Tuesday, January 1, 2013

Apple fiton patentën për microSIM

Dhurata për kërshëndella për Apple, edhe pse me vonesë, vjen nga enti amerikan për patente i cili kësaj kompanie ia ka ndarë patentën për kartelat microSIM.

Patenta përshkruan sllotin për kartelat microSIM i cili mundëson ndërrim të thjeshtë të kartelave, si dhe performancat mekanike, dhe krejt kjo do të duhej të jetë rezistente edhe ndaj përdorimit joadekuat. Slloti i patentaur mund të shfrytëzohet në pajisjet si tabletë, telefona dhe laptopë, gjegjësisht kompjuterë, monitorë, playerë multimedialë ose edhe në pajisjet tjera elektronike. Kartelat e mbuluara nga kjo patentë mund të jenë SIM kartela, min-SIM kartela, micro-SIM ose të tjera, thuhet në përshkrimin e patentës.

Apple e kishte bërë kërkesën për këtë patentë para dy vjetësh. koha.net

No comments:

Post a Comment