Saturday, January 5, 2013

Lady Gaga, dhurata për viktimën e Marylandit

Pop-ylli Lady Gaga i ka dhënë bileta dhe një përmbledhje dhuratash një adhuruesi të saj për koncert, pasi kishte mësuar se ai ishte plagosur nga të shtënat e sulmuesit në shkollën e Maryland gjatë vitit të kaluar.

Sulmuesi, Robert Wayne Gladden Jr, kishe hapur zjarr në një kafene të shkollës Baltimore`s Perry Hall, duke plagosur edhe Daniel Borowyn.

Super adhuruesi 17-vjeçar, që ka sindromën Down, është shëruar shpejt dhe historia e tij ka nxitur Gagan që t`i dërgonte atij një numër të madh të dhuratave, duke përfshirë një autograf dhe bileta për njërin nga koncertet e saja të ardhshme.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, babai i tij, Milton Borowy, ka falënderuar të gjitha ata që janë lutur për jetën e Danielit.

“Pas gjithë këtyre gjërave që kemi kaluar prisja momenti e duhur të ndaj me ju edhe një informacion shumë të mirë. Me këtë dua të tregoj se ai ka pranuar një dhuratë nga Lady Gaga”, ka thënë ai. “Është shumë e bukur që dikush në pozitën e saj të bëjë një të panjohur të lumtur. Dhurata përfshin fanella, CD dhe një mesazh të nënshkruar për Danny, një fotografi dhe dy bileta në ulëset e para në koncertin e saj të ardhshëm. Është gjë e madhe ta shohim atë të buzëqeshur. Faleminderit Lady Gaga”.

Lajmi vjen 20 ditë pasi Adam Lanza masakroi 20 fëmijë dhe gjashtë anëtarë të personelit të shkollës fillore të Sandy Hook në Newtown të Connecticut, dhe më pas vrau edhe veten.koha.net

Dyshemeja prej qindarkash!

Dukej si alternativë më krijuese për të shtruar dyshemenë e Galerisë së saj të re, Mel Angst, të quajtur “Artisan Tatoo and Coffee Gallery”, në Pensilvani. Duke përdorur 250 000 qindarka, Angst dhe grupi i saj i punës shpenzuan më shumë se 300 orë për të vendosur në vendin e vetë çdo qindarkë. Rezultati: krijimi i jep galerisë një pamje të veçantë, nivel të lartë artistik dhe shumë sharm dhe si bonus shtesë, Angst arriti të kursente ca dollarë me këtë zgjedhje.Vetë artistja shprehet: “Zbulova që shkon shumë më lirë t’i ngjis qindarkat në dysheme se sa të blej pllaka”. I gjithë projekti kushtoi rreth 2500 $, sipas Angst dhe sipas llogarive asnjë pllakë nuk do të kushtonte më lirë se aq, mbi të gjitha nuk do të ishin aq të bukura sa fytyra e Abraham Linkolnit.Por çmimi nuk ishte i vetmi problem, problemi qëndronte në gjetjen e personave që do të bënin këtë punë. Duhej një grup vullnetarësh që të punonin 10 deri në 16 orë në ditë për 3 javë rresht. Për njerëzit që punuan në mënyrë vullnetare nё shtrimin e dyshemesë, Angst iu bëri dhuratë nga një tatuazh.
arenashqip.com

Mos flini me qen apo mace, do sëmureni keq!

Qentë dhe macet? Mbajini larg nga shtrati juaj. Kjo pasi, ekspertët kanë paralajmëruar se edhe pse kanë një prani pozitive në jetën tonë, ato mund të jetë burim i vërtetë infeksioni dhe sëmundjesh, nëse nuk merrni masat e duhura. Në fakt, sipas hulumtimit të kryer së fundmi nga Universiteti i Kalifornisë, janë disa infeksione apo sëmundje serioze që qentë dhe macet mund të transmetojnë tek njerëzit nëse ata ndajnë të njëjtin shtrat me ta. Kështu, studiuesit e Kalifornisë, përmendin rreth kësaj raste të ndryshme, si ai i një fëmije 10-vjeçar në Arizona, të cilit iu infektua keqazi një plagë pasi fjeti me qenin. Ndërsa një grua angleze, u sëmur me meningjit nga qeni i saj. Sikundër, edhe një çift është infektuar me MRSA (sëmundjen e shkaktuar nga stafilokoku), në mënyrë të përsëritur, për shkak të pranisë së vazhdueshme të qenit nën çarçafët e tyre. Por kjo nuk mbaron këtu. Lista e hartuar nga studiuesit, përfshin gjithashtu sëmundje të tilla si qerja (një lloj kërpudhe), sëmundje inflamatore, sëmundje zorrësh, ose edhe rënia e dukshme e flokëve./arenashqip.com/

Çaji kamomil dhe limoni kundër djersitjes!

Gjatë muajve të verës, djersitja është dukuri e shpeshtë dhe normale, e cila s’mund të parandalohet. Megjithatë ekzistojnë disa metoda se si ta zbusni djersitjen në mënyrë natyrale.Mjafton të zieni një çaj nga kamomili dhe në të të shtrydhni gjysmë limoni dhe të hidhni pak sheqer. Çajin e përgatitur në këtë mënyrë pini çdo natë para se të flini.Kur bëhet fjalë për grim, djersitja mund të shkaktojë shpërndarje të pakëndshme të grimit dhe zhdukjen e tij. Gjatë periudhës së nxehtësisë së madhe më së miri është të pushoni pak dhe t’i ikni grimit.Mund të përdorni pak tush rezistentë ndaj ujit dhe balsam për buzë, e gjithsesi ikni hijeve dhe buzëkuqeve.arenashqip.com

Dhurata Ahmetaj! Premierë- Unë ate e du(video)

Dhurata Ahmetaj ka lansuar këngën më të re të saj ''Unë ate e du'' në kanalin Youtube. Së shpejti kësaj kënge do ja realizojë edhe videoklipin. Dhurata është nën menaxhimin e Bleros, është ai i cili mirret me projektet dhe karrierën e Dhuratës./10minuta/


Mehmet Ali Pasha tërheq vëmendjen e arabëve

Udhëheqësi i Egjiptit me origjinë shqiptare ishte i dyti më i lexuari në “Wikipedia”

Mehmet Ali Pasha, shqiptari i cili u bë mbret i Egjiptit dhe që konsiderohet nga shumë si themeluesi modern i këtij shteti, duket se ka tërhequr së fundmi vëmendjen e së gjithë botës arabe, e cila është zënë në zgripin e tranzicionit në Egjipt dhe kërkimit për një model të mirë. Sipas një studimi të kryer, lexuesit e enciklopedisë popullore në internet “Wikipedia” në gjuhën arabe, kanë lexuar para së gjithash artikullin mbi përmbysjen e regjimit të Hosni Mubarakut në vitin 2012 dhe në vend të dytë për nga numri i leximeve, është renditur pikërisht artikulli për Mehmet Ali Pashën. Studimi i “Wikipedia”-s u krye nga inxhinieri suedez Johan Gunnarsson, si pjesë e projektit “Wikitrends”. Artikujt më të lexuar në “Wikipedia” në disa gjuhë të rëndësishme u renditën nga më i vizituari deri te më pak i vizituari. Gjuha shqipe nuk është në listën e renditur.
Studimi vëren dallime të stërmëdha në interesat e popujve të ndryshëm. Anglishtfolësit këtë vit kanë lexuar artikullin e “Wikipedia”-s për “Facebook” më shumë se çdo gjë tjetër, ndërsa japonezët kanë lexuar artikullin për një aktore porno.
Hua Shan, mali kinez që konsiderohet si shtegu më i rrezikshëm në botë për ecje në mal, ishte në krye të leximeve të artikujve në gjuhën holandeze.
Renditjet e kërkimit zakonisht tregojnë edhe interesat realë të popullatës. Në gjuhën perse, artikujt më të lexuar ishin ato për Iranin dhe për Teheranin, por edhe artikuj mbi seksin, rrethprerjen femërore dhe homoseksualitetin ishin në listën e dhjetë faqeve më të lexuara të republikës islamike. Në gjuhën arabe, artikulli kryesor për Egjiptin zuri vendin e parë pasuar nga ai për Mehmet Ali Pashën. Ai ishte komandanti i ushtrisë osmane, i cili u bë sundimtar i Egjiptit më 1805 dhe nga shumë konsiderohet si “themeluesi” i shtetit modern.
Shqiptarët kanë qeverisur në emër të Perandorisë Osmane pjesë të mëdha të Afrikës së Veriut, përfshirë Egjiptin, Libinë e sotme, Sirinë e rajone të tjera, por Mehmet Ali Pasha konsiderohet veçmas të tjerëve, për shkak se modernizoi ekonominë dhe ndërtoi një flotë detare të konsiderueshme. Ai e filloi karrierën si një bylykbash, (taksambledhës) dhe e fuqizoi shtetin e Egjiptit përmes krijimit të një monopoli ekonomik, ku fillimisht vendosi taksa qëllimisht të larta, gjë që solli konfiskimin e tokës private dhe detyrimin e fshatarëve të shisnin prodhimet e veta te shteti. Kjo i dha mundësi shtetit të rishesë prodhimet e fshatarëve në tregun e brendshëm dhe ndërkombëtar, duke krijuar një buxhet të konsiderueshëm që shërbeu për reformimin e ushtrisë dhe ndërtimin e infrastrukturës. Brenda tri dekadash, ai arriti të ndërtojë një industri të rëndësishme në Egjipt dhe u kthye në problem për Britaninë e Madhe, e cila krijoi një aleancë ndërkombëtare dhe e shpartalloi flotën egjiptiane gjatë luftës për pavarësinë e Greqisë. Ai njihet edhe si personi që dërgoi shumë egjiptianë për shkollë në Europë, gjë që i dha themelin një lëvizjeje letrare në këtë vend.
Bota arabe është aktualisht në kërkim të një shembulli për të ndjekur pas rrëzimit të diktaturave laike në shumë vende, ku alternativat përfshijnë krijimin e shteteve islamike kundrejt krijimit të demokracive të bazuara tek ekonomia e tregut.arenashqip.com

Bosnje, motrat takohen pas 72 vitesh falë facebook-ut!

SARAJEVË- Dy motra boshnjake, të cilat kishin humbur kontaktet para 72 vitesh, u takuan për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore, falë “Facebook”-ut, edhe pse ato kishin jetuar gjatë gjithë kësaj kohë vetëm 200 kilometra larg nga njëra-tjetra, bënë të ditur sot burime mediatike vendase.
“Hedija Taliç, 82 vjeç dhe motra e saj Tanija Deliç, 88 vjeç, u takuan pak ditë më parë për herë të parë që nga viti 1941″, theksuan burimet mediatike vendase.
Taliç, e cila ishte 11 vjeçe në atë kohë dhe mbante mbiemrin e familjes Budimliç, humbi kur familja e saj u largua nga vendlindja në veriperëndim të Bosnjës në fillim të Luftës së Dytë Botërore.
“Pas luftës, më tregonin se familja ime ishte vrarë, të tjerë më tregonin se kishte shkuar në SHBA. I humba të gjitha shpresat”, deklaroi ajo për mediat.
Më pas, ajo u zhvendos në rajonin e Tuzlës, në verilindje të vendit, ndërsa motra e saj jetonte në veriperëndim të Bosnjës, rreth 200 kilometra larg saj. Të dy motrat u takuan falë “Facebook”-ut./BalkanWeb