Friday, January 4, 2013

Kush është fiksimi i Bleros?

Këngëtari i famshëm, Blerim Muharremi, i cili pak para festës së Vitit të Ri, paralajmëroi një bashkëpunim me këngëtarin tjetër shqiptar nga Maqedonia, Adrian Gaxha, tashmë ka njoftuar se këngëa e radhës e punuar nga ai do të jetë “Fiksimi im”.
Ai nuk ka treguar nëse kjo këngë do të jetë pikërisht ajo e paralajmëruar me Gaxhën, sikurse që nuk k treguar edhe datën e lansimit të saj.
“E radhës!!! “Fiksimi Im” punuar nga Blero ent. @Nurteel, Astrit Stafaj, Sinan Kajtazi dhe tekstin ma e mira :) @TeutaKrasniqi”, ka shkruar Blero në Twitterin e tij.
Ndërkaq, edhe këngëtarja tjetër, Dhurata Ahmetaj, e cila është pjesë e kompanisë “Blero Ent.”, ka shkruar në Twitterin e saj: “Kënga e re hit, hit”, duke iu referuar këngës së re të Bleros, “Fiksimi im”.
Na mbetet të presim se cila do të jetë befasia e këtij fillimviti nga Blero! /Dukagjini.com

No comments:

Post a Comment