Saturday, January 5, 2013

Akuzat për vjedhje në SHBA, Akademia e Shkencave: Kosta Barjaba, jo më akademik

Pas akuzave për vjedhje në SHBA, kryesia e Akademisë së Shkencave vendosi të ngrijë qenien e Kosta Barjabas si i Asociuar i ASHSH-së. Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, Akademia e Shkencave bën të ditur se vendimi mbështetet në raportin e policisë amerikane, që e akuzon zotin Bajraba, bashkëshorten dhe vajzën e tij për vjedhje në një qendër tregtare.

“Kryesia e Akademisë së Shkencave e Shqipërisë mbështetur në informacionin e marrë nga mediat dhe Raporti i Departamentit të Policisë së Paolo Alto-s, SHBA, duke e konsideruar të papranueshëm, të turpshëm dhe në kundërshtim me moralin akademik, aktin e kryer nga z.Kosta Barjaba, në mbledhjen e saj të datës 5 janar 2013, vendosi të ngrijë qenien e tij si Akademik i Asociuar i ASHSH.”- thuhet në njoftimin e Akademisë së Shkencave.

PS SHKARKON KOSTA BAJRABËN
Partia Socialiste ka pezulluar dje nga funksionet si anëtare e Asamblesë Kombëtare, Fatbardha Barjabën, ndërsa nuk pret më kontributin në pozita vullnetare të bashkëshortit të saj, Kosta Barjaba, të emëruar në krye të grupit të punës për çështjet sociale në këtë parti.

Vendimi erdhi një ditë pas raportimit të lajmit se çifti Barjaba dhe vajza e tyre 23 vjeçe u arrestuan në SHBA për vjedhje. Me anë të një deklarate për shtyp, kreu i PS-së për Tiranës, Saimir Tahiri bëri të ditur "nisjen e një procedure të plotë sqaruese nga ana e Komisionit të Garancive Statutore të PS-së për pozitën e anëtares së organizates nr.1896 në Tiranë, Fatbardha Barjaba në raport me ngjarjen e bërë publike tanimë. Kjo është një procedurë e kerkuar nga unë si kryetar i PS Tiranës, duke vlerësuar qoftë pamundësinë që Fatbardha Barjaba të kontribuojë në çfarëdo roli për PS në kushtet kur mbi të rëndon një pozitë e papajtueshme me vlerat e familjes sonë politike, por qoftë duke njohur edhe të drejtën e saj për të dhënë në një instancë statutore të partise, sqarimet e veta. Sigurisht ajo mund ta bëjë këtë nëse e dëshiron një gjë të tillë dhe nëse ka prova që e lehtësojnë pozitën e vet, e cila e përsëris se në këto kushte është e papajtueshme me vlerat e familjes sonë politike", - ka sqaruar Tahiri.

Mandej ai ka bërë të ditur se "sa për Kosta Barjabën, ai nuk është anëtar i PS-së dhe besoj se normalisht nuk ka çfarë kontribuon më tutje as në aspektin akademik lidhur me programin tonë, nëse pozita e tij publike mbetet kjo që është dhe nuk dalin prova të besueshme që ta ndryshojnë versionin zyrtar të kësaj ngjarjeje thellësisht të papëlqyeshme", - ka përfunduar deklarata për shtyp e kreut të PS-së për Tiranën, Saimir Tahiri. Ky reagim i selisë rozë erdhi 24 orë pas njoftimit të bërë nga policia amerikane, por edhe mediat atje, mbi kapjen në një qendër tregtare të Kosta dhe Fatbardha Bajrabës, me mallra të vjedhura.

AKUZAT
Pak ditë më parë mediat amerikane bënë të ditur se Kosta Barjaba, kreu i grupit të punës për çështjet sociale në Partinë Socialiste është arrestuar në Kaliforni, të SHBA-së për tentative vjedhje në një qendër tregtare.

Zëdhënësi i policisë në Palo Alto, Shon Downey ka deklaruar se Barjaba, bashkë me të shoqen Fatbardha dhe vajzën e tyre Joniada u arrestuan në 27 dhjetor pasi tentuan të vjedhin disa veshje ne Stanford Shopping Center. Bëhet fjalë për disa veshje të shtrenjta meshkujsh dhe një çante me vlerë 238 dollarë. Po sipas zëdhënësit Doëney të tre familjaret janë parë të dalin nga qendra tregtare me një çantë pasditen e 27 dhjetorit dhe pak më vonë janë parë të rifuten në dyqan po me të njëjtën çantë.

Në momentin kur rojet tentuan ti ndalonin Barjaba hodhi çantën me sendet e vjedhura, ndërsa bashkë me të shoqen u larguan me shpejtësi, ndërsa oficerët e qendrës tregtare arritën të ndalojnë vajzën e tyre. Disa minuta më pas u arrestua bashkëshortja Fatbardha, ndërsa Kosta Barjaba i telefonoi policisë për ti raportuar se gruaja dhe vajza e tij kishin humbur, por edhe ai u ndalua menjëherë pas kësaj telefonate.

Të tre janë paditur me akuzën për vjedhje dhe tentativë për vjedhje por u liruan pasi paguan garancinë. “Një person mund të akuzohet për vjedhje edhe nëse e rikthen atë që vjedh”-ka deklaruar zëdhënësi i policisë Doëney.

REAGIMI I KOSTA BAJRABES
Ndërkohë Kosta Barjaba përgënjeshtron lajmin e publikuar në mediat amerikane, se ai është ndaluar për vjedhje duke nënvizuar se shkak ishte mungesa e autorizimit për të ngarë makinën.

“U ndaluam në parkingun e një qendre tregtare ne SHBA. Ndodhesha në makinën e djalit me familjen time. Ndalimi sepse nuk kisha autorizim për të ngarë makinën” - tha Bajraba për NEWS24.

“Ishte thjesht një keqkuptim i situr. Nuk jam ndaluar nga policia as unë as familja. Asgjë nuk është e vërtetë. Unë jam në SHBA për pushime. Lajmi nuk është i vërtetë”,- tha Bajraba.

(er.nu/BalkanWeb)

No comments:

Post a Comment