Nëse dëshironi që fëmija ta ketë më të lehtë në shkollë, sa më
parë ta regjistroni në kurse noti, sepse sipas shkencëtarëve kjo u
ndihmon fëmijëve në shëndetin fizik dhe sidomos në atë mendor. Hulumtimi
më i ri në Australi vërteton se fëmijët që në moshën e hershme mësojnë
të notojnë më shpejtë zhvillohen në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre.
Për tri vjet rresht, shkencëtarët kanë anketuar prindërit e më shumë se
7.000 fëmijëve nga mosha pesë vjeçare, e madje edhe më të rinj dhe kanë
zbuluar se fëmijët, të cilët në moshë të re e fillojnë notin,
ndërlidhen me zhvillimin e shkathtësive të caktuara.
Gjatë kohës parashkollore, fëmijët që merreshin me not trurin e
kishin më të zhvilluar, madje ishin më të avancuar edhe në krahasim me
fëmijët më të rritur, për shembull më mirë e kishin kuptuar lëndën e
matematikës më të mirë ishin si në shkrim po ashtu edhe në lexim.
/Telegrafi/
No comments:
Post a Comment