është rruga për të shpalosur të gjithë potencialet dhe talentet në futboll. Ta nisim me futbollin dhe të fuqizojmë tregun e futbollit, për të nxjerrë një numër sa më të madh yjesh”, tha Berisha. /Telegrafi/

No comments:

Post a Comment