Thursday, January 3, 2013

Ylli i “Gangnam Style” premton një hit të ri

Krijuesi i mega hitit, “Gangnam Style”, koreani, Psy ka treguar se është i fokusuar që të krijojë muzikën më të mirë të mundshme.

Psy, i cili theu rekorde shikueshmërie në Youtube me këngën, “Gangnam Style” duke marrë një miliardë klikime, nuk është i kenaqur me kaq dhe ka paralajmëruar hite tjera.

"Nuk mendoj se do të bëjë ndonjë bashkëpunim derisa kënga ime e re të publikohet. Unë po punojë shumë në këtë aspekt sepse më duhet të tregohem i suksesshëm dhe i gatshëm të performojë në skenë", ka thënë Psy në një intervistë.

Këngëtari, ka folur edhe për inspirimet e tij në muzikë duke etiketuar, Rihannan, Britney Spears, Usher e të tjerë artistë të tij të preferuar./Indeksonline/

No comments:

Post a Comment