Saturday, January 5, 2013

Bosnje, motrat takohen pas 72 vitesh falë facebook-ut!

SARAJEVË- Dy motra boshnjake, të cilat kishin humbur kontaktet para 72 vitesh, u takuan për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore, falë “Facebook”-ut, edhe pse ato kishin jetuar gjatë gjithë kësaj kohë vetëm 200 kilometra larg nga njëra-tjetra, bënë të ditur sot burime mediatike vendase.
“Hedija Taliç, 82 vjeç dhe motra e saj Tanija Deliç, 88 vjeç, u takuan pak ditë më parë për herë të parë që nga viti 1941″, theksuan burimet mediatike vendase.
Taliç, e cila ishte 11 vjeçe në atë kohë dhe mbante mbiemrin e familjes Budimliç, humbi kur familja e saj u largua nga vendlindja në veriperëndim të Bosnjës në fillim të Luftës së Dytë Botërore.
“Pas luftës, më tregonin se familja ime ishte vrarë, të tjerë më tregonin se kishte shkuar në SHBA. I humba të gjitha shpresat”, deklaroi ajo për mediat.
Më pas, ajo u zhvendos në rajonin e Tuzlës, në verilindje të vendit, ndërsa motra e saj jetonte në veriperëndim të Bosnjës, rreth 200 kilometra larg saj. Të dy motrat u takuan falë “Facebook”-ut./BalkanWeb

No comments:

Post a Comment