Tuesday, January 1, 2013

Gati çdo femër ka 22 rroba që nuk i vesh kurrë

Meshkujt nuk janë aspak më të mirë  - ata në gardërobë kanë së paku 19 rroba që nuk i veshin kurrë dhe të cilat i kanë blerë me shoping të paarsyeshëm gjatë zbritjeve.

Fakti që femrat vazhdimisht grumbullojnë rroba dhe shtesa të modës vetëm i shkon për shtat pohimit që në dollapin e gati çdo pjesëtare të gjinisë së bukur ekzistojnë të paktën 22 rroba të padobishme që nuk i veshin kurrë.

Mirë, ndoshta kjo edhe nuk është aq e tmerrshme – femrat nëpër gjithë botën edhe nuk arrijnë të veshin çdo gjë që kanë, por problemi është që me këmbëngulje refuzojnë të gjuajnë gjërat që nuk i veshin, shkruan Daily Mail.

Për shembull, vetëm në Britani të Madhe femrat shpenzojnë më shumë se 1,6 miliardë funte në më shumë se 500 milionë rroba që nuk do t’i veshin asnjëherë. Sikur të gjithë këto rroba do t’i kishim vëmë nën varëse rrobash dhe rreshtuar njëra pas tjetrës, të gjitha do të ishin shtrirë në 25.000 kilometra çka është rreth 4,5 herë më shumë se distanca në mes Londrës dhe New Yorkut.

Është e trishtueshme e vërteta që miliona rroba të cilat në qendra tregtare janë dukur aq të parezistueshme – pavarësisht a bëhet fjalë për zbritje, seri të kufizuar ose rroba dizajnerësh – tani duken si para krejtësisht të gjuajtura.

Sipas rezultateve të anketës që e ka kryer kanali televiziv QVC, rreth 45 për qind të femrave të testuara për rrobat e grumbulluara që nuk i veshin kurrë fajësojnë blerjen e pamenduar dhe impulsive. Vetëm një nga shtatë femra rregullisht redukton gardërobën derisa një në pesëdhjetë pranon të ketë shmangur deri në dhjetë vjet ditën për gjuajtjen e rrobave të vjetra dhe të papërdorura.

Në mes rrobave që janë veshur më së paku ose nuk janë veshur aspak janë pantallonat – rreth 88 për qind e femrave pohojnë që kanë të paktën një palë në të cilat nuk do t’i shohë askush.

Një nga pesë femra ka grumbulluar edhe deri në gjashtë palë këpucë, të cilat nuk do t’i veshë gati kurrë. Gati çdo femër ka të paktën një bluzë në të cilën “nuk do ta shihni as të vdekur” dhe ende refuzon ta largojë nga dollapi. Por për këtë ekziston arsyeja e qartë – ndërgjegjja për shkak të parave të shpenzuara. Rreth 17 për qind të femrave kanë grumbulluar veshje të stilit identik me shpresë që një ditë do të vjen deri te ringjallja e modës.

As meshkujt nuk janë më të mirë. Ata kanë përafërsisht rreth 19 për rroba të cilat nuk i veshin kurrë. Një e treta e meshkujve pranon që shumicën e rrobave të papërdorura i kanë blerë në zbritje. Sipas fjalëve të Sue Leeson, zëdhënëse e QVC-së, grumbullimi i rrobave është formë e sjelljes nostalgjike, por është shumë jopraktike sepse të gjithë duhet të analizojmë gardërobën tonë, të shohim se çka duhet dhe çka jo dhe pastaj sipas kësaj të blejmë dhe të sinkronizojmë rrobat tona. Atë çka nuk e vishni dhe nuk do ta vishni kurrë, jepeni si dhuratë ose gjuajeni.koha.net

No comments:

Post a Comment