Tuesday, January 1, 2013

Zbulohet kenga e re e Beyonce

Këngëtarja, Beyonce, ka qenë duke punuar fort për albumin e saj më të ri që do të dalë në fillim të këtij viti që sapo hymë. E në kohën kur ajo po punon në album, tashmë është zbuluar singëlli i saj i parë që është pjesë e albumit.
Kënga titullohet, “Ratchet” dhe përkundër faktit që Beyonce është munduar shumë të mbajë sekret gjithçka që ka të bëjë me albumin, disa përsona të paautorizuar kanë zbuluar këtë këngë dhe kanë bërë publike lajmin.
”Kënga tinëgëllonte e mahnitshme. Na bëri që të kërcejmë poshtë e lartë pa pushim”, ka zbuluar një burim për mediet e huaja.
I njëjti, ka zbuluar gjithashtu se, albumi i ri i yllit të hitit, “Listen” do të jetë një mega hit. Bëhet e ditur se në albumin e ri të Beyonce-s, do të kemi rastin të dëgjojmë edhe disa bashkëpunime si me, Kanye West, Ryan Tedder, Miguel,dhe padyshim edhe me Jay-Z.

No comments:

Post a Comment