Tuesday, January 1, 2013

Përgjegjësia me të cilën jeton Tuna

Altuna Sejdiu, ka përmbyllur një vit të suksesshëm në karrierën e saj muzikore.
Ajo ka bërë bujë të madhe me videoklipin e këngës “I asaj”, me të cilën ka arritur rekord shikueshmërie në You Tube.
Këngëtarja shkupjane, është treguar mirënjohëse ndaj fansave të saj, të cilëve u ka bërë të ditur se përgjegjësinë e vetme e ka muzikën.
“Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen dhe dashurinë e pakursyer që ma treguat në vitin 2012. Më plotësuat si njeri, si artiste njëkohësisht, duke më bërë njeri më të përsosur, i cili jeton me përgjegjësinë e vetme për t'ju ofruar muzikë të mirë duke mos ju zhgënjyer kurrë. Miq të dashur, vazhdojmë rrugë-udhëtimin tonë edhe në k'te vit me tempon e njejtë. Ju priftë e mbara dhe qofshi të lumtur. Ju don, Tuna,’’ka shkruar këngëtarja në rrjetet sociale. /Indeksonline/

No comments:

Post a Comment