Saturday, January 5, 2013

Lady Gaga, dhurata për viktimën e Marylandit

Pop-ylli Lady Gaga i ka dhënë bileta dhe një përmbledhje dhuratash një adhuruesi të saj për koncert, pasi kishte mësuar se ai ishte plagosur nga të shtënat e sulmuesit në shkollën e Maryland gjatë vitit të kaluar.

Sulmuesi, Robert Wayne Gladden Jr, kishe hapur zjarr në një kafene të shkollës Baltimore`s Perry Hall, duke plagosur edhe Daniel Borowyn.

Super adhuruesi 17-vjeçar, që ka sindromën Down, është shëruar shpejt dhe historia e tij ka nxitur Gagan që t`i dërgonte atij një numër të madh të dhuratave, duke përfshirë një autograf dhe bileta për njërin nga koncertet e saja të ardhshme.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, babai i tij, Milton Borowy, ka falënderuar të gjitha ata që janë lutur për jetën e Danielit.

“Pas gjithë këtyre gjërave që kemi kaluar prisja momenti e duhur të ndaj me ju edhe një informacion shumë të mirë. Me këtë dua të tregoj se ai ka pranuar një dhuratë nga Lady Gaga”, ka thënë ai. “Është shumë e bukur që dikush në pozitën e saj të bëjë një të panjohur të lumtur. Dhurata përfshin fanella, CD dhe një mesazh të nënshkruar për Danny, një fotografi dhe dy bileta në ulëset e para në koncertin e saj të ardhshëm. Është gjë e madhe ta shohim atë të buzëqeshur. Faleminderit Lady Gaga”.

Lajmi vjen 20 ditë pasi Adam Lanza masakroi 20 fëmijë dhe gjashtë anëtarë të personelit të shkollës fillore të Sandy Hook në Newtown të Connecticut, dhe më pas vrau edhe veten.koha.net

Dyshemeja prej qindarkash!

Dukej si alternativë më krijuese për të shtruar dyshemenë e Galerisë së saj të re, Mel Angst, të quajtur “Artisan Tatoo and Coffee Gallery”, në Pensilvani. Duke përdorur 250 000 qindarka, Angst dhe grupi i saj i punës shpenzuan më shumë se 300 orë për të vendosur në vendin e vetë çdo qindarkë. Rezultati: krijimi i jep galerisë një pamje të veçantë, nivel të lartë artistik dhe shumë sharm dhe si bonus shtesë, Angst arriti të kursente ca dollarë me këtë zgjedhje.Vetë artistja shprehet: “Zbulova që shkon shumë më lirë t’i ngjis qindarkat në dysheme se sa të blej pllaka”. I gjithë projekti kushtoi rreth 2500 $, sipas Angst dhe sipas llogarive asnjë pllakë nuk do të kushtonte më lirë se aq, mbi të gjitha nuk do të ishin aq të bukura sa fytyra e Abraham Linkolnit.Por çmimi nuk ishte i vetmi problem, problemi qëndronte në gjetjen e personave që do të bënin këtë punë. Duhej një grup vullnetarësh që të punonin 10 deri në 16 orë në ditë për 3 javë rresht. Për njerëzit që punuan në mënyrë vullnetare nё shtrimin e dyshemesë, Angst iu bëri dhuratë nga një tatuazh.
arenashqip.com

Mos flini me qen apo mace, do sëmureni keq!

Qentë dhe macet? Mbajini larg nga shtrati juaj. Kjo pasi, ekspertët kanë paralajmëruar se edhe pse kanë një prani pozitive në jetën tonë, ato mund të jetë burim i vërtetë infeksioni dhe sëmundjesh, nëse nuk merrni masat e duhura. Në fakt, sipas hulumtimit të kryer së fundmi nga Universiteti i Kalifornisë, janë disa infeksione apo sëmundje serioze që qentë dhe macet mund të transmetojnë tek njerëzit nëse ata ndajnë të njëjtin shtrat me ta. Kështu, studiuesit e Kalifornisë, përmendin rreth kësaj raste të ndryshme, si ai i një fëmije 10-vjeçar në Arizona, të cilit iu infektua keqazi një plagë pasi fjeti me qenin. Ndërsa një grua angleze, u sëmur me meningjit nga qeni i saj. Sikundër, edhe një çift është infektuar me MRSA (sëmundjen e shkaktuar nga stafilokoku), në mënyrë të përsëritur, për shkak të pranisë së vazhdueshme të qenit nën çarçafët e tyre. Por kjo nuk mbaron këtu. Lista e hartuar nga studiuesit, përfshin gjithashtu sëmundje të tilla si qerja (një lloj kërpudhe), sëmundje inflamatore, sëmundje zorrësh, ose edhe rënia e dukshme e flokëve./arenashqip.com/

Çaji kamomil dhe limoni kundër djersitjes!

Gjatë muajve të verës, djersitja është dukuri e shpeshtë dhe normale, e cila s’mund të parandalohet. Megjithatë ekzistojnë disa metoda se si ta zbusni djersitjen në mënyrë natyrale.Mjafton të zieni një çaj nga kamomili dhe në të të shtrydhni gjysmë limoni dhe të hidhni pak sheqer. Çajin e përgatitur në këtë mënyrë pini çdo natë para se të flini.Kur bëhet fjalë për grim, djersitja mund të shkaktojë shpërndarje të pakëndshme të grimit dhe zhdukjen e tij. Gjatë periudhës së nxehtësisë së madhe më së miri është të pushoni pak dhe t’i ikni grimit.Mund të përdorni pak tush rezistentë ndaj ujit dhe balsam për buzë, e gjithsesi ikni hijeve dhe buzëkuqeve.arenashqip.com

Dhurata Ahmetaj! Premierë- Unë ate e du(video)

Dhurata Ahmetaj ka lansuar këngën më të re të saj ''Unë ate e du'' në kanalin Youtube. Së shpejti kësaj kënge do ja realizojë edhe videoklipin. Dhurata është nën menaxhimin e Bleros, është ai i cili mirret me projektet dhe karrierën e Dhuratës./10minuta/


Mehmet Ali Pasha tërheq vëmendjen e arabëve

Udhëheqësi i Egjiptit me origjinë shqiptare ishte i dyti më i lexuari në “Wikipedia”

Mehmet Ali Pasha, shqiptari i cili u bë mbret i Egjiptit dhe që konsiderohet nga shumë si themeluesi modern i këtij shteti, duket se ka tërhequr së fundmi vëmendjen e së gjithë botës arabe, e cila është zënë në zgripin e tranzicionit në Egjipt dhe kërkimit për një model të mirë. Sipas një studimi të kryer, lexuesit e enciklopedisë popullore në internet “Wikipedia” në gjuhën arabe, kanë lexuar para së gjithash artikullin mbi përmbysjen e regjimit të Hosni Mubarakut në vitin 2012 dhe në vend të dytë për nga numri i leximeve, është renditur pikërisht artikulli për Mehmet Ali Pashën. Studimi i “Wikipedia”-s u krye nga inxhinieri suedez Johan Gunnarsson, si pjesë e projektit “Wikitrends”. Artikujt më të lexuar në “Wikipedia” në disa gjuhë të rëndësishme u renditën nga më i vizituari deri te më pak i vizituari. Gjuha shqipe nuk është në listën e renditur.
Studimi vëren dallime të stërmëdha në interesat e popujve të ndryshëm. Anglishtfolësit këtë vit kanë lexuar artikullin e “Wikipedia”-s për “Facebook” më shumë se çdo gjë tjetër, ndërsa japonezët kanë lexuar artikullin për një aktore porno.
Hua Shan, mali kinez që konsiderohet si shtegu më i rrezikshëm në botë për ecje në mal, ishte në krye të leximeve të artikujve në gjuhën holandeze.
Renditjet e kërkimit zakonisht tregojnë edhe interesat realë të popullatës. Në gjuhën perse, artikujt më të lexuar ishin ato për Iranin dhe për Teheranin, por edhe artikuj mbi seksin, rrethprerjen femërore dhe homoseksualitetin ishin në listën e dhjetë faqeve më të lexuara të republikës islamike. Në gjuhën arabe, artikulli kryesor për Egjiptin zuri vendin e parë pasuar nga ai për Mehmet Ali Pashën. Ai ishte komandanti i ushtrisë osmane, i cili u bë sundimtar i Egjiptit më 1805 dhe nga shumë konsiderohet si “themeluesi” i shtetit modern.
Shqiptarët kanë qeverisur në emër të Perandorisë Osmane pjesë të mëdha të Afrikës së Veriut, përfshirë Egjiptin, Libinë e sotme, Sirinë e rajone të tjera, por Mehmet Ali Pasha konsiderohet veçmas të tjerëve, për shkak se modernizoi ekonominë dhe ndërtoi një flotë detare të konsiderueshme. Ai e filloi karrierën si një bylykbash, (taksambledhës) dhe e fuqizoi shtetin e Egjiptit përmes krijimit të një monopoli ekonomik, ku fillimisht vendosi taksa qëllimisht të larta, gjë që solli konfiskimin e tokës private dhe detyrimin e fshatarëve të shisnin prodhimet e veta te shteti. Kjo i dha mundësi shtetit të rishesë prodhimet e fshatarëve në tregun e brendshëm dhe ndërkombëtar, duke krijuar një buxhet të konsiderueshëm që shërbeu për reformimin e ushtrisë dhe ndërtimin e infrastrukturës. Brenda tri dekadash, ai arriti të ndërtojë një industri të rëndësishme në Egjipt dhe u kthye në problem për Britaninë e Madhe, e cila krijoi një aleancë ndërkombëtare dhe e shpartalloi flotën egjiptiane gjatë luftës për pavarësinë e Greqisë. Ai njihet edhe si personi që dërgoi shumë egjiptianë për shkollë në Europë, gjë që i dha themelin një lëvizjeje letrare në këtë vend.
Bota arabe është aktualisht në kërkim të një shembulli për të ndjekur pas rrëzimit të diktaturave laike në shumë vende, ku alternativat përfshijnë krijimin e shteteve islamike kundrejt krijimit të demokracive të bazuara tek ekonomia e tregut.arenashqip.com

Bosnje, motrat takohen pas 72 vitesh falë facebook-ut!

SARAJEVË- Dy motra boshnjake, të cilat kishin humbur kontaktet para 72 vitesh, u takuan për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore, falë “Facebook”-ut, edhe pse ato kishin jetuar gjatë gjithë kësaj kohë vetëm 200 kilometra larg nga njëra-tjetra, bënë të ditur sot burime mediatike vendase.
“Hedija Taliç, 82 vjeç dhe motra e saj Tanija Deliç, 88 vjeç, u takuan pak ditë më parë për herë të parë që nga viti 1941″, theksuan burimet mediatike vendase.
Taliç, e cila ishte 11 vjeçe në atë kohë dhe mbante mbiemrin e familjes Budimliç, humbi kur familja e saj u largua nga vendlindja në veriperëndim të Bosnjës në fillim të Luftës së Dytë Botërore.
“Pas luftës, më tregonin se familja ime ishte vrarë, të tjerë më tregonin se kishte shkuar në SHBA. I humba të gjitha shpresat”, deklaroi ajo për mediat.
Më pas, ajo u zhvendos në rajonin e Tuzlës, në verilindje të vendit, ndërsa motra e saj jetonte në veriperëndim të Bosnjës, rreth 200 kilometra larg saj. Të dy motrat u takuan falë “Facebook”-ut./BalkanWeb

Biçikleta e zhdukur 50 vjet më parë, e kish “ngrënë” druri

Washington, 5 janar – 50 vjet më parë në Washington një fëmijë la biçikletën e tij pranë një druri dhe shkoi për të luajtur me bashkëmoshatarët. Kur u kthye nuk e gjeti më atë.
Sot, 50 vite më vonë biçikleta u rishfaq “e gëlltitur” nga një dru, duke u shndërruar në një vepër arti që vetëm nëna natyrë di të krijojë. Imazhet e biçikletës në mes të trungut të drurit u shfaqën thuajse një vit më parë në gazetën lokale “Discover Washington State”, që atëherë shkruante se Helen Puz, 99 vjeç mbeti e habitur kur i pa dhe rrëfeu se bëhej fjalë për biçikletën e humbur në vitin e largët 1954 të djalit të saj Don, transmeton TCH.
Në atë vit, rrëfen e moshuara, më vdiq bashkëshorti, fqinjët dhe komuniteti na ndihmuan me dhurata, mes tyre edhe biçikleta për djalin tim.

 Aktualisht imazhet po bëjnë xhiron në internet dhe janë shndërruar në burim frymëzimi për një dokumentar në një televizion japonez, ndërsa vendi po vizitohet nga qindra persona për ta parë nga afër atë./arena.com/

Film për Hillary Clinton

Sekretarja amerikane Shtetit, Hillary Clinton, do të jetë tema kryesore e filmit që do të mbajë emrin “Rodham”.Skenari tashmë ka përfunduar, ndërsa flet rreth jetës së 65-vjeçares nga momenti kur burri i saj, Bill Clinton, ishte president i SHBA-ve.
Në film fokusohet “lufta” në mes të ambicieve të saj si politikane dhe lidhjes me Billin.
Hillary Clinton javën më parë u hospitalizua në New York për shkak të një trombi gjaku që u zbulua në afërsi të trurit të saj. Pas trajtimit të suksesshëm, ajo është lëshuar në shtëpi, ndërsa karrierën politike do ta vazhdojë nga java e ardhshme. /Telegrafi/

''Big Brother Albania'' fillon ne shkurt

Edicioni i ri i “Big Brother Albania”, pritet të fillojë në muajin shkurt, me një formulë të re, që vjen për herë të parë në historinë e këtij reality show.
Ky do të jetë “Big Brother”-i i sekreteve dhe ata që do të futen në shtëpi do të kenë me vete secili nga një sekret shumë të rëndësishëm që lidhet me jetën e tyre dhe që nuk e kanë thënë kurrë më parë. Gjatë qëndrimit në shtëpi, detyrat kryesore për çdo banor do të jenë dy: të ruajnë sa më gjatë sekretin e tyre dhe të zbulojnë sa më shpejt sekretin e tjetrit. Këto detyra do të merren seriozisht nga konkurrentët dhe do të jenë në vëmendjen e tyre gjatë gjithë kohës. Në çdo moment ata duhet të jenë të kujdesshëm në të folur apo në veprime për të mos zbuluar se çfarë fshehin, dhe njëherësh duhet të jenë vigjilentë e të studiojnë të tjerët në çdo moment që të zbulojnë sekretin e tyre. Këto detyra janë të rëndësishme, sepse prej tyre varen qëndrimi në shtëpi dhe buxheti personal që do të mund të fitojë secili.
Përpos çmimit kryesor, banorët do të kenë mundësinë të dalin nga loja me para të fituara në bazë të zbulimeve që do të bëjnë, shkruan “Gazeta Shqiptare”. Zbulimi i një sekreti e penalizon konkurrentin që zbulohet, duke e përjashtuar menjëherë nga loja dhe i jep mundësinë zbuluesit që të fitojë para ose mundësinë për të qëndruar më gjatë. Duket e komplikuar, por për këtë do të ndërtohet një formulë që do t’i shpjegohet herë pas here shikuesve në mënyrë që publiku të jetë sa më i qartë.
Vendimi në fund do të jetë gjithmonë në dorën e publikut. Por kjo lloj formule e re do të bëjë që të gjithë banorët të kenë një qëllim të caktuar, një mundësi përfitimi: të ndjejnë gjatë gjithë kohës rrezikun nga njëri-tjetri dhe të përqendrohen tek një mision i caktuar.
Prezantuese e show-t edhe gjatë këtij viti do të jetë Arbana Osmani, e cila ka deshmuar me vite se i shkon shumë për shtat këtij formati.tung.ch

Mirsa e nisë me vrull 2013-ën

Këngëtarja, Mirsa Kërqeli, ka vendosur që këtë vit të jetë më aktive në skenën muzikore, mbase gjatë vitit që e lëmë pas ajo nuk është dukur aq shumë në skenë.
Tani në këtë fillimvit ajo ka nisur punën për disa projekte të reja muzikore të cilat do t’i plasojë gjatë këtyre muajve. Aktualisht ajo ka realizuar dy këngë të reja, të cilat janë duete me Eltonin dhe Granitin.
“Sapo kemi realizuar dy këngë duete, njëra titullohet ‘Hajde Ti’, ndërsa kënga tjetër pritet të emërohet gjatë këtyre ditëve. Dhe menjëherë këngët do të plasohen në treg”, ka thënë ajo për “Zëri”.
Njëra këngë është e realizuar nga vetë Graniti, ndërsa dueti me Eltonin është përgatitur nga Florent Boshnjaku.
Mirsa ka vendosur që duetin me Eltonin ta plasoj bashkë me videoklip të përgatitur nga “Urban Graphics”. Ajo më vonë pritet të lansojë edhe një album ‘live’ si dhe dy këngë tjera.dukagjini.com

Udhëtim luksoz me trenin e Titos

Treni qe mund ta shikoni në video, njëherë e një kohë ka kryer transferimin e monarkëve dhe liderëve botërorë. Por tani pushuesit të etur për të mësuar diçka më shumë për historinë e ish-Jugosllavisë mund të marrin një vagon të ish-Presidentit Tito dhe të bëjë një udhëtim luksoz, pasi treni i Titos është gjithë luks.
Një agjenci udhëtimesh në Mal të Zi u mundëson njerëzve të bëjnë pushime në zonën e quajtur “Blue Train”(fotoja është e kësaj zone), e cila është ndërtuar në vitin 1959, posaçërisht për Titon, i cili sundoi Jugosllavinë nga vitet 1945-1980. Sipas njohësve të trenit dhe të apasionuarit pas udhëtimeve, treni është një nga më luksozët në botë, shkruan "Balkan Insight".
Tani udhëtarëve u mundësohet që të bëjnë një udhëtim 12 orësh, ku do të eksplorojnë gjurmët e Titos, bisedat e tij, drekat, darkat etj. Udhëtimi nis në orën  07:00 nga Beogradi, deri në mbërritjen e në Tivar, në Mal të Zi, në 19:00. Ekskursioni është e kombinuar me një qëndrim të shkurtër në Beograd dhe një qëndrim më të gjatë në bregdetin malazez të Adriatikut.
Ish-Presidenti Josif Tito mund të këtë bërë shumë të këqija, por gjerat që ai ka lënë pas janë ende komplekse dhe ka shumë nostalgji për atë, në disa nga vendet trashëgimtare të Jugosllavisë, ku sundimi i tij mbahet mend si një kohë të paqes dhe të luftës.
/Shekulli Online/


Fansi i Madonnas dënohet me tre vjet me kusht

Një fans i Madonnas që ishte arrestuar jashtë apartamentit të saj në vitin 2010 është dënuar me tre vjet me kusht.

Ish-zjarrfikësi, Rober Linhart, kishe shkruar fjalë dashurie me sprej në posterët me fotografinë e Madonnas afër apartamentit të saj në shtator të vitit 2010, para se të kthehej përsëri pas disa ditësh. Ai ishte arrestuar nga policia dhe ishte akuzuar për rezistim gjatë arrestimit.

Në një seancë gjyqësore, Linhart është dënuar të enjten nga juria duke ia shqiptuar atij dënimin me tre vjet me kusht dhe detyrimin që të ndjekë ligjëratat për menaxhimin e zemërimit./koha.net/

Bradley Cooper dhe Zoe Saldana nuk janë më bashkë

Yjet e Hollywoodit, Bradly Cooper dhe Zoe Saldana, raportohet se i kanë dhënë fund romancës së tyre për herë të dytë.

Çifti, siç është raportuar, kanë ndarë rrugët e tyre para Krishtlindjeve, të cilën fillimisht është menduar se do ta festonin së bashku.

Përfundimi i marrëdhënies besohet se ka ardhur pas angazhimeve të shumta të Cooper me filmin e tij të nominuar për “Oscar”, “Silver Linings Playbook”.

Sipas një burimi thuhet që Zoe kishte planifikuar që t`i kalonte pushimet me Bradley dhe familjen e tij në Evropë.

“Ata planifikonin që të shkonin në Paris, por nuk funksionuan gjërat midis tyre. Zoe kaloi festat e fundvitit me shoqërinë në Miami”, ka thënë burimi.

Çifti ishte duke u takuar për tre muaj pas ndarjes në muajin mars dhe ribashkimit  të tyre në shtator. /koha.net/

Si të jetë fëmija i lidhur me shkollën?

Prindërit duhet t’i inkurajojnë fëmijët që ata të flasin hapur me ta si dhe pa pasur frikë të japin idetë e tyre, nevojat apo frikën që e kanë para mësimdhënësve, pedagogëve dhe të gjithë të tjerëve që punojnë në shkollë.
Prindërit duhet të kuptojnë se çfarë pritet në shkollë që fëmija të mësojë dhe si duhet të sillet fëmija. Kjo do të thotë se prindërit duhet të bisedojnë me mësimdhënësit, që rregullisht të shkojnë në mbledhjet e prindërve dhe t’i lexojnë materialet të cilat eventualisht ua dërgojnë nga shkolla. Kur prindërit e kuptojnë këtë, përmbushni edhe ju ato pritje – ia sqaroni fëmijës se pse është e rëndësishme që të arrihet ajo që pritet nga ai të arrihet.
I ndihmoni fëmijët gjatë bërjes së detyrave të shtëpisë dhe i tregoni se si ta shfrytëzojë kohën që ka në dispozicion në mënyrën më të mirë të mundshme. Prindërit duhet të kujdesen që fëmija t’i ketë të gjitha pajisjet që i nevojiten për punë – librat, materialet tjera dhe një kënd i qetë për të mësuar. Inkurajoni fëmijën që t’i ndihmojë të rriturve – në shtëpi, shkollë apo në bashkësinë e gjerë – për shembull, që të bëj punët e lehta të shtëpisë, që të jetë bashkëpunëtorë në bibliotekë, t’i ndihmojë nxënësit më të vegjël në mësime.
Prindërit duhet të shkojnë rregullisht tek mësimdhënësi që të bisedojnë rreth notave dhe sjelljen e fëmijës së tij. Prindërit duhet t’i sugjerojnë mësimdhënësve ndryshime të thjeshta me të cilat ambienti në shkollë mund të bëhet më i këndshëm – kjo mund të jetë një ekspozitë e vizatimeve të fëmijëve, apo mundësia që familjet së bashku të shfrytëzojnë sallën për edukim fizik kur ka termin të lirë./zeri.info/

Bëni vaksinën antigrip

Rënia e temperaturave ka rritur numrin e të sëmurëve me virozët e stinës. Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se këto ditë ka pasur një fluks të pacientëve në qendrat spitalore. 12 mijë raste të reja gjatë një jave kanë marrë shërbimin mjekësor pranë qendrave spitalore. Ky numër është i ulët krahasuar me një vit më parë, e megjithatë ISHP bën thirrje për të bërë vaksinën antigrip.  Nga rastet e paraqitura te mjeku rezulton se dominojnë të sëmurët me infeksione respiratore, qoftë të infeksione respiratore të poshtme qoftë të sipërme. Gjithsej janë 11 170 raste që kanë këtë diagnozë.
Një problem i hasur gjatë vizitave te mjeku është dhe diarreja. 900 raste me diarre janë të regjistruara nga Instituti i Shëndetit Publik.
Strukturat shëndetësore apelojnë për bërjen e vaksinës antigrip, në mënyrë të veçantë ata persona që vuajnë nga sëmundje kronike, që kanë imunitet të dobët si fëmijët, të moshuarit dhe gratë shtatzëna. Sipas mjekëve kjo është mënyra për të shpëtuar nga virozët e stinës. Vaksinat mund të bëhen pranë qendrave shëndetësore.
Mjekët këshillojnë gjithashtu përdorim me kriter të antibiotikëve, vetëm sipas përshkrimeve nga mjeku. Që në shfaqjen e shenjave të para të gripit, vetë të prekurit mund të përdorin ilaçe që shërbejnë për këtë periudhë të tilla si paracetamoli, apo bustinat të cilat shkrihen në ujë përpara se të pihen. Mund të përdoren tri të tilla gjatë një dite. Është e rëndësishme që një të konsumohet në darkë në mënyrë që gjumi të bëhet i qetë.
Gjithashtu rekomandohet përdorimi i lëngjeve, frutave dhe çajrave të shumëllojshme me prejardhje bimore, që japin efekte lehtësuese në rrugët e frymëmarrjes dhe në fyt dhe që kanë efekt zbutës të kollës. Po ashtu qëndrimi në ambiente të ngrohta dhe konsumi i suprave të ngrohta. Zarzavatet nuk mund të mungojnë në tavolinë gjatë kësaj periudhe.
Agjencia e Shërbimit Rajonal bën me dije se vetëm gjatë një dite janë bërë 50 vizita të cilat janë diagnostikuar me virozë ose kanë qenë të sëmurë kronikë, kjo nuk ka pasur të bëjë me festat e fundvitit.
Vitin e kaluar rastet ishin më të shumta në numër, por kjo nuk do të thotë që situata duhet neglizhuar, përkundrazi vetë qytetarët duhet të tregohen më të kujdesshëm dhe të mos ekspozohen ndaj gripit dhe virozëve të stinës.
Qepa lufton gripin
Një qepë në ditë mban larg sëmundjet dhe në periudhë virozësh lufton gripin, prandaj më e mira është që ta marrim atë në formën që i humbet sa më pak vlerat ushqyese. Në gatime qepa ndryshon shijen dhe vlerën ushqyese. Një qepë e prerë humb një pjesë të lëngut dhe aromën.
Ka nga ata që e konsumojnë të gjallë për shoqëruar gjellra të ndryshme. Disa amvisa e shmangin përdorimin e saj për arsye banale, ngaqë u lotojnë sytë ose ngaqë mbajnë erë duart.
Por vlerat ushqyese janë të njohura që në nga mjekësia e lashtë. E pasur me proteina, kalcium, magnez, vitamina B1, B3, B6, B9, E etj, ajo është në gjendje të luftojë gripin dhe të ndikojë pozitivisht në zgjerimin e venave të gjakut. Është ilaç për nervat dhe për plagët e lehta të cilave nëse u vendoset qep përsipër shërohen shpejt. Gjethet e qepës së njomë përmbajnë proteina, sheqer, vitaminë A dhe C.
Era karakteristike e qepës i detyrohet vajit eterik që ka përmbajtje squfuri.
Qepa ndihmon shumë tretjen, pasi vepron për lirimin e acidi klorhidrik në stomak.
Prania e këtij acidi luan rol në zhdukjen e baktereve të dëmshme, që hyjnë në stomak bashkë me ushqimin. Vaji eterik i qepës shkatërron sekrecionet helmuese të baktereve. Në mungesë të antibiotikëve, mënjanon infeksionet për pak kohë. Përdorimi i qepës së gjallë pastron sistemin e frymëmarrjes. Ka veti kuruese për astmën si dhe bën mirë të përdoret nga ata që vuajnë nga sistemi nervor.
Qepa e kuqe ndihmon për të parandaluar osteoporozën për shkak të përmbajtjes së lartë të kuercetinit, një familjes antioksidantësh me efekt të lartë.
Ndikon gjithashtu në çlirimin e akumulimit të parregullt të lëngjeve në organizëm, zakonisht në bark.
Mos e përdorni qepën në rast se keni ndërmend të dilni nga shtëpia. Përdoreni atë në vaktin e darkës. Edhe në këtë rast mirë është që për të shmangur erën e qepës nga fryma jua, përtypni pak majdanoz ose nenexhik.
Për të hequr erën e qepëve nga duart kur e ke i përdorur atë në gatim, mjafton të përdorni lëng limoni.shekulli.com

U vjedh prindërve 4 milionë lekë dhe 88 mijë franga për t'i blerë makinë të dashurit

Një 17-vjeçare ka mundur t’ju vjedh prindërve të saj 4 milionë lekë të reja dhe 88 mijë franga zvicerane për të siguruar një jetesë më të mirë me partnerin që bashkëjetonte.  Policia e Durrësit ka arritur të zbardhë skemën e vjedhjes së lekëve nga banesa e familjes Buziu nga vajza e tyre Fatma. 
Dy ditë më parë kryefamiljari ka bërë denoncimin për zhdukjen e plot 4 milionë lekëve të reja dhe 88 mijë franga zvicerane, të cilat e motra, rezidente në Zvicër ia kishte dërguar për t’i ruajtur. Pas hetimeve policia zbulon  se vjedhja ishte kryer pikërisht nga vajza e familjes, Fatma Buziu, 17 vjeçe . 
E gjithë skema e vjedhjes së parave është shënuar brenda 6 muajsh Korrik- dhjetor 2012. Vajza 17 -vjeçare bashkëjetonte me një shok të sajin dhe në shtëpinë e prindërve shkonte për t’i ndihmuar në punët e shtëpisë. Vajza mesa duket kishte zbuluar vendin ku i ati linte lekët e së motrës dhe herë pas here nxirrte nga një shumë të mirë parash dhe franga zvicerane jashtë.  
Ndërkohë që nga prindërit është vënë re se çifti i ri kishte përmirësuar nivelin e jetesës më shumë se sa të ardhurat që ata mund të siguronin. Kjo ka bërë që babai të dyshonte dhe të përmendte dhe emrin e vajzës dhe të djalit që bashkëjetonte në polici. Më pas forcat blu zbuluan skemën e vjedhjes me anë të mashtrimit dhe kanë ndaluar 17-vjeçaren.
Policia ka zbuluar se 17-vjeçarja paratë e grabitura i ka përdorur për t’i blerë të dashurit makinë dhe për të festuar ndërrimin e viteve. Babai i saj thotë se paratë ishin të motrës së tij emigrante në Zvicër, e cila ia dërgonte atij paratë për t’i ruajtur. Nga shumë e grabitur prej 4 milionë lekë dhe 88 mijë franga, në momentin e arrestimit asaj i janë gjetur vetëm 600 mijë lekë duke thënë se të tjera i kishte shpenzuar.
  /Shekulli Online/

Tjetër masakër në SHBA, katër të vrarë

SHBA - Një person i armatosur ka vrarë tre persona në një shtëpi në Aurora, Kolorado. I armatosuri është vrarë nga oficerët e policisë, raporton “Denver 9 News.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit me orën lokale. Policia ka mbajtur të bllokuar në shtëpi për rreth gjashtë orë të armatosurin. Oficerët kanë tentuar të negociojnë me të me megafon. Pas dështimit të negociatave policia ka hyrë me forcë në banesë. 
Ende nuk bëhet i ditur emri i viktimës dhe mosha e tij. Shumë shtëpi pranë vendngjarjes u evakuuan. Në korrik të vitit të kaluar në Aurora ndodhi një masakër në një kinema ku mbetën të vrarë 12 persona.
Washington Post raporton se tre persona ishin vrarë para se policia të mbërrinte në vendngjarje ndërsa një i pestë ka mundur t’i mbijetojë sulmit me armë. Ndërsa i armatosuri ka mbetur i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me oficerët e policisë.
/Shekulli Online/

Behxhet Pacolli do ndërtojë stadiumin e Interit

Selim Pacolli, kreu i Mabetex, shtypi shqiptar ka edhe një herë theksoi se stadiumi Inter - Takimi pas me Moratti - gjithçka është e mundur:. "Ne kemi bërë tashmë shumë vepra të rëndësishme Pra, stadiumi do të jetë e realizueshme Inter '. do të shihni, ne jemi në diskutimet fillestare "
Stadiumi i ri i Interit do të ndërtohet nga firmat e Behxhet Pacollit. Selim Pacolli, vëllai i Behxhet Pacolli dhe kreu i kompanisë “Mabetex”, ka bërë të ditur se kanë nisur diskutimet me presidentin e Interit, Masimo Morati.
Fakti se zv.kryeministri i Kosovës ka miqësi me presidentin e Interit mund të jetë përcaktuese në përzgjedhjen e projektit fitues.
“Behxhet Pacolli është mik me presidentin e Interit Massimo Moratti, dhe faktikisht mund të jetë edhe kjo njëra prej interesave dhe referencave që ta fitojmë këtë projekt”, ka thënë Selim Pacolli.
Projekti i paraqitur nga kompania kosovare parashikon një impiant me 66 mijë vende me kosto 550 milionë euro. Modeli do të bazohet në stadiumet më moderne angleze./shekulli.com/

Ja si duket një ari i uritur

Ky është momenti tmerrues i takimit të një arushe polare të uritur me një kameraman të BBC-së në Polin e Veriut ku ndodhej për të xhiruar një dokumentar për jetën e egër.

Kafsha e uritur sulmoi kafazin e qelqtë nga ku po filmohej për më shumë se 40 minuta me shpresën se do të gjente një pikë të dobët për të mbërritur tek preja e tij.

Kameramani Gordon Buchanan tregohet gjakftohtë brenda kutisë së sigurisë, e njëjtë me ato të përdorura nën oqean për t’u mbrojtur nga sulmet e peshkaqenëve.

Filmimi është pjesë e ekspeditës 12-mujore të kameramanit Buchanan dhe stafit të tij në përpjekje për të dokumentuar nga afër jetën e një familje të arinjve polarë. Objektivi i tij është familja e arushës që e sulmoi që e ka pagëzuar me emrin Lyra ndërsa dy fëmijët e familjes së saj i ka pagëzuar me emrat Miki dhe Luca. top-chanel.tv



E dashura 27 vjet me e vogel e Pirro Cakos: Dua nje femije me te

Lidhja e saj me këngëtarin Pirro Çako bëri bujë një vit më parë, duke qenë se ajo është plot 27 vjet më e vogël se ai. Por, 21-vjeçarja Sisi Ujka nuk ndalet këtu. Siç shkruan Panorama Plus, studentja e Shkencave Politike ka deklaruar se kërkon një fëmijë nga Pirro gjatë këtij viti.
Aktualisht ata jetojnë së bashku në apartamentin e këngëtarit në Tiranë, ndërkohë që mësohet se albumi i fundit i këtij të fundit, që titullohet “Ashensor”, i kushtohet pikërisht Sisit.
Pas publikimit të këngës, Sisi duke postuar klipin “Ashensor” në profilin e saj në Facebook, i drejtohet Pirros me fjalët: “Faleminderit për këto fjalë kaq të bukura, zemër!”, duke njoftuar miqtë e saj se kënga e tij e fundit i dedikohet asaj, një dhuratë për lidhjen e tyre që e kanë kurorëzuar me bashkëjetesë në shtëpinë e Pirros në Tiranë.tung.ch

Blerim Destani naten Vitit te Ri e kaloj me Liberta Spahiun dhe Angela Martini

Aktori kalon natën në vilën e tij me ish-in Angela Martini dhe të dashurën Liberta Spahiu.
Pasi ka blerë një vilë luksoze në një nga lagjet elitare të Dubait, aktori i njohur Blerim Destani qëndrimin e parë në këtë resort të njohur e ka bërë me miqtë e tij më të ngushtë dhe disa familjarë.
Me këtë rast, për të festuar natën e ndërrimit të viteve, në vilën e tij ai kishte ftuar të festonin bashkë të dashurën e tij të re, modelen dhe prezantuesen e njohur kosovare, Liberta Spahiu, e cila bëri bujë për një set fotografish ku pozonte si lesbike, në krahët e një femre tjetër, transmeton panorama.
Ato foto në fakt ishin thjesht një truk artistik për të tërhequr vëmendjen, pasi Liberta, e cila është shfaqur krah Blerimit duke festuar kështu edhe ndërrimin e viteve në Dubai, është e dashuruar me të./tung.ch/

Kërkojnë të zhdukurin – ai dy ditë me femër në shtrat

Një djalosh “i mamit”, të cilin e ëma e kishte lajmëruar në polici si të humbur që nga nata e ndërrimit të moteve, është lajmëruar shëndosh e gjallë dy ditë pas festës – duke pranuar se gjatë kësaj kohe kishte qëndruar në shtratin e një femre, të cilën e kishte njoftuar gjatë natës festive.
Policia ishte vënë në kërkim të  djaloshit 20-vjeçar, Dale Rowlinson-Bates, me profesion fotograf, pasi e ëma e tij kishte lëshuar alarm për zhdukjen e tij.
Ai ka qenë duke festuar në Birmingham deri në orët e para të mëngjesit të datës 1 janar, dhe më pastaj ishte ndarë nga shokët e tij për të kaluar kohë me femrën që sapo e kishte takuar, në banesën e saj në po këtë qytet.
Sidoqoftë, kur është kthyer në shtëpinë e tij në Derbyshire, Dale e kishte kuptuar se çfarë telashesh i kishte krijuar nënës së tij Julie, vëllait Kieran, dhe policisë.
Dale u ka kërkuar falje të gjithëve. /Dukagjini.com

Nuk rruhet 1 vit, mbledh 3.000 euro

Shumë njerëz marrin vendime për t’i hequr qafe shprehitë e këqija që kanë, mirëpo Dave Philips kishte marrë një vendim krejt ndryshe – ai kishte vendosur të mos rruhej për një vit të tërë, për të mbledhur paratë për një organizatë humanitare ushtarake.
Sapo filloi ky vit, më 1 janar, Dave i tha PO briskut të rrojës – dhe brenda 1 ore i hoqi qimet e mjekrës dhe ato të kokës.Dukagjini.com


Kapet macja që u ndihmonte të burgosurve të ikin


Rojet e një burgu në Arapiraca (Alagoas), në Brazil, kanë arritur të parandalojnë një ikje nga kjo qendër e sigurisë. Ata e kanë zënë një mace, e cila të burgosurve do të duhej t’u dërgonte pajisjet e nevojshme për të ikur nga burgu.
Kjo dërgesë ishte e ngjitur për trupin e maces, ndërsa aty gjendeshin tornot, telefonat mobilë, adapterët si dhe kartelat.
Kapja e maces është xhiruar nga kamerat e sigurisë. “Nuk arritëm të bindnim macen që të na tregonte se kush duhej të ishte pranuesi i kësaj dërgese”, ka thënë në shaka eprori i burgut Carlos Luna.
Ai ka thënë se në këtë burg përpjekjet që të kontrabandohen gjësendet e ndryshme janë të përhershme – mirëpo kjo është hera e parë që në një tentim të tillë është implikuar edhe një kafshë.
Policia ende nuk e di se kush prej të burgosurve kishte planifikuar ikjen nga burgu – ndërsa macja duket se nuk po mund t’ju ndihmojë në atë drejtim. /Dukagjini.com

Vajza e Playboy i jep karton të kuq Balotellit

Futbolleri i quajtur edhe si ''badboy'' Mario Balotelli është hedhur  si plaqkë, duke marrë karton të kuq nga modelja  e mrekullueshme e Playboy, duke e zëvendësuar atë me një këngëtar.
Bukuroshja seksi Tabyy Brown e flakë tutje, përçka thotë ajo se është ngopur me të gjitha gratë e tjera në jetën e tij. Dhe ajo ka sjellë tashmë një zëvendësues dhe atë yllin amerikan të muzikës R&B 28 vjeçarin Trey Songz.

22 vjeçari sulmuesi italian është ndjerë shumë keq, dhe se kjo gjendje ika thyer zemrën atij. Një mik i Tabby tha ''"Me të vërtetë kjo ka ndikuar shumë në të. Ai u zemërua dhe i mërzitur  u përpoq për të ndjekur atë. Ai kurrë nuk kishte qenë më parë kështu ''. Mos të harrojmë se pak ditë më parë ai është bërë baba nga fëmija me ish të dashurën e tij Rafaela, dhe Tabby është demoralizuar edhe nga deklarata e Balotellit ''Se jemi vetëm miq''. Ata nuk pranuar të komentojnë asnjëri për ndarjen e tyre./10minuta/

Për çka na shërben koka e qepës

Humbja e flokeve është një zbulim i frikshëm. Nëse ju përjetoni humbje të flokëve, mendimi juaj i parë është ndoshta për atë se çfarë mund të bëni që ta ndaloni atë ose ti ktheni përsëri ato
. Në varësi të personalitetit tuaj, ju mund të zgjidhni një trajtim ose një ilaç natyral në shtëpi. Trajtimet E kokës ME qepë janë një ilaç natyral në shtëpi. Këto trajtime janë përdorur gjerësisht për shkak të shkallës së ulët të efekteve anësore dhe për shkak se ajo ndihmon flokët tuaj të rigjenerohen shpejtë. Qepët gjithashtu ju ndihmojnë  për të shpëtuar  kokën nga mikrobet. Aplikimi i saktë i trajtimit të kokës me qepë do të rezultojë në restaurimin e flokëve tuaj në gjendjen e tyreorigjinale.
Përgatitja e qepës
Për të bërë trajtimin e kokës me qepë, ju duhet së pari të përgatisni qepën. Vendosni një qepë të mesme në një enë për  përzierje, ajo duhet copëtohet imët. Shtoni 1 lugë mjaltë në përzierje,  mjalta është një regjenerues për shkëlqimin e flokëve. Përzijeni mirë atë. Alkooli, të tilla si 1 c. rum ose vodka, mund edhe të shtohet në qepë, ndërsa ajo është duke u përzier. Lëre përzierjen të ulet për 24 orë para se ta përdorni.
 
Aplikoje në flokë
Në zonën e flokëve,hedhni lëngun e qepës dhe aplikojeni atë në kokë. Aplikoni trajtimin e kokës me qepë direkt në kokën tuaj, dhe masazhojeni  për disa minuta kokën.Bëjeni këtë procedurë dy herë në ditë.
 
Trajtimi i flokeve
Trajtimi i flokë me qepë duhet të zgjadë nga 35 minuta deri në 1 orë. Kjo do ti lejojë kokës që trajtimi i qepës të futet në celulat e flokëve dhe të filloj riparimin e fushave që janë të dëmtuara. Sipas një studimi "Journal of dermatologji" pacientët që e aplikuan këtë trajtim me qepë vërejtën rezultatet dhe qime të reja në kokën e tyre dy javë pas trajtimit.
 
Larja e flokeve
Shpërlaje masën e qepës nga flokët tuaj, dhe përdor një shampo të butë të spastrimit. Përdor një shampo të tillë që largon erën e qepës nga flokët tuaj.Përdorni zbutës hidratues, dhe stiloni flokëttuaj si zakonisht. Përsëriteni 1-2 herë në muaj deri sa rezultatet e dëshiruara janë arritur./10minuta/

Mashtroi Rihannën me Sommer Gargan?

Rihanna dhe Chris Brown dukej se ishin më të lumtur se kurrë duke festuar ditën e Krishtlindjeve së bashku në lojën e Lakers, atëherë kur edhe ata festuan së bashku natën e Vitit të Ri në shtrat. 
Vetëm pak para Krishtlindjeve ai ishte në Paris me ish të dashurën Karrueche dhe dyshohet se ka shkuar edhe me dikë tjetër. Tani, ai është gjithashtu i lidhur me Sommer Gargan. Pas një periudhe të gjatë të spekulimeve Rihanna dhe Chris rifilluan aferën e tyre të dashurisë dhe se këtë herë ai e kishte seriozisht. Së fundi Rihanna dhe Chris kanë realizuar një duet HOT së bashku "Nobody's Business"./10minuta/

Facebook, me messenger telefonata falas për përdoruesit

Një aplikacion i ri i Apple nga Messenger i Facebook i lejon përdoruesve të kryejnë telefonata falas nga smartfoni dhe tablet përmes rrjetit social. “Telefonata Voip”, sikurse është quajtur aplikimi, është në fazë testimi në Kanada dhe i mundëson përdoruesve të Facebook të flasin përmes rrjetit të internetit, e jo atij telefonik mobil, që është në fakt më i shtrenjtë.
Nga ana tjetër, në versionin për Android për momnetin është e mundur vetëm dërgimi i mesazheve të shkurtra zanore, maksimumi një minutë, përveçse mesazheve tekst. Nëse prova kanadeze do të ketë sukses Facebook premton të zgjerojë shërbimin e telefonatave falas edhe në pjesën tjetër të botës si dhe për platformën Android. Mbërritja e kolosit të Menlo Park në tregun e telefonisë përmes internetit nuk ka si të mos shqetësojë Google e mbi të gjitha Microsoft që me Skype mbizotëron tregun botëror të Voip me rreth 700 milionë përdorues.
Edhe Google ofron shërbimin Voip, por potenciali i Facebook është shumë I madh pasi rrjeti social ka mbi 1 miliard përdorues dhe hyrja e tij në këtë treg mund të ketë pasoja edhe për operatorët TLC, që janë objekte që veprojnë mbi normat kombëtare më shtrënguese.arena.shqip.com

SHBA, zbulohet një meteorit i pasur me ujë!

SHBA - Një meteorit, 2,1 miliardë vite i lashtë, i zbuluar kohët e fundit në Afrikën e Veriut ndryshon nga të gjithë ata, që janë gjetur deri tani pasi është i pasur me ujë, bënë të ditur burime nga NASA.
“Shkëmbi bazaltik, një llavë e ngurtësuar që përbën këtë meteorit, është i ngjashëm me përbërjen e kores së Marsit”, – deklaroi Carl Agee, nga Universiteti i Nju Meksikos, në jugperëndim të SHBA-së.
“Meteoriti, që përmban rreth 10 herë më tepër ujë se të tjerët të njohura me prejardhje nga Marsi, të bën të mendosh se gjendej në sipërfaqen e Marsit 2,1 miliardë vite më parë”, – theksoi Agee.
“Meteoriti i quajtur NWA (Northwest Africa) 7034 dhe me nofkën ‘Black Beauty’, peshon 320 gramë”, – shtoi Agee.
“Meteoriti na jep gjithashtu një pamje të sipërfaqes së lashtë dhe kushteve të mjedisit në Mars si asnjëherë tjetër”, – u shpreh shkencëtari.arenashqip.com

Ledri i kthehet muzikes

Një prej reperëve ikonë të repit shqiptar, Ledri Vula, pritet t’i kthehet muzikës gjatë vitit 2013.
Burimet e Telegrafit thonë se Ledri e ka në plan që të kthehet gjatë këtij viti dhe po mendon për ‘labelin’ e tij, që ka shumë mundësi të mos jetë Babastars.
Ai është parë në shoqëri të anëtarëve të P.I.N.T. me të cilët ka miqësi shumë të mirë, por nuk ka ndalur as përkrahjen për ish-kolegët e tij në Babastars.
Ai i ka motivuar ata vazhdimisht me postime të ndryshme në Twitter për hitet e reja që kanë lansuar dhe pritet të lansojnë.
“Ai do të kethehet sigurt në muzikë gjatë vitit 2013. Madje dihet edhe ‘labeli’ i tij i ardhshëm. Nuk dua të bëj precizime, mirëpo ka mundësi të mëdha që të mos jetë Babastars”, ka potencuar burimi.
Ledri u largua nga muzika pranverën e vitit të kaluar kur ishte përfshirë së pari në probleme fizike me Noizyn dhe më pas kishte edhe probleme tjera në jetën private.tung.ch

Ngjyrat më në trend për vitin 2013

Cilat janë nuancat më të popullarizuara të dizajneve të interiereve për vitin 2013? Kjo varet nga ajo se çfarë ju kërkoni. Derisa gama e ngjyrave më në trend  ndryshon  varësisht prej  analistit, mund të thuhet se disa nuanca të caktuara janë duke u shfaqur në shumë lista. Kësaj here ne do t’i sjellim  6 prej tyre.
Smerald e gjelbër

Sipas, një njoftimi zyrtar të Pantone, një prej parashikuesve më të çmuar të ngjyrave , ngjyra e vitit për 2013 është ngjyra Smerald e gjelbër! Kjo ngjyrë thuhet se ngjall gjallërinë e natyrës, ndërsa në të njëjtën kohë ngjanë me nuancën e ngjyrës së  xhevahireve që do të thotë pasurisë.
Ngjyrë vjollce

Një tjetër nuancë ngjyre e  popullore për 2013 është ngjyra jargavan. Në fakt, nuancat e ngjyrës vjollce janë në shumë lista të parashikimeve të ngjyrave të vitit, sidomos rekomandohen për hapësirat me ngjyra të qeta të tilla si dhomat e gjumit .
Në fakt, ka tendenca që vitin e ardhshëm të jenë mjaftë të popullarizuara edhe përzierja e nuancave të ngjyrës vjollcë, të cilat i japin hapësirës ndjenjën e thellësisë, pasurisë dhe e bëjnë atë të duket  magjepsëse.
E verdha mustardë

Ngjyra e verdhë vezulluese  do të dominojë në shumë dhoma të dizajnuara në vitin 2013. Me nuanca ngjyrës së diellit dhe me një shkëlqim të caktuar të artë kjo nuancë miqësore kombinohet  edhe me ngjyra të tilla si mandarinë dhe patëllxhan., duke krijuar atmosferë të  ngrohtë të dhomës, veçmas atyre të ndejës.
E verdha mustardë kombinohet po ashtu mirë edhe nuanca të ngjyrës kafe dhe ngjyrën e  gjelbër të limonit. Në fakt, ky kombinim i ngjyrave krijon një pamje të cilësisë së mirë që është e përkryer për hapësira moderne.
E kaltër oqeani

Nuancat e lehta të së kaltrës  mund të gjenden shumë lista të parashikimeve të  ngjyrave të vitit. E kaltra kombinohet mirë me nuancat e saj të lehta dhe të errëta. E kaltra e oqeanit rrinë bukur edhe në kombinim me të katrën mbretërore, katrën e mbyllët dhe të bardhën gjallëruese.
Një mur i ngjyros me ngjyrë të kaltër të lehtë kombinohet mirë me nuancat të ngrohta dhe neutrale siç është  ngjyra kafe e artë e lehtë.
Ngjyrë portokalli 

Sipas, Pantone ngjyra e mandarinës ishte  ngjyra e  vitit  2012. Ajo pritet që edhe këtë vit të jetë në listën e ngjyrave të popullarizuara! Në hapësirën e projektuar nga Brendshme Brown Davis, Inc, nuanca  është përdorur  në mënyrë strategjike për të nxjerrë në pah një tavan të ngritur.
Mos harroni përzierjen e këndshme  të ngjyrës   portokalli me atë rozë dhe kombinimin me ngjyrën kafe.
E hirtë

Ndonëse nuk mund të bien në sy sikur  ngjyrat e tjera edhe ngjyrat neutrale janë të rëndësishme dhe mund të kombinohen mirë. Ngjyra e hirtë  është përfshirë në shumë prej serive të  ngjyra këtij viti, sepse e zbut atmosferën dhe e bënë atë qetësuese  si dhe i mbanë nuancat shumë vezulluese nën kontroll. Për shembull, ngjyra e hirtë kombinohet mirë me ngjyrën e  gjelbër.
Për  të sjellë efektin e thellësisë muret mund të ngjyrosen më ngjyrë të hirtë, e cila kombinohet mirë edhe me ngjyrën e kaltër mbretërore. /Dukagjini.com

Kësaj i thonë fat në fatkeqësi!


Duhet të përjetosh fat në fatkeqësi për të realizuar xhirime të tilla – sepse të shohësh vdekjen me sy nuk është punë e lehtë.
Në video-materialin që do t’ua prezantojmë në vijim do të shihni se çka është mrekullia: të shpëtosh për një fije floku në komunikacion, të kesh fat në fushën e sportit, të shpëtosh pa një therë në këmbë gjatë fatkeqësisë natyrore…
Ky video-kompilim, i vitit që sapo e lamë pas, u kushtohet njerëzve që duket sikur kanë lindur në Natën e Madhe, sepse vërtetë duhet të mburren që sot gjenden në mesin e të gjallëve. /Dukagjini.com

MEGAN FOX i bashkohet twitterit, është më mirë se kurrë

Megan Fox nuk ka qen përdoruese e rrjeteve sociale. Bukuroshja 40 vjeçare e ka filluar me një faqe në Facebook. Ajo si një nënë e re , nuk do që të mbetet mbrapa dhe të duket e vjetër.
Ajo ka postuar dje një shkrim  ''Edhe kundër gjukimeve të mia, unë më në fund ju bashkohem edhe në Twitter. Çdo version i mundshëm i emrit tim është tashmë në përdorim, kështu që tani për tani  Twitter im është https://twitter.com/MeganFox516. Shihemi atje.
Ajo e ka mar me shumë entuziazëm këtë punën e twiterit, duke postuar statuse të ndryshme dhe gati çdo lëvizje të saj. Ndoshta kjo është mënyra për të kompenzuar kohën e humbur pa përdorimin e këtyre rrjeteve sociale./10minuta/

Si t'i propozoni martesë të dashurës?

Ju e keni kuptuar se jeni qe një kohë të gjatë në mardhënie me të dashurën tuaj, dhe se ka ardhur koha që ta qoni edhe një hap më tutje lidhjen tuaj.
Gjej një ide romantike për ti propozuar të dashurës suaj dhe ajo të jetë e kënaqur nga kjo. Burrat shpesh bëjnë përpjekje të pasigurta dhe për këtë pendohen më vonë. Për të shmangur  një keqardhje të tillë bëni një plan të propozimit në mënyrë që ju të dy ta mbani mend si një pjesë shumë të rëndishme në jetën tauj, dhe sigurisht të mbetet kujtimi ma i bukur.
Disa ide romantike se si t'i propozoni martesë të dashurës suaj:
-Nuk ka mungesë të mënyrave për ti propozuar të dashurës suaj, por propozimi i martesës duhet të ndihet me zemër.
- Një ide romantike të tillë si duke planifikuar një darkë në një vend të qetë dhe të ndriquar nga qirinjtë, mund të tingëllojë si e modës së vjetër, por këto punë bëjnë mrekulli për të hapur portën e zemrës së saj.
-Ju gjithashtu mund të zgjidhni raste të veçanta të tilla si përvjetore apo funksioni i familjes për ti shpallur përkushtimin asaj.
-Një festë e paharrueshme përcakton tonin për të quar në një nivel tjetër mardhënien tuaj.  Prisni për kohën e duhur për të goditur dhe ofruar unaza e martesës dhe ti kërkoni asaj "do të martohesh me mua?"
-Ju gjithashtu mund të planifikoni një propozim duke bërë marrëveshje paraprake në restorantin e saj të preferuar.
-Nëse të dy prej jush jeni adhurues të klubeve, ju mund të kërkoni udhëheqësin e DJ, ose një grup që t'ju ndihmojë duke ju përkushtuar një këngë për propozim.
-Planifikoni një parti në shtëpi me miq të ngushtë dhe familjen. Shkoni pranë saj dhe të gjithë njëzëri propozoni asaj.
Propozimi i martesës nënkupton se ju jeni me të vërtetë në dashuri dhe të përkushtuar për të kalur pjesën tjetër të jetës tuaj me të. Hapi  ka domethënie të barabartë për të dy ju, dhe se edhe ajo duhet ta ndjejë se je personi i duhur për të kaluar pjesën tjetër të jetës me të./10minuta/

Blerim Destani si Sheik i Dubait

Aktori shqiptar Blerim Destani është duke qëndruar në Dubai pasi atje ai ka blerë edhe një vilë.
Bashkë me të janë edhe fotografi Fadil Berisha dhe modelja bukuroshe Angela Martini. Duket se Blerimi ju ka përshtatur mirë stilit të Dubait duke vënë këtë shami në kokë. Ai vet ka postuar këtë foto në rrjetin social të fotografive Instagram. Së shpejti do të dal edhe filmi më i ri ku luan ai, e ne e presim me padurim./10minuta/

Janë duke zier diqka mes vete

Tuna dhe gazetari i revistës Anabel Niko Komani duket se janë duke zier diqka mes vete. Këto foto janë duke qarkulluar në internet, dhe nga ajo çfarë shihet lenë përshtypjen që këta dy kanë diqka mes vete.
Vet Niko postoi së pari foton ku kishte mbërthyer prapanicën e Tunës, natën e Vitit të Ri dhe me këtë foto ata uruan gjithë shqiptarët për festën e ndërrimit të motit. Kjo foto u cilësua si shumë provokuese por meqë ishte nga Tuna edhe pritej, mirëpo tani filluan të dalin edhe foto të tjera, çka do të thotë se çifti ka shpeshtuar takimet, e krejt kjo ndoshta se ata ndiejnë pëlqim dhe afeksion në mes vete./10minuta/

5 këshilla të thjeshta për flokë të bukura



Shumica e grave përballen me probleme e flokëve si- flokët e thatë, flokët e dëmtuar, maje të  ndara, etj dhe për ti shëruar këto, ato kanë shpenzuar shumë kohë dhe para për produktet të shtrenjta të flokëve. Për fat të keq ato nuk japin rezultatet e kërkuara.
Përdorimi i produkteve bimore është zgjedhje e përkryer për të marrë kujdesin e flokëve tuaj. Këtu janë disa këshilla të dobishme dhe efektive bimore për bukurinë flokëve.
Maskë:
Lulet e shafranit janë një prej regjenuersve më të mirë për flokët tuaj. Ndajiji ne fije lulet e shafranit dhe futni në ujë për disa minuta, shtoni 1luge lëng limoni, 1lug të mjaltit dhe përziji mirë. Aplikoni këtë përzierje nëflokët tuaj (në rrënjët e flokëve), dhe lëreni atë për 15minuta. Tani shpërlajeni flokët tërësisht me ujë të vakët që të fitojnë shkëlqim.Përndryshe mund të merrni disa avokado të coptuar, shtoni sy të verdhat e vezës, përzijini mirë atë. Bëni masazh kokës për disa minuta. Shpërlajeni atë me limunadë dhe uthull për të marrë rezultate më të mira.
Për zbokth:
Shëroni me piper të zi zbokthin. Merrni 10gms  pluhur piper i zi, shtoni lëng limoni dhe një çerek filxhani qumësht, përziej mirë. Aplikoni këtë përzierje tërësisht në kokën suaj. Lëre atë për një orë dhe pije atë me ujë. Ju do të shihni rezultate të dukshme në larjen e parë
Merrni një ose dy qepë të papërpunuara dhe bluaj imët ato. Lyeje këtë masë në lëkurën e kokës tuaj dhe lëreni atë për një orë. Për të hequr qafe erën e qepës, me ujë nga g%lqerja.
 
Për flokët e thatë:
Masazhoni kokën me  vaj kokosi, ndihmon dhe ushqyen flokët tuaj dhe shtoni shkëlqimin dukshëm në të.Merrni  4-5 copa bajame, shtoni ato në një filxhan, gjysmën e kokosit dhe lëreni në avull atë derisa ajo të jetë ngrohur. Aplikoni këtë përzierje të ngrohtë në flokët tuaj dhe rrënjët e kokës, mbuloni me një peshqir dhe lajeni mbas një ore.
 
Për maje të prishura:
Merreni një filxhan, të mbushur përgjysmë me vaj ulliri dhe një lugë mjaltë. Aplikoni atë në rrënjët e flokëve dhe në majet e prishura të flokëve dhe mbajini për 15 minuta. Përsëriteni këtë çdo dy ditë  për të marrë rezultate të dukshme.
 
Për flokë të thinjur:
Merrni fara gruri greke, mund të jetë edhe pluhur. Përzijeni atë me mustardë dhe përzijeni mirë. Aplikojeni në flokët tuaj për të kontrolluar dhe parandaluar humbjen e pigmentit të flokëve./10minuta/
 

Qeshni dhe bëni shaka 10-15 minuta në ditë

Terapeutët rekomandojnë qeshjen si masazh të përsosur të organeve të brendshme, mjet për punë më të mirë të zemrës dhe qarkullim më të mirë të gjakut nëpër inde.
Të qeshurit është forma më e mirë për ta nxitur prodhimin e hormonit të disponimit të mirë. Ai ju relakson, përmirëson disponimin, ju bën që të pushoni dhe largon pengesat shpirtërore.
Qeshja nxit veprimin e sistemit imun, prandaj sa më shumë qesheni, organizmi është më i fortë në përballjet me bakteret dhe viruset.
Studimet kanë treguar se optimistët jetojnë më gjatë se pesimistët, për këtë arsye shprehja “mposhtni dhimbjen me buzëqeshje” duhet t’ju përcjellë vazhdimisht.arenashqip.com

 


Zbulohet lidhja e Rudina Magjistarit me kampionin e Kick Box-it

“Është një mungesë, e cila do doja të më përmbushej. Mendoj që është e nevojshme për të pasur një jetë të plotë. Një dashuri, është gjëja më e bukur që mund të të ndodhë. Aktualisht, ndihem mirë shpirtërisht, por ende nuk kam diçka të re në jetën time për të ndarë me publikun”. Kjo ka qenë përgjigjja e Rudina Magjistarit, një vit më parë në “Bluetooth”, ndërsa është pyetur nga ne mbi të rejat në jetën sentimentale. Prezantuesja e dashur, ka shtuar sakaq: “Po të kisha ndonjë gjë të re për të ndarë me publikun, do ta kisha thënë, pasi tashmë njihemi aq shumë dhe ndihem aq e afërt me publikun, me njerëzit, sa më duket normale të flas edhe për ngjarjet e jetës sime private”. Mesa duket ai moment ka ardhur, veçse këtë herë nuk ka qenë Rudina ajo që e ka nxjerrë lajmin, por miqtë e saj të afërt dhe kolegët në “Televizionin Kombëtar Klan”.
Xhavit Bajrami është emri i djalit që i ka vjedhur zemrën bukuroshes së ekranit. Për ata që e kanë ndjekur me vëmendje Rudinën këtë fillim viti, emri i zotit Bajrami nuk është krejt i panjohur. Në panelin e parë të të ftuarve për këtë vit, ishte edhe ai. Sepse edhe ai, mund të renditet në njerëzit me një profil të njohur publik. Xhavit Bajrami është kampion i kick box-it, duke fituar kështu disa çmime të rëndësishme internacionale. Origjina e tij është nga Kosova, por prej vitesh vendbanimi i tij ka qenë Zvicra dhe Japonia. Së fundmi është parë shpesh në Tiranë dhe siç duket arsyeja ka qenë biondja plot sharme e ekranit. Madje kolegët në “Tv Klan” thonë se ai e çon dhe e merr Rudinën nga puna çdo ditë. Duke qëndruar në pritje të një rrëfimi nga prezantuesja, urojmë që kjo histori të zgjasë pafundësisht, që të kemi një dasmë, madje pse jo, edhe shumë fëmijë, për të përmbushur kështu edhe dëshirën e Rudinës, të cilën, kur e kanë pyetur se ku e sheh veten pas dhjetë vitesh ka thënë: “Në bregdet, me fëmijët e mi”.

(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)