Friday, January 4, 2013

Mbyllet banka me e vjeter zvicerane

Banka më e vjetër në Zvicër Wegelin do të mbyllet pasi pranoi fajësinë te gjyqi në New York që e kishte akuzuar se kishte ndihmuar amerikanët të evitonin pagimin e tatimit.
Banka Wegelin, e themeluar në vitin 1741, ka pranuar t’iu paguajë autoriteteve amerikane 57,8 milionë dollarë. Në kumtesë theksohet se pas kësaj pagese banka do të pushojë afarizmin.
Banka ka pranuar se më shumë se 100 shtetas amerikanë përmes saj kishin fshehur 1.2 miliard dollarë shërbim tatimore.tung.ch

No comments:

Post a Comment