Friday, January 4, 2013

Barcelona kërkon 7-vjeçarin shqiptar

Duket pak herë por ja që Barcelona ka filluar të kërkojë zëvendësuesin e Messit, e si duket atë e ka gjet mes shqiptarëve.
Ilir Sherifii, 7 vjeç, tashmë është në shënjestër të Barcelonës dhe shumë shpejt pritet të jetë pjesë e shkollës së saj.

Familja e Ilirit para dy javësh ka pranuar një ofertë nga agjentët e Barcelonës të cilët e kanë ndjekur për një kohë 7-vjeçarin i cili aktualisht jeton nëHamburg të Gjermanisë.

Ilir Sherifii i lindur më 24.05.2005 në Hamburg, është djali i Remzi Sherifit nga fshati Brodec i Tetovës. Ishte vetëm 4 vjeç kur nisi ushtrimet e para në Mümmelmannsberger Sportverein, edhe pse në klubet e sportit nuk pranohen fëmije poshtë 6 vjeç. Pak më vonë ai filloi trajnimin në klubin e St Paulit ku edhe aktualish gjendet. /radiostar/

No comments:

Post a Comment