Friday, January 4, 2013

Fshihen klikimet false nga You Tube

Kompania që qëndron prapa YouTube, ka vendosur që të fshijë klikimet false të krijuara në këtë faqe, që së fundmi shfrytëzohen si matës suksesi për shumë këngëtarë.
Si pasojë, shikueshmeria e videove të publikuara është zvogëluar për rreth 2 miliardë klikime, njofton Huffington Post.
Ky veprim i ndërmarrë ditë më parë, ka goditur edhe këngëtarë të njohur të muzikës botërore, si Rihanna, Beyonce, Nicki Minaj, Kanye West e Justin Bieber.
Megjithatë, një hit i madh duket t'i ketë të gjitha klikimet reale. Videoklipi i PSY, "Gangnam Style", ka edhe më tutje shifrën prej më shumë se 1 miliardë klikimesh, që mbetet rekord në You Tube. /Indeksonline/

No comments:

Post a Comment