Tuesday, January 1, 2013

Esma Rexhepova në Eurosong 2013

Esma Rexhepova dhe Vlatko Lozanovski Lozano, do të përfaqësojnë Maqedoninë në edicionin e 58-të të festivalit evropian të këngës, “Eurosong 2013”.
Maqedonia do të përzgjedhë këngën përfaqësuese gjatë muajit shkurt, me të cilën Esma dhe Lozano do të garojnë në Malmo të Suedisë, nga 14 -18 maj 2013.
Këngëtarja e lindur në Maqedoni, Esma Rexhepova, konsiderohet simbol i muzikës rome.
Në karierën e saj më të gjatë se pesë dekata, ka nxjerrë më shumë se 60 albume muzikore dhe ka mbajtur mbi 8.000 koncerte. Megjithatë, Rexhepova njihet në opinion jo vetëm për muzikën e saj, por edhe për aktivitetete humanitare. Ajo ka adoptuar edhe 47 fëmijë dhe dy herë është propozuar për çmimin Nobel për paqe. /Indeksonline/

No comments:

Post a Comment