Tuesday, January 1, 2013

Mjekët thonë se Clinton do të shërohet plotësisht

New -York, 1 janar - Mjekët në spitalin ku po trajtohet sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, kanë shfaqur shpresën se ajo do të shërohet plotësisht.

Clinton është pranuar të dielën në spital, pasi ka pësuar trombozë.

Mjekët kanë bërë të ditur se tromboza ndodhet në një venë në mes të trurit të saj dhe kafkës, prapa veshit të djathtë, transmeton REL.

Ata kanë thënë se Clinton nuk ka pësuar dëme neurologjike dhe se “po bën përparim të shkëlqyer”.koha.net

No comments:

Post a Comment