Friday, January 4, 2013

Vildane Zeneli tash edhe shkrimtare

Vildane Zeneli ka bërë të ditur se profesioni i radhës në të cilin do të shohim atë është ai i poetes.Modelja kosovare, e cila jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së fundmi po e sprovon veten në shumë profesione.
Pasi korri sukses të madh me modelizëm, duke u bërë kështu edhe fytyra kryesore e kampanjës së Dr. Dre, i cili lancoi në treg “Beats by Dre”, pastaj në “Ford Models” ku punon si modele, e shumë suksese tjera, ajo vendosi të provojë edhe profesionin e këngëtares.
Dhe, pasi tashmë ka përgatitur albumin e saj debutues, në të cilin ka shumë bashkëpunime me emra të njohur të muzikës amerikane si Will. I. Am., Soulja Boy e shumë tjerë, ajo ka vendosur të provojë edhe një aspekt tjetër kreativ të saj.
Bukuroshja ka filluar të shkruajë një libër, për të cilin ende nuk ka bërë publik se si do të titullohet apo se për çfarë bëhet fjalë, por thotë se është një eksperiencë jetësore për të. /Telegrafi/

No comments:

Post a Comment