Friday, January 4, 2013

Haradinaj të jetë më modest!

Deputetja gjermane e Parlamentit Evropian, Doris Pack në intervistë për Radio Dukagjinin ka deklaruar se institucionet e Kosovës dhe udhëheqësit e tyre janë funksional dhe po e kryejnë punën e tyre mirë.
Sipas saj “vullneti” i AAK-së që të marr poste qeveritare është i palogjikshëm duke e pasur për bazë përqindjen e votave të tyre.
Eurodeputetja thotë se ky subjekt politik duhet të jetë më i durueshëm.
Duke folur për ambiciet e Haradinajt që të udhëheq me Qeverinë, ajo ka theksuar se i pari i AAK-së duhet të jetë më modest.
“Rasti i Haradinajt ka shkaktuar mjaft telashe por ka marr fund një herë e mirë. Mendoj se ai duhet të jetë më i durueshëm. Ai nuk duhet të besoj se është kosovari më i madh dhe më i mirë për të qenë kryeministër menjëherë pas daljes nga burgu. Është shumë më mirë që ai të jetë më modest. Kjo është ajo për çka kemi nevojë”, ka thënë Pack. /Dukagjini.com

No comments:

Post a Comment