Friday, January 4, 2013

5 gjërat që vrasin seksin

Në një shoqëri krijohen imazhe të ndryshme seksuale, ajo që duket mjaft e çuditshme është që disa njerëz nuk kanë dëshirë për seks. Por ky është një problem mjaftë serioz. Shkaktojnë shumë vuajtje për partnerin tjetër, njerëzit të cilët janë të painteresuar për seks nuk janë në gjendje të identifikojnë arsyet e sakta për munngesën e dëshirës seksuale.
Këtu janë disa nga faktorët që mjekët mendojnë se janë arsyet për një indiferencë të tillë.
1. Stresi: Mjekët thonë se stresi mund të jetë një nga vrasësit më të fuqishëm të humorit në planeti. "Stresi i punës, stresi familjar, stresi i financave, stresi për provimet e fëmijëve, pavarësisht nga lloji i stresit që ju mund të keni, ajo ka tendencëne  njejtë për të gjithë dhe qon deri te kjo.''- thotë Dr Asha Sharma.  Dhe çfarë është më e keqe, ajo tenton të shfaqet deri në kohë  vërtetë të papërshtatshme në dhomën e gjumit tuaj. Pra, zgjidhja është që ju të diskutoni  me partnerin tuaj se çfarë po ju mërzit dhe të përpiqeni për të qetësuar veten. Në kohët e stresit, shoqëria është shumë më e rëndësishme se seksi dhe në qoftë se ajo fillon me shoqërinë, seksi mund ta paërcjellë mandej.
2. Ilaçet: Shumë mjekë kanë vënë re se kur njerëzit kanë një mjekim të fortë, si pjesë e trajtimit të tyre, ata e gjejnë të vështirë për tu ndezur. Ilaçe të tilla si ilaqet kundër depresionit, hipertensionet dhe madje edhe pilula kontraceptive kanë potencial për të ndërhyrë në jetën seksuale, zgjimit dhe orgazmës duke e  ulur epshin. Mënyra më e lehtë për t'u marrë me këtë problem është që të konsultoheni me mjekun tuaj në mënyrë që të gjeni se cilat medikamente apo kombinim i ilaçeve është duke e shkaktuar këtë problem.
3. Qëllimi i lidhjes: shpeshë çështjet e pazgjidhura dhe pashprehura në mardhënie mudn të bëjë që të bjerë dëshira për seks. Sidomos për gratë, problemet e komunikimit, zemërimi, çështjet e besimit, një ndjenjë e mungesës së lidhjes apo intimitetit mund të çojë në pasiguri të rënda që manifestohen  me ulje të seksit. Zgjidhjet janë të dukshme. Zgjidheni konfliktin.
4. Alkooli, duhani, droga: Të gjitha janë të dëmshme për shëndetin në disa mënyra, dhe mund të kenë  efekte të mëdha negative në jetën tuaj seksuale . Droga dhe cigarja mund të bëjnë kërdi me punët e brendshme të trupit duke rezultuar  ndër të tjera edhe në rënien e interesit për seks. Ky problem mund të zgjidhet duke i hedhë poshtë shprehitë e alkoolit, cigareve dhe drogës.
5. Anomalitë hormonale: Dr Asha Sharma beson se anomalitë në prodhimin e hormonit të luteinising (LH) mund të jetë një nga shkaqet e mungesës së dëshirës tek kënaqësitë e seksit në femra. Zhbalancimeve i hormoneve të tjera gjithashtu mund të çojë në epsh të reduktuar. Bisedoni me mjekun tuaj për të identifikuar problemin. Ilaçet dhe terapia mund të ndihmojë të kuroni këtë çekuilibër shumë lehtë./10minuta/

No comments:

Post a Comment