Friday, January 4, 2013

Bashkimi i shqiptarve

Bashkimin e shqiptarëve nuk mund ta ndalë asnjë forcë. Kështu shprehet në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, veprimtari Adem Demaçi duke komentuar çështjen e bashkimit kombëtar.
“E shoh si një proces i ligjeve të jetës, i cili gjërat i çon përpara. Bashkimin e shqiptarëve nuk mund ta ndalë asnjë forcë. Bashkimi i shqiptarët do të dështonte vetëm sikur shtetet të cilat e copëtuan korpusin, trupin dhe territorin dhe kombin shqiptar, sikur të mbërrinin t’i eliminonin shqiptarët, atë nuk arritën ta eliminonin pavarësisht që kanë pasur deri diku sukses në zvogëlimin e numrit të shqiptarëve dhe vetë qëndresa e shqiptarëve mbijetesa e shqiptarëve, është faktori kryesor i cili me kalimin e kohës do t’i çojë në bashkimin kombëtar, po me anë të futjes në Bashkimn Evropian ku do të krijohet klima që ata të bashkohen pa e lënduar askënd, pa e shkelur askënd, dhe pa mundësinë që dikush ta pengojë një gjë të tillë sepse të gjithë do të jemi brenda BE-së, nën kulmin evropian dhe si të tillë shqiptarët s’do t’i ndalojë askush që shqiptarët të qarkullojnë lirisht, të punojnë lirisht, të krijojnë ide, të marrin kredi, të keni bashkëpunim edhe me njëri-tjetrin , po edhe nga bota tjetër që dëshiron të na ndihmojë”, ka thënë Demaçi.

Sa i perket dialogut me Serbinë ai shprehet se se sikur të ishte vetëm një bisedim që do të bëhej ndërmjet palës serbe dhe palës kosovare do të ishte skeptik, sepse serbët nuk kanë ndërmend të bëjnë ndonjë marrëveshje, ndonjë stabilizim, se nuk është qëllim i tyre të stabilizojnë, por të destabilizojnë. /radiostar/

No comments:

Post a Comment